15 November 2026, 17:20
Nga G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka drejtuar kritika ndaj Kongresit, duke kërkuar miratimin e menjëhershëm të fondeve për modernizimin e sistemit të kontrollit të trafikut ajror në SHBA. Reagimi i tij vjen pas kaosit të shkaktuar në aeroportet amerikane nga problemet teknike të regjistruara të premten, më 13 nëntor, të cilat sollën anulime dhe vonesa të shumta fluturimesh.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, përmes një reagimi publik, Trump e cilësoi sistemin aktual si jashtëzakonisht të vjetëruar, duke theksuar se pjesa më e madhe e tij është rreth 50-vjeçare. Ai kërkoi që investimet të kryhen menjëherë dhe jo në mënyrë graduale, duke pretenduar se SHBA-ja mund të ndërtojë një prej sistemeve më moderne të kontrollit ajror në botë. Presidenti nuk kurseu as administratën e paraardhësit të tij, Joe Biden, të cilën e akuzoi se ka vonuar procesin e modernizimit. Edhe sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka bërë thirrje për financime shtesë, duke argumentuar se fondet e miratuara deri më tani nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemet e trashëguara të sistemit.

Sipas tij, deri tani janë vënë në dispozicion 12.5 miliardë dollarë, ndërsa kostoja e përgjithshme e projektit të modernizimit mund të arrijë në 50 miliardë dollarë. Duffy i kërkoi Kongresit të veprojë sa më shpejt, duke paralajmëruar se ndërprerje të ngjashme mund të përsëriten nëse infrastruktura nuk përmirësohet. Problemet e fundit prekën rreth 16 mijë fluturime, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për mijëra udhëtarë në të gjithë vendin./Dosja.al
donald trump
Bota
15 November 2026, 17:07
G.M
pamje
GJERMANI- Tensione dhe përleshje të dhunshme janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një pro...
Bota
15 November 2026, 16:16
G.M
Selia e Kongresit të SHBA-së.
Planet e SHBA-së për të dëbuar 150 afganë drejt vendit të tyre përmes Pakistanit ka...
Bota
15 November 2026, 16:00
G.M
Jensen Huang
SHBA- Një krizë e re politike ka përfshirë administratën e Donald Trump, pas polemikave që lidhen me eksportin e mi...
Bota
15 November 2026, 15:55
G.M
Andy Burnham
BRITANI E MADHE- Një episod i pazakontë ka shkaktuar polemika në politikën britanike, pasi një prej ndihmësve t&eum...
Bota
15 November 2026, 15:31
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një defekt në sistemin e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror shkaktoi kaos në aviacionin amerika...
Bota
15 November 2026, 14:59
G.M
autori
SHBA- Një rast që ka shkaktuar reagime të forta në SHBA ka vënë në qendër të kritikave Universiteti...
Bota
15 November 2026, 14:12
Regjistrohesh diku për një periudhë prove falas që të shikosh një serial pasi të kesh mbaruar punën. Kalon një mua...
Bota
15 November 2026, 13:36
I.A
Është e rëndësishme të ruhen marrëdhënie të mira me fqinjët. Në fillim të nëntorit, ministri i Jash...
Bota
15 November 2026, 12:54
I.A
Bahreini tha se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore kanë zmbrapsur disa sulme ajrore iraniane më 15 nëntor, pasi shpërthime dhe sirena ...
Bota
15 November 2026, 11:42
I.A
Zelensky
UKRAINË- Negociatorët amerikanë kanë hedhur idenë që Ukraina të tërheqë forcat e saj të mbetura nga...