LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kërcet’ sherri në Laprakë, pronarja u fut duart në fyt studenteve që s’i dhanë qiranë, 23-vjeçarja: Dy shoqet nge

2 May 2020, 14:40 Nga DOSJA
‘Kërcet’ sherri në Laprakë, pronarja u fut duart

TIRANË– “Le të provojnë të kacafyten me një qiramarrës”, deklaroi në fillim të prillit kryeministri, gjatë masave të ndërmarra kur edhe u urdhërua mospagimi i qirave për familjet në nevojë , studentët dhe bizneset e prekura. Ky ultimatum duhet të ishte në fuqi për dy muaj e ardhshëm dhe në rast të kundërt qeradhënësit do të penalizoheshin. Por nga një vëzhgim që ka kryer Gazeta “Si”, ndonëse akti normativ është në fuqi, qeradhënësit dhe qeramarrësit kanë folur me gjuhën e detyrimit që duhet paguar për të shmangur mosmarrëveshjet. Madje një rast konflikti për qiranë është agravuar aq sa gruaja që jetonte me qira dhe që nuk kishte mundësi të paguante, është përleshur me të zonjën e shtëpisë dhe për këtë shkak ka përfunduar në polici.

Siç edhe përmendet në materialin që Gazeta “Si” disponon ekskluzivisht, policia u angazhua pas denoncimit të 23-vjeçares E.D. që jeton me qira në një shtëpi private së bashku me shoqet e saj, të cilat mbetën pa punë nga pandemia. E proceduara në gjendje të lirë nga komisariati numër 3 është shtetasja L.H. 47 vjeç, pronare e një banese private në rrugën “Besnik Ceka”, në Laprakë. Gruaja pretendoi para policisë se pas sherrit për qiranë, e zonja e shtëpisë i ka futur duart në fyt.

“Ajo më kërcënoi se do më nxirrte jashtë dhe pastaj më shtrëngoi duart në fyt”, pohon 23-vjeçarja. Më tej e reja ilustron se çfarë ndodhi në vilën ku ajo jeton, ndërkohë që shpresonte të mos paguante detyrimin pasi kishte ndjekur e dëgjuar edhe penalitetet që rëndonin mbi pronarët në rast se ata shtrëngojnë qiramarrësit. Në të vërtetë e reja tregon korrektesën në marrëdhënien me pronarët e shtëpisë dhe problemet që hasi pasi dy shoqet e saj mbetën pa punë nga Covid-19.

23-vjeçarja i tregoi policisë në procesverbalin që Gazeta “Si” disponon, se jetojnë në këtë shtëpi prej gjashtë muajsh, në një apartament 1 plus një në katin e dytë. “E kam paguar rregullisht qiranë dhe për këtë kohë e kisha paguar nga pesë prilli deri në pesë maj 2020. Por dy shoqet e mia N. dhe O. gjatë prillit mbetën pa punë për shkak të Covid-19 dhe për shkak të karantinimit ato nuk mundën ta paguajnë pjesën e tyre të qirasë. Ato nuk punonin dot pasi ishin të mbyllura në shtëpi. Atë ditë në shtëpi erdhi mamaja e zonjës së shtëpisë, e cila na njoftoi se ditën e nesërme duhet të dilnim nga banesa, pasi nuk kishim paguar dritat dhe qiranë”, shprehet e reja.

Vetë kallzuesja e kishte paguar këstin e saj të qirasë dhe për këtë ka shtuar “unë nuk kam pse të dal se e kam bërë pagesën”. Gjendja është rënduar pasi të dyja palët kanë fyer njëra-tjetrën, edhe pse e reja shton se i ka thënë të moshuarës se “qiranë e kishte paguar dhe se nuk dilte nga shtëpia”.

Në këtë moment, siç tregon 23-vjeçarja E.D., duke parë që kanë vijuar kërcënimet për të dalë nga shtëpia, ajo ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë.

“Policia mbërriti në shtëpi dhe foli edhe me të moshuarën edhe me të afërmit e saj dhe ramë dakord që unë të qëndroja deri në datën pesë maj, datë në të cilën kisha paguar qiranë”, vazhdon më tej e reja që, siç kuptohet qartë, as që ka përfituar nga sanksionet që kryeministri paralajmëroi publikisht për qiradhënësit. Pas ikjes së policisë, vajza është përballur me inatin e shtetases L.H.

“Ajo erdhi në katin ku unë jetoj dhe kërkoi që të bënim kontratë për qiranë. Shtova se ajo nuk kishte punë me mua, pasi unë këstin prej 7800 lekësh të reja e kisha paguar dhe kjo pagesë kishte vlerë deri më 5 maj. I thashë që biseda ishte kryer me vajzat e tjera dhe jo me mua. Papritur Luljeta u hodh dhe më kapi nga fyti dhe kërkonte që të firmosja me zor letrën që kishte ajo. Në këtë moment erdhi djali i saj, i tregova të birit se e ëma nuk veproi mirë dhe se do ta ndiqja këtë problem. Pasi mbylla këtë bisedë dola nga shtëpia dhe u paraqita në polici”, shprehet e reja.

Bëhet me dije për Gazetën “Si” se ndonëse kryeministri deklaroi që do të kishte gjoba, (edhe pse ky rast madje është kthyer tashmë edhe në ndjekje penale), ndaj qiradhënësit nuk është vendosur asnjë gjobë.

Në një lagje tjetër të Tiranës, në banesat private mbi Qytetin Studenti, Ana që është studente, jeton në katin e parë dhe shprehet në anonimitet se në asnjë çast nuk e ka çuar ndër mend mos ta paguajë qiranë. “Çdo datë 18 paguaj shumën prej 15 mijë lekësh dhe kështu veprova në datën 18 prill deri në datën 18 maj. Pronarët e shtëpisë zbritën nga kati i dytë dhe më thërritën. Sigurisht që i pagova dhe as që më shkoi në mend të denoncoja apo të njoftoja autoritetet. Më ngjan që këto masa janë për një Shqipëri virtuale dhe jo për realitetin e qytetarëve, pasi në rast refuzimi nga ana ime, do të më prishej qetësia dhe pronarët do të gjenin sa më shpejt mundësinë të më nxirrnin nga shtëpia”, thotë studentja për Gazetën “Si”.

Edhe Sofia që ka një dyqan rrobash pranë Tiranës dhe që e ka marrë ambjentin me qira me kontratë, tregon se “detyrimin prej 100 mijë lekë të reja i depozitoi madje në bankë pa hapur asnjë negociatë me pronarët dhe pa bërë asnjë diskutim me ta, megjithëse gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë lek xhiro.

Marrë nga Gazeta si 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi sherr per qirate ne tirane koronavirusi ne shqiperi sherr per qirate ne tirane

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...