Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Rama në Forumin e Paqes në Paris: Shqiptarët fanatikë të Perëndimit! BE është destinacioni i vetëm i Shqipërisë(VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, bëri të ditur së Shqipëria është shkëputur nga forumi lindor prej viteve ’60 duke e lidhur kështu deklaratën e tij me rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.
10 November 2026, 18:25Nga E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, bëri të ditur së Shqipëria është shkëputur nga forumi lindor prej viteve ’60 duke e lidhur kështu deklaratën e tij me rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Rama pohoi se Shqipëria ka normën më të lartë të eurosimpatizimit në Europë ku theksoi se Shqiptarët janë fanatikë të Perëndimit. Kryeministri shtoi se pavarësisht protestave, qytetarët e konsiderojnë Europën si synimin e përbashkët të vendit. Ai e cilësoi Bashkimin Evropian si destinacionin e vetëm të Shqipërisë.
“Shqiptarët janë shumë të veçantë lidhur me gjithë gjënë e anëtarësimit në BE. Ne nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë, ne u ndamë me bllokun Lindor që në vitet ’60. Pastaj u hodhëm në një marrëdhënie shumë unike me Kinën dhe pastaj, kur dolëm nga ky ferr, dolëm të transformuar tërësisht në “talibanë perëndimorë”, për arsye të mira, sepse ne kemi normën më të lartë të eurosimpatizimit në Europë. Shqiptarët janë fanatikë të Perëndimit. Nuk ka asnjë dyshim që, pavarësisht polarizimit dhe protestave, të gjithë bien dakord që Europa është synimi ynë i përbashkët. BE është destinacioni i Shqipërisë, nuk kemi destinacion tjetër”, tha Rama./Dosja.al