22 October 2026, 14:47
Nga E. D
Adriana Kalaja
TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke i akuzuar për përgjegjësi në dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Me anë të një deklarate për mediat, avokatja Adriana Kalaja bëri të ditur se kallëzimi përfshin edhe drejtues të komisariateve të Tiranës dhe zyrtarë të tjerë përgjegjës.
Sipas saj, veprat penale lidhen me ushtrimin e dhunës, heqjen e paligjshme të lirisë, veprimet arbitrare dhe pengimin e së drejtës për protestë. PD pretendon gjithashtu se shpërblimi prej 2,500 eurosh për çdo punonjës policie ka nxitur intensifikimin e dhunës dhe kërkon hetimin e kryeministrit për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë.
Partia Demokratike i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme pezullimin nga detyra të personave të kallëzuar, duke argumentuar se pozicionet e tyre mund të rrezikojnë provat dhe dëshmitarët.
Deklarata për media e kryetares së Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja:
Në mbështetje të rinisë studentore dhe gjimnazistëve, Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, kundër – Ministrit të Brëndshëm; Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; Drejtorit të Policisë Tiranë; – Drejtuesit të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore; – dhe Drejtuesve të Komisiariateve Nr.1, Nr.2, Nr.3, Nr.4 dhe Nr.6 të Tiranës, dhe cdo personi të pa identifikuar deri më tani, që ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe gazetarëve, në protestë apo gjatë shoqërimit dhe brenda Komisiariateve, si dhe çdo person tjetër që, me veprimet apo mosveprimet, rezulton që ka përgjegjësi penale për dhunën brutale të ushtruar ndaj protestuesve.
Kallëzimi ka si objekt veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarja e masave për të ndërprerë veprimet e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengimi në të drejtën për t`u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, dhe “Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve”, të gjitha veprimet të kryera “në bashkëpunim”, sipas parashikimit të nenit 25 te Kodit Penal dhe “në rrethana rënduese” sipas parashikimit të nenit 50 të Kodit penal, si dhe çuarjen e tyre para GJKKO.
Përveçse nuk kemi ende asnjë rast të nisjes ‘kryesisht’ të hetimeve, pavarësisht se dhuna barbare dhe çnjerëzore kundër të rinjve shihet në çdo raportim mediatik, nuk është bërë ende asnjë veprim hetimor lidhur me kallëzimin tonë të 14 tetorit. Ndërkohë, dhuna policore pas datës 14 tetor, është intensifikuar dhe në ndihmë të kësaj dhune, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, Edi Rama ofroi 2500 euro për çdo polic. Veprimet arbitrare të kryeministrit, si dhe ushtrimi i ndikimit të tij të paligjshëm për të rritur forcën e dhunës ndaj protestës, për të prekur fondin e emergjencës, vërtetojnë konsumimin flagrant të disa veprave penale, në bashkëpunim, për të cilin PD sot ka depozituar një kallëzimin shtesë penal kundër kryeministrit Rama dhe të njëjtëve persona të përmendur më lart, me vepra penale shtesë “genocide” ndaj popullatës dhe “ ushtrim I ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që kryejnë një funksion publik”
GJKKO i është kërkuar marrja e masës ‘pezullimi nga detyra’ për të kallëzuarit për shkak të pozicionit të tyre, dhe rrezikut potencial për Prishjen dhe manipulimin e provave dhe Intimidimin e dëshmitarëve. Presim nga SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm që të kenë kurajon dhe të fillojnë hetimet ‘kryesisht’ për dhunën barbare ndaj të rinjve protestues, dhe të hetojnë referuar kallëzimeve tona penale. PD jo vetëm do të jetë në krah të protestës, por edhe në përballjen ligjore të protestuesve dhe do të denoncojë e kallëzojë çdo rast dhune ndaj tyre dhe ushtruesit e kësaj dhune./Dosja.al
adriana kalaja Spak partia demokratike
Politike
22 October 2026, 14:33
E. D
Friedrich Merz
MAL I ZI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është ...
Politike
22 October 2026, 14:17
E. D
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç
SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar situatën në Shqipëri...
Politike
22 October 2026, 12:18
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën që prej më shumë se një jave vijon ...
Politike
22 October 2026, 11:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë pretendimet se përfshirja e opozitës mund t&eum...
Politike
22 October 2026, 11:44
I.A
TIRANË- Mes zhurmës dhe tensioneve në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali është...
Politike
22 October 2026, 11:43
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Forumi Rinor i PD-së ka qenë ndër iniciatorët e protest&eum...
Politike
22 October 2026, 11:41
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke dek...
Politike
22 October 2026, 11:40
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër mazhorancën dhe qeverinë, duke e cilësuar Kuvendin si par...
Politike
22 October 2026, 11:11
E. D
TIRANË- Seanca e sotme u shoqërua me tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD. Një s...
Politike
22 October 2026, 11:03
E. D
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend po zhvillohet në një kaos total. Opozita ka bllokuar foltoren, ndërkohë socialistët votojn&...