Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Kina drejt revolucionit në aviacion, avioni elektrik me 19 pasagjerë kryen fluturimin e parë me pilotë (VIDEO)
Fluturimi u zhvillua në qytetin Binzhou, në provincën Shandong, në lindje të Kinës.
15 November 2026, 22:20Nga G.M
pamje
KINË- Kina ka shënuar një tjetër arritje në fushën e aviacionit, pasi avioni elektrik CE-25A realizoi fluturimin e parë testues me ekuipazh në bord. Mjeti ajror përshkoi një distancë prej rreth 60 kilometrash për 16 minuta e 38 sekonda, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të transportit ajror elektrik.
Fluturimi u zhvillua në qytetin Binzhou, në provincën Shandong, në lindje të Kinës. Në bord ndodheshin dy pilotë dhe një inxhinier. Avioni është zhvilluar nga Korporata e Aviacionit Tregtar të Kinës (COMAC), në bashkëpunim me prodhuesin e baterive CATL dhe institucione të tjera. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, CE-25A është projektuar për udhëtime të shkurtra dhe ka kapacitet të transportojë deri në 19 pasagjerë.
Ai mund të arrijë shpejtësi deri në 300 kilometra në orë dhe lartësi fluturimi deri në 2,400 metra. Përpara testimit me ekuipazh, avioni kishte kryer 19 fluturime pa pilot, ndërsa fluturimin e parë autonom e realizoi në shkurt të këtij viti. Aktualisht, projekti ndodhet në fazën e testimeve dhe certifikimit, ndaj avioni nuk është ende i autorizuar për transport komercial të pasagjerëve./Dosja.al