22 October 2026, 14:48
Nga I.A
Auron Tare
TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka reaguar lidhur me njoftimin se qeveria do të nxjerrë sërish në ankand kalatë historike, 13 vite pasi kjo PS e kishte kundërshtuar këtë veprim në vitin 2013. Tare kujton se në atë kohë, si deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kishte kundërshtuar nismën për dhënien me qira të hapësirave brenda kalave dhe monumenteve të kulturës.
Ai e kishte cilësuar atëherë këtë nismë si një “skandal të ri” dhe “pazar të fundit të pushtetit në ikje”, duke akuzuar qeverinë se po tentonte të vinte në dispozicion të interesave private pasuritë historike të shqiptarëve. Në qëndrimin e tij të vitit 2013, Tare kishte bërë të ditur se Partia Socialiste, me ardhjen në pushtet, do të shfuqizonte kontratat e lidhura për dhënien me qira të kalave dhe monumenteve të kulturës. Ndërkohë që tani që Partia Socialiste është në pushtet, po bën të njëjtat veprime që ka kundërshtuar vetë kur ndodhej në Opozitë.
Postimi i Plotë:
Njoftimi i sotëm se Qeveria do të rinxjerë përsëri Kalatë Historike në ankand më kujtoi të njëjtin moment 2013, kur Qeveria Berisha po përgatitej të largohej dhe po jepte me shpejtësi cdo vlerë që mundej.
Më poshtë mund të lexoni
“Qëndrimi i Deputetit Auron Tare dhe i Partisë Socialiste (PS) kundër dhënies me qira të kalave dhe monumenteve të kulturës, prill–maj të vitit 2013”
Qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike (përmes Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve) mori vendimin për të dhënë me qira hapësira brenda monumenteve të rëndësishme historike.
Më poshtë Deklarata e Auron Tares si deputet i PS-së. “ Në cilësinë e anëtarit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe si deputet i PS-së, Auron Tare e cilësoi këtë nismë si një "skandal të ri" dhe "pazar të fundit të pushtetit në ikje". Ai akuzoi qeverinë se po tentonte të nxirrte në treg dhe të shkatërronte pasuritë kombëtare të shqiptarëve.
• Premtimi për shfuqizim kontratash: Tare deklaroi zyrtarisht në emër të Partisë Socialiste se me ardhjen e tyre në pushtet, të gjitha kontratat që individët apo bizneset private do të lidhnin me qeverinë për marrjen me qira të kalave dhe monumenteve do të shfuqizoheshin menjëherë”
• Qëndrimi parimor i Tares në vite, Auron Tare ka mbajtur një linjë të qëndrueshme kundër këtij modeli edhe pas ndryshimit të pushteteve. Në vitin 2016, kur Ministria e Kulturës (tashmë nën qeverisjen e majtë) riktheu në vëmendje projekte të ngjashme, Tare u shpreh sërish kundër, duke theksuar se dhënia e monumenteve për biznese si restorante apo bare (siç ka ndodhur në Petrelë apo Lëkurs) është një model i dështuar që zhvesh kalatë nga konteksti i tyre i mirëfilltë historik.
Sipas Tares dhe qëndrimit fillestar të PS-së, monumentet e kulturës duhet të rijetëzohen përmes projekteve që nxisin turizmin kulturor dhe përfshijnë komunitetin, e jo duke u shndërruar në pika thjesht tregtare apo biznese private.
Auron Tare
Politike
22 October 2026, 14:47
E. D
Adriana Kalaja
TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të Polic...
Politike
22 October 2026, 14:33
E. D
Friedrich Merz
MAL I ZI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është ...
Politike
22 October 2026, 14:17
E. D
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç
SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar situatën në Shqipëri...
Politike
22 October 2026, 12:18
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën që prej më shumë se një jave vijon ...
Politike
22 October 2026, 11:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë pretendimet se përfshirja e opozitës mund t&eum...
Politike
22 October 2026, 11:44
I.A
TIRANË- Mes zhurmës dhe tensioneve në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali është...
Politike
22 October 2026, 11:43
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Forumi Rinor i PD-së ka qenë ndër iniciatorët e protest&eum...
Politike
22 October 2026, 11:41
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke dek...
Politike
22 October 2026, 11:40
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër mazhorancën dhe qeverinë, duke e cilësuar Kuvendin si par...
Politike
22 October 2026, 11:11
E. D
TIRANË- Seanca e sotme u shoqërua me tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD. Një s...