https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Kompania Meta gjobitet me 805 milionë euro, Facebook dyshohet se aksesoi fotografitë private të 20 milionë përdoruesve
Hetimi zbuloi se një funksion i Facebook-ut, i prezantuar në vitin 2023, mundësonte aksesin në fotografi, video dhe të dhëna të tjera të ruajtura në telefonat e përdoruesve, pa marrë një pëlqim të qartë dhe të informuar.
15 November 2026, 21:01Nga G.M
foto ilustruese
SHBA- Kompania Meta është gjobitur me 805 milionë euro nga Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas konstatimit të shkeljeve të privatësisë nga aplikacioni Facebook në pajisjet Android. Hetimi zbuloi se një funksion i Facebook-ut, i prezantuar në vitin 2023, mundësonte aksesin në fotografi, video dhe të dhëna të tjera të ruajtura në telefonat e përdoruesve, pa marrë një pëlqim të qartë dhe të informuar.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, funksioni ishte aktivizuar paraprakisht dhe mund të lejonte leximin e galerisë së plotë të pajisjes. Sipas autoritetit italian, rreth 20 milionë përdorues të Android në Itali mund të jenë prekur nga kjo praktikë. Meta duhet që brenda 60 ditëve ta çaktivizojë funksionin si parazgjedhje dhe të kërkojë autorizim të veçantë nga përdoruesit.
Kompania ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar gjobën joproporcionale dhe duke paralajmëruar se do ta apelojë atë. Autoritetet sqaruan se hetimi nuk kishte të bënte me përdorimin e fotografive për trajnimin e inteligjencës artificiale./Dosja.al