22 October 2026, 12:18
Nga E. D

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën që prej më shumë se një jave vijon në Tiranë, duke akuzuar mediat për pasqyrim të njëanshëm të përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thotë se mediat kanë paraqitur protestuesit si viktima të dhunës policore, ndërsa policinë si shkaktare të përplasjeve.
Kryeministri e ka krahasur situatën në Tiranë edhe me protestat në vende të tjera ku janë mbajtur tubime, duke pretenduar se atje numri i protestuesve të lënduar është më i lartë se ai i efektivëve të plagosur, ndërsa në Tiranë, bilanci është i kundërt.
Në reagimin e tij, Rama mbrojti dhunën e Policëve ndaj studentëve, duke deklaruar se efektivët kanë përmbushur detyrën e tyre dhe nuk kanë lejuar që dhuna e ushtruar ndaj tyre t'i largojë nga misioni. Kryeministri përdori gjuhë të ashpër ndaj një pjese të mediave, duke i akuzuar për përhapje të urrejtjes dhe për nxitje të një klime tensioni në vend.
Postimi i Ramës:
Ja PASQYRA E TURPIT të ekraneve televizive, ku “studentët” u bënë viktimat e një dhune shtazarake dhe Policia e Shtetit u bë monstra mizore që masakronte orë e minutë të reja e të rinj të pafajshëm. Shikojeni raportin mes policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar në protesta të dhunshme në vendet e tjera demokratike, ku flama e terrorit të ANTIFA-s ka kohë që po djeg e shkatërron në qytetet e Europës:
Kudo ka shumë më tepër protestues të lënduar se sa policë të plagosur, siç është krejt normale të ketë. Ndërsa në Tiranë bilanci është i përmbysur. Sepse në realitet, Policia e Shtetit ka qenë në lartësinë e detyrës, duke mos e lënë asnjëherë dhunën e pësuar që ta nxjerrë atë nga binarët e misionit të saj demokratik. Por realiteti i Tiranës është zëvendësuar me një realitet tjetër në ekranet e kësaj flame dhune e terrori psikologjik antishtet.
Që nga lajmet e mëngjesit deri te emisionet e VIP-ave të mbrëmjes, duke kaluar përmes direkteve të mbushura me patetizmat e një revolucioni studentor imagjinar, u heroizua një turmë e larmishme prej 1500 vetësh në kulmin e vet, me 500 maska e kapuçë të zinj në ballë, e cila s’kishte asnjë fije gjë të përbashkët me hallet, problemet, nevojat, dhimbjet e shpresat e studentëve apo familjeve shqiptare, ndërkohë që u shënjestrua me një paturpësi kriminale Policia e Shtetit.
Këta të ekraneve, ku pjesa më e madhe jeton me korrupsion, me paga marramendëse, renta javore, reklama instagrami e deri edhe podkaste të ushqyera me para nën dorë, një armatë grabitësish të pensionistëve që deklarojnë pak e fitojnë qamet duke përzier ditë e natë një çorbë të shpifur urrejtjeje, vulgariteti e banaliteti, ndërkohë që gazetarë e kameramanë terreni trajtohen si skllevër për bukën e gojës, janë edhe më fajtorë për ditët e terrorit mbi popullin e Shqipërisë, se sa ata që hedhin qorrazi gurët e dhunës *** I vura studentët në thonjëza në krye të fjalëve, sepse shumë shpejt do t’i shikoni me fytyrë e me fakte, plot prej heronjve të maskuar që terrorizuan popullin shqiptar me fantazmën e vitit ‘97 dhe që s’kanë asnjë lidhje me Universitetin e me jetën studentore.
STUDENTËT E VËRTETË JANË ATA QË DUAN TA SFIDOJNË POLITIKËN DHE QEVERINË PA NGRITUR DORËN KUNDËR PRONËS PUBLIKE E PRIVATE, PO DUKE TREGUAR ME GISHT PLAGËT QË KËRKOJNË SHËRIM ME DIALOG DHE ANGAZHIM TË PËRBASHKË.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
edi rama
Politike
22 October 2026, 11:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë pretendimet se përfshirja e opozitës mund t&eum...
Politike
22 October 2026, 11:44
I.A
TIRANË- Mes zhurmës dhe tensioneve në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali është...
Politike
22 October 2026, 11:43
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Forumi Rinor i PD-së ka qenë ndër iniciatorët e protest&eum...
Politike
22 October 2026, 11:41
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke dek...
Politike
22 October 2026, 11:40
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër mazhorancën dhe qeverinë, duke e cilësuar Kuvendin si par...
Politike
22 October 2026, 11:11
E. D
TIRANË- Seanca e sotme u shoqërua me tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD. Një s...
Politike
22 October 2026, 11:03
E. D
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend po zhvillohet në një kaos total. Opozita ka bllokuar foltoren, ndërkohë socialistët votojn&...
Politike
22 October 2026, 10:54
E. D
TIRANË- Situata po vijon e tensionuar në Kuvend. Siç shihet edhe në pamje, të gjithë deputetët e opozitës janë m...
Politike
22 October 2026, 10:49
E. D
TIRANË- Deputetët socialistë vijojnë të votojnë me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita ...
Politike
22 October 2026, 10:46
I.A
Perplasja
TIRANË- Përplasjet në Kuvend kanë agravuar në konflikt fizik mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre...