Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Sulmi i policisë ndaj PD, Berisha: Ramës i dështoi skenari, puthadorët e tij në protestë nuk i ndoqi njeri, jagon e tij në lëvizje e braktisën masivisht (VIDEO)
Në momentin e mbërritjes në selinë e PD-së, Berisha akuzoi kryeministrin se kishte tentuar të orientonte protestuesit drejt selive të partive të mëdha.
18 October 2026, 21:29Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit me gaz lotsjellës ndaj selisë blu nga policia. Ai ka deklaruar se kryeministrit Rama i ka dështuar skenari për të devijuar protestën.
Në momentin e mbërritjes në selinë e PD-së, Berisha akuzoi kryeministrin se kishte tentuar të orientonte protestuesit drejt selive të partive të mëdha. Më tej ai pretendoi se plani i tij nuk gjeti mbështetje te shumica e pjesëmarrësve në protestë.
Sali Berisha:Sot njeriu që po përpiqet të përzgjedhë vendin e azilit politik dhe i them këtu para shqiptarëve se, vendi i azilit do të jetë qelia e burgut për Edi Ramë. Çfarë kishte planifikuar? Sot përhap nëpërmjet rrjetit të tij brenda në protestë, përhap lajmin se kryeministrinë nuk e marrin dot, dhe duhet të sulmohen dy selitë e partive të mëdha.
Për këtë qëllim ai mori dhe futi në selinë e partisë së tij 3 inspektoriate, banditë nga kartelet e drogës, të armatosur, të pajisur me hunj dhe mjete të tjera. I dështoi. Pse i dështoi? Sepse puthadorët e Ramës në këtë lëvizje nuk i ndoqi njeri. Jo i thanë, nuk kemi asnjë punë, ata janë në protestë me ne dhe ne nuk vijmë.
Dështoi të sillte protestuesit që shprehnin urrejtjen ndaj partisë së krimit, sigurisht që ata nuk kishin pse vinin. Dhe i dështoi projekti. Tani që i dështoi projekti, i kemi me prova, përpiqen, bëjnë përpjekjen e dytë që kjo seli e PD-së do sulmohej nga ora 8:30 në orën 9:30. Përsëri njerëzit e vërtetë të protestës që janë shumica dërrmuese nuk mund të manipuloheshin dhe jagot e Edi Ramës në lëvizje, e braktisën masivisht./Dosja.al