10 November 2026, 20:20
Nga E. D

BRUKSEL- Klima politike në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe protestat kanë qenë në fokus të deklaratave të përfaqësuesve të institucioneve europiane, të cilët kanë ngritur shqetësime për zhvillimet e fundit në vend.
Përfaqësuesi i Komisionit Europian, Emanuele Giaufret, ka vënë në dukje përshkallëzimin e tensioneve politike gjatë javëve të fundit, duke theksuar se polarizimi po thellohet dhe se Parlamenti shqiptar nuk po arrin të përmbushë funksionin e tij si një hapësirë dialogu mes palëve.
Nga ana tjetër, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Valentina Superti, ka vlerësuar punën e SPAK, duke nënvizuar rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Sipas saj, SPAK ka shënuar përparim konkret në krijimin e një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta të pushtetit.
Edhe raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, është ndalur te lufta kundër korrupsionit, duke theksuar se hetimet dhe masat konkrete mund të krijojnë në media perceptimin se korrupsioni është i përhapur gjerësisht. Megjithatë, ai e konsideron këtë edhe si një tregues se drejtësia po prek persona të fuqishëm dhe me profil të lartë, të cilët tashmë përballen me ndjekje penale apo përfundojnë në burg.
Ndërkohë, eurodeputeti Marco Tarquinio ka ngritur shqetësimin për sanksionet e parashikuara ndaj protestuesve në Shqipëri, të cilat sipas tij mund të arrijnë deri në 500 mijë lekë, ose rreth 5 500 euro. Ai ka vënë në dukje peshën e këtyre gjobave në raport me nivelin e të ardhurave në vend, duke theksuar se paga mesatare arrin rreth 930 euro.
Pjesë nga fjalimet:
Emanuele Giaufret nga Komisioni Europian: Klima politike në Shqipëri është tensionuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Polarizimi po thellohet dhe Parlamenti shqiptar nuk po arrin të përmbushë rolin e tij si një forum dialogu.
Valentina Superti, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian: SPAK ka vazhduar të japë rezultate të mira dhe ka shënuar përparim konkret në krijimin e një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.
Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder: Masat që ndërmerren kundër korrupsionit dhe hetimi i rasteve konkrete krijojnë edhe një perceptim të përhapjes së korrupsionit në media. Por kjo do të thotë gjithashtu se edhe persona të fuqishëm dhe me profil të lartë përfundojnë në burg ose përballen me ndjekje penale
Eurodeputeti Marco Tarquinio: Janë parashikuar sanksione ndaj atyre që protestojnë, të cilat mund të arrijnë deri në gjysmë milioni lekë, që të konvertuara në euro janë rreth 5 500 euro, në një vend ku paga mesatare arrin në 930 euro./Dosja.al
Komisioni i Jashtëm i PE
Politike
10 November 2026, 19:40
E. D
KOSOVË- Konsultimet e Kosovës me Bashkimin Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të shërbejn&eum...
Politike
10 November 2026, 19:06
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë Forumit të Paqes në Paris për krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri. Në...
Politike
10 November 2026, 18:46
E. D
PARIS- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Parisi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet alternativa e vetme strategj...
Politike
10 November 2026, 18:44
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Ukrainës në përballjen me agresionin rus, duke theksuar se vendit duhet t&rsquo...
Politike
10 November 2026, 18:39
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit të Paqes në Paris u ndal edhe te marrëdhëniet me vendet fqinje dhe ç&eum...
Politike
10 November 2026, 18:33
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin digjital të administratë...
Politike
10 November 2026, 18:30
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, teksa foli për ecurinë e protestave në Shqipëri në Paris, nuk la pa përmendur edhe negociatat me Ba...
Politike
10 November 2026, 18:27
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, në Forumin e Paqes, gjatë deklaratave mbi protestat në Shqipëri të cilat nisën prej muajit qe...
Politike
10 November 2026, 18:25
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, bëri të ditur së Shqipëria ësh...
Politike
10 November 2026, 18:20
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, gjatë Forumit të Paqes në Paris, ka folur mbi protestat e zhvilluara nga qytetarët për dorëheqjen d...