https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Protestat në Tiranë, Rama dhe Demo takim me drejtuesit e policisë së Shtetit, Ministri sulmon PD: Dje është kaluar vija e kuqe! Protestuesit kanë gjetur azil politik në një parti(VIDEO)
Sipas Ministrit, elementët e dhunës kanë arritur nivele që tregojnë se nuk është protestë studentore. Demo tha ndër të tjera se ka pasur sulme ndaj objekteve të caktuara politike, por ka edhe nga ata të mitur që kanë gjetur azil politik në një parti të caktuar, duke iu referuar PD, ku disa të rinjë u futën brenda oborrit të selisë për tu mbrojtur nga sulemt e policisë.
19 October 2026, 08:10Nga E. D
Ervin Demo
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo po mbajnë një takim me policinë e Shtetit. Gjatë fjalës së tij, Demo tha se dje janë kaluar vijat e kuqe, pasi protestuesit i vunë flakën komisariati numër 3.
Sipas Ministrit, elementët e dhunës kanë arritur nivele që tregojnë se nuk është protestë studentore. Demo tha ndër të tjera se ka pasur sulme ndaj objekteve të caktuara politike, por ka edhe nga ata të mitur që kanë gjetur azil politik në një parti të caktuar, duke iu referuar PD, ku disa të rinjë u futën brenda oborrit të selisë për tu mbrojtur nga sulemt e policisë.
“Ka ndodhur diçka që ka kaluar vijën e kuqe dje, komisariati numër 3 është sulmuar nga protestuesit. Janë dëmtuar punonjës policie deri me djegie të trupit të tyre, duke mbrojtur godinën e Policisë së Shtetit. Elementët e dhunës kanë arritur nivele që tregojnë se nuk është protestë studentore. Kemi pasur sulme ndaj objekteve të caktuara politike, por ka edhe nga ata të mitur që kanë gjetur azil politik në një parti të caktuar. Janë 295 të lënduar në këto 6 ditë të fundit. 186 janë punonjës policie. Ju jeni ata që duhet të keni mbështetje maksimale. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, tha Demo./Dosja.al