Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Duke marrë shkas dhe nga protestat masive në Serbi, ku studentët dhe qytetarët mbushën plot sheshet, duke detyruar Vuçiçin që të jepte dorëheqje, ish-presidenti tha se kryeministri shqiptar ka gabuar duke u treguar tepër i butë me protestuesit.
SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar situatën në Shqipëri dhe protestat kundër qeverisë së mikut të tij politik, Edi Rama. Gjatë një debati televiziv, Vuçiç deklaroi se nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato.
Duke marrë shkas dhe nga protestat masive në Serbi, ku studentët dhe qytetarët mbushën plot sheshet, duke detyruar Vuçiçin që të jepte dorëheqje, ish-presidenti tha se kryeministri shqiptar ka gabuar duke u treguar tepër i butë me protestuesit. Pra, sipas Vuçiç, Rama rrezikon humbjes e zgjedhjeve, ndërkohë nuk e la mënjanë mbështetjen e tij ndaj Ramës lidhur me tubimet masive.
“Ka bërë një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohë. Dhe ata tani… nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje. Tani gjithçka më duket irracionale. Sepse ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë, pavarësisht se si e sheh secili këtë," pohoi Vuçiç.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën që prej më shumë se një jave vijon ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë pretendimet se përfshirja e opozitës mund t&eum...
TIRANË- Mes zhurmës dhe tensioneve në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali është...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Forumi Rinor i PD-së ka qenë ndër iniciatorët e protest&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke dek...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër mazhorancën dhe qeverinë, duke e cilësuar Kuvendin si par...
TIRANË- Seanca e sotme u shoqërua me tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD. Një s...
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend po zhvillohet në një kaos total. Opozita ka bllokuar foltoren, ndërkohë socialistët votojn&...
TIRANË- Situata po vijon e tensionuar në Kuvend. Siç shihet edhe në pamje, të gjithë deputetët e opozitës janë m...
TIRANË- Deputetët socialistë vijojnë të votojnë me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita ...