Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Socialistët kërkojnë përjashtimin për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike, ndërsa për 14 deputetë të tjerë propozohet një masë përjashtimi prej 10 ditësh.
TIRANË- Përplasjet dhe tensionet e krijuara gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kanë sjellë kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 20 deputetëve të opozitës. Socialistët kërkojnë përjashtimin për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike, ndërsa për 14 deputetë të tjerë propozohet një masë përjashtimi prej 10 ditësh.
Në listën e deputetëve për të cilët kërkohet masa më e rëndë janë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi. Kërkesa është paraqitur pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, me adresim te kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Ajo mbështetet në dispozitat e Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.
Në argumentimin e paraqitur, socialistët pretendojnë se deputetët demokratë kanë penguar zhvillimin normal të punimeve parlamentare, duke bllokuar foltoren, dëmtuar pajisjet elektronike dhe përfshirja në përplasje fizike me përfaqësues të mazhorancës. Sipas pretendimeve të PS-së, incidentet nisën që në fillim të seancës, kur Flamur Noka dyshohet se dëmtoi mikrofonin e foltores dhe përdori gjuhë fyese ndaj drejtuesit të seancës.
Tensionet vijuan gjatë votimit të kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit. Në këtë moment, Belind Këlliçi kundërshtoi procedurën parlamentare, ndërsa sipas socialistëve, situata u përshkallëzua me goditje ndaj foltores, ndërhyrje fizike dhe dëmtim të pajisjeve të votimit.
Në dokument përmenden gjithashtu Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka dhe Luçiano Boçi, të cilët akuzohen se kanë hedhur shishe uji dhe kanë fyer deputetë të mazhorancës. Po ashtu, në kërkesë thuhet se gjatë përplasjeve janë sulmuar dhe fyer deputetët socialistë Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj dhe Bujar Rexha.
Përveç gjashtë deputetëve ndaj të cilëve kërkohet përjashtimi 60-ditor, PS kërkon masë 10-ditore për Gjin Gjonin, Bardh Spahinë, Albana Vokshin, Elda Hotin, Xhelal Mziun, Gent Strazimirin, Enno Bozdon, Kastriot Pirolin, Kliti Hotin, Flamur Hoxhën, Arjan Ndojën, Ivi Kason, Zija Ismailin dhe Blendi Himçin.
Për këta deputetë, socialistët pretendojnë se kanë kontribuar në bllokimin e foltores dhe pengimin e zhvillimit të rregullt të seancës plenare. Kërkesa mban firmat e 14 deputetëve socialistë dhe pritet të shqyrtohet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, i cili do të vendosë për masat disiplinore që do të zbatohen ndaj deputetëve të opozitës./Dosja.al
Pamje MALI I ZI - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar foton familjare të liderëve pjesëmarrës në Samitin e Procesit të ...
sali berisha TIRANË- Në një kohë kur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje...
Edi Rama MAL I ZI - Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Lider&e...
Friedrich Merz MAL I ZI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka folur për protestat që kanë përfshirë Europën, mes tyre edhe Shq...
MAL I ZI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen dhe të arrijnë...
Auron Tare TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka reaguar lidhur me njoftimin se qeveria do të nxjerrë sërish në ankand kalatë historik...
Adriana Kalaja TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të Polic...
Friedrich Merz MAL I ZI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është ...
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar situatën në Shqipëri...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën që prej më shumë se një jave vijon ...