LIVE UPDATES
Politike

“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët”/ Rama bën deklaratën: Askush mos të ketë iluzion. Nuk do të

13 October 2020, 10:07 Nga DOSJA
“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se lufta kundër korrupsionit ka filluar bashkë me Reformën në Drejtësi dhe se nuk janë politikanët, grupi më i korruptuar në vend. Në fjalën e tij, Rama tha se “faji” është i magjistratëve që lejojnë pandëshkueshmërinë duke i akuzuar se kryejnë krime me “çekiç”. Duke ia lënë “topin” SPAK-ut, kryeministri kërkoi nga ta që të vendosin pas hekurave të gjithë të korruptuarit duke nisur nga gjyqtarët dhe prokuorët e larguar nga sistemi. 

“Nuk do të ketë goditje në nivele të larta, nëse nuk do të goditet brenda drejtësisë. Gjykatës dhe prokurorë që janë kapur në flagrancë, do të vendosen pas hekurave, mos të kemi iluzion se do të goditet zyrtarë të lartë. Nëse ata tani që po flasim janë duke bërë ndonjë krim në salla gjyqesh në cënim të pronës në radhë të parë. Me idenë që kjo pjesë e jetës ndërkohë që janë aty do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart kjo është premisa ku duhet të foksohet sipas mendimit tim. Ndryshe SPAK do të jetë zhgënjimi më i madhe dhe goditja më e madhe morale që do t’i bëhet popullit shqiptar,”-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Vendet e zhvilluara nuk janë imune kundër korrupsionit. Vendet e zhvilluara kanë sisteme që e bëjnë të vështirë përjetimin e korrupsionit. Mendoj që lufta kundër korrpsionit në Shqipëri për të ndihmuar sistemi ka nisur kur ka nisur Reforma në Drejtësi. Deri para ka qënë një luftë partizane me mullinjtë e erës dhe e destinuar për të ricikluar korrupsionin. Fillimi i reformës dhe vazhdimi i saj janë baza për të pasur shtet modern dhe funksional që është më i fortë se tundimi i korrupsionit. Është luftë e gjatë, as e thjeshtë as e shkurtër. Më vjen mirë që ambasadorja e tha që ka dobësitë e veta, kuptohet në një masë pafundësisht më të vogël por nuk e kanë ndërtuar sistemin e tyre as në një vit dhe dekadë. Po të shohësh të shkuarën e tyre. Korrupsioni ka lulëzuar në të gjitha format dhe shpërthimet e talenteve që kanë bërë SHBA atë që janë sot. Shqipëria është në proces arritjeje. Duke pasur parasysh nga e filloi Shqipëria këtë proces, pas përmbusjes së sistemit komunist që ishte unikal. Patjetër që kemi shumë arsye për të qënë optimist për të nesërmen. Reforma është hap kyç në historinë tonë. Përtej të gjithë vështirësive dhe dobësive, janë momente jo inkurajuese, e tëra është historike dhe garanci për Shqipërinë e fëmijëve tanë. Shteti nesër do të jetë imun nga ajo masë që bën dallimin. Nëse e shohim sot panormën e aktualitetit në drejtësi është dinamike. Ka shumë punë mbi gjithë të zezën e akumuluar në vite. Askush mos të ketë iluzion. Nuk do të ketë goditje në nivele të larta, nëse nuk do të goditet brenda drejtësisë. Gjykatës dhe prokurorë që janë kapur në flagrancë, do të vendosen pas hekurave, mos të kemi iluzion se do të goditet zyrtarë të lartë. Nëse ata tani që po flasim janë duke bërë ndonjë krim në salla gjyqesh në cënim të pronës në radhë të parë. Me idenë që kjo pjesë e jetës ndërkohë që janë aty do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart kjo është premisa ku duhet të foksohet sipas mendimit tim. Ndryshe SPAK do të jetë zhgënjimi më i madhe dhe goditja më e madhe morale që do t’i bëhet popullit shqiptar. Dhe dështimi më i madh i miqëve dhe partnerëve të përfshirë. SPAK ka detyrë t’i pastrojë dhe t’i çojë në burg. Për të gjithë çfarë i kanë bërë këtij vendi me çekiçin. Kjo do të jetë kthesa përfundimtare. Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, edhe pse kanë qënë pjesë. Koka janë korporata e tyre që ka garantuar pandëshkueshmëri në sistem. Po mos të kishin qenë këta, nuk do ishte dhe korrupsioni spektakolar i politikanëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30-vjeçar që është fiks tek ajo që Vettingu që është shpërbërë, nëse nuk ndodh historia do të përsëritet dhe shumë keq

Deklarata u bë gjatë një konference për anti-korrupsionin në vend. Ambasadorët e huaj Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë përmendur investimet dhe kërkojnë ndëshkim të zyrtarëve të lartë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se ndëshkimi nuk mund të ndodhë pa spastrimin e sistemit në Drejtësi, duke kërkuar nga SPAK që të veprojë. Në fund për kreun e qeverisë, fajtor nuk ishin njerëzit por sistemi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020 edi rama konferenca anti-korrupsion 13 tetor 2020

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...