https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Ke 30 vite këtu, s’mësove shqip, komunist i Enver Hoxhës”, PLAS KEQ mes Mark Markut dhe Carlo Bollinos, kërcënon ana
28 April 2021, 19:51Nga DOSJA
TIRANË– Mark Marku dhe Carlo Bollino janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Të dy të ftuar në “Open”, kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrin, teksa po diskutonin për mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana e Partia Demokratike.
Marku tha se do të jetë kryedemokrati Lulzim Basha ai që do të dalë ta thotë zyrtarisht këtë gjë, ndërsa Bollino u shpreh se ky është një gabim, është njësoj si të kthehesh pas në kohën kur dogjën mandatet.
Pas replikës së Bollinos, Marku i tha se ai ende nuk ka mësuar të flaës shqip dhe se nuk mund të sqarojë këtë gjë. Replikat vijuaN më të forta mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Carlo Bolino: Mos harro që je profesor. Nuk ke si të thuash këtë gjë, është njësoj si të kthehesh pas në kohë dhe të djegësh mandatet.
Mark Marku: Po ti mos harro që ke 30 vjet në Shqipëri, je gazetar e nuk di shqipen. I vë në shërbim të qeverisë median, je tregtar i medias, as gazetar nuk je ti
Carlo Bolino: Je shitur për 8 vite si analist i pavarur dhe dole i shitur në një parti politike. Mos më bëj leksione mua se nuk kam nevojë. Mos të flasim për Italinë se ka traditë tjetër.
Mark Marku: Keni dhe traditën e Musolinit.
Carlo Bolino: Ju pretendoni që bindja juaj janë faktet. Ju tani akuzoni forca politike që kanë vjedhur zgjedhjet, bëni shumë mirë, faktoni, shkoni në KQZ dhe SPAK.
Mark Marku: Kush tha që nuk e kemi bërë?
Carlo Bolino: Shumë mirë. Deri tani faktet e vërtetuara janë vetëm vjedhjet e votave nga anëtarët e LSI-së. Kryemadhi ka pranuar që gabimi fatal ka qenë djegia e mandateve. Nëpërmjet këtyre, i keni humbur zgjedhjet.
Mark Marku: Kemi humbur se na kanë vjedhur.
Carlo Bolino: Pavarësisht nga gafa fatale, propozoni të bëni të njëjtën gjë.
Mark Marku: Je i fundit që mund të na japësh këshilla. Je i fundit që mund të marrim në konsideratë qoftë vërejtjen më të vogël.
Carlo Bolino: Ti je anëtar i një parti politike. I keni humbur zgjedhjet se keni folur për dhunë e për sulme. Shkoni në shesh e thoni “të shporrim”.
Mark Marku: Je komunist. Nuk je as komunist italian. Unë kam qenë student në 1990 dhe është turp që vjen e na thua që protesta është dhunë. Mendoja se je komunist italian, ti qenke komunist i Enver Hoxhës.
Carlo Bolino: Pak më vonë ta tregoj unë me fakte se unë di të bëj gazetarin. Ta tregoj unë me fakte se e kam zbuluar një gjë që do ta tregoj më vonë pse PD ka humbur zgjedhjet.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SARANDË– Është mbyllur numërimi për kandidatët në bashkinë e Sarandës. Nga lista e të dhënve e ndjekur nga dosja.al rezulton se kandidatja më e votuar...
GJERMANI- Gazeta gjermane, Sueddeutsche Zeitung ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Në një shkrim të saj, gazeta shkruan se fitorja e PS-së në Shqi...
TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se nuk respekton asnjë nga anëtarët e k...
TIRANË– Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike Mark Marku ka paralajëmruar se nesër, Partia Demokratike do të publikojë video-përgjime ku do...
TIRANË– Kandidati për deputetë në listat e Partisë Demokratike Mark Marku i ka paraprirë kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në “Open”, Marku tha se qëndr...
TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka folur për herë të parë një ditë pasi kërkoi publikisht largimin e Lulzim B...
TIRANË– Kadidatët që kishin sfidën më të madhe në këto zgjedhje ishin ata që u lanë jashtë vendeve të sigurta në lista. Atyre u duhej që të thyenin herësin...
Politike28 April 2021, 18:47
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Me anë të një oistimi në Facebook, Kurti ka është sh...
Politike28 April 2021, 18:44
TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar të gjithë numëruesit dhe komisionerët të cilët përfshihen në tjetërsime votash. Në një sta...