Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim"/ Rama fyen protestuesit: Vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën(VIDEO)
Gjatë takimit me drejtuesit e policisë Kryeministri Edi Rama foli edhe për rrëmujën dhe kaosin që protestuesit kanë shkaktuar ndaj bizneseve private.
19 October 2026, 08:30Nga E.M
TIRANË- Gjatë takimit me drejtuesit e policisë Kryeministri Edi Rama foli edhe për rrëmujën dhe kaosin që protestuesit kanë shkaktuar ndaj bizneseve private. Ai tha për protestuesit se kanë nevojë për psikologë dhe iu nevojitet një trajtim nga shoqëria pasi përbënin një masë njerëzore vajzash e djemsh të cilët vijnë nga përifëeritë me qëllim shkatërrimin e kryeqytetit.
Sipas kryeministrit protestuesit janë dashakeqës ndaj Shqipërisë. Rama përmendi edhe rolin e vendit ne BE dhe fuqinë ekonomike duke shtuar se Rusia nuk është aleate dhe partnere e Shqipërisë.
Kryeministri tha se nuk mund të jenë studentë ata të cilët duartrokasin kur digjet polici dhe rrinë pas të tjerëve që hedhin gurë.
"Adhurojnë molotovin, adhurojnë ato llastiqet me vida dhe me saçme që godasin kafkat e policëve, adhurojnë rrëmujën dhe kaosin dhe pastaj iu turren dyaneve si brumbuj që brejnë jetën, brejnë djersën, brejnë gjakun e familjeve që jetojnë me ato dyqane. Si mund të përkrahet, si mund të himnizohet, si mund të adhurohet kjo masë, e cila ka nevojë për psikologë, e cila ka nevojë për t’u trajtuar nga shoqëria, si një masë njerëzore vajzash dhe djemsh që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën dhe që kanë brenda të gjitha keqkuptimet e mëdha të një kohe kur shohim ne ekranin e telefonit, sesi disa të tjerë e disa të tjera që jetojnë me online-in dhe bëjnë nga dhjetëra, mijëra euro pa paguar asnjë taksë, mund të hanë e të pinë e të vishen e të jëtojnë në luks, tha Rama./Dosja.al