10 November 2026, 18:39
Nga E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit të Paqes në Paris u ndal edhe te marrëdhëniet me vendet fqinje dhe çështjen e Kosovës, duke theksuar se pavarësia e saj është një realitet i pakthyeshëm. Kryeministri theksoi se Shqipëria ka qenë tradicionalisht një vend paqedashës dhe se gjatë dekadës së fundit ka qenë aktive në përpjekjet për nxitjen e paqes dhe bashkëpunimit në rajon.
Duke folur për marrëdhëniet me fqinjët, ai nënvizoi se, pavarësisht dallimeve, bashkëjetesa dhe bashkëpunimi janë të domosdoshme. Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij kryeministri ia kushtoi edhe raportit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke e cilësuar këtë çështje si një pikëpyetje që vijon të mbetet në marrëdhëniet rajonale. Megjithatë, sa i përket Kosovës, Rama theksoi se ajo është një shtet i pavarur dhe Serbia duhet ta shikojë si fakt tashmë.
"Unë e kuptoj lirinë si ndjesinë për të ardhur këtu dhe për të folur me ju. Në moshën time 26-vjeçare më duhej që të luftoja për të parë botën. Kështu e përkufizoj unë lirinë që mund të them çfarë të dua, të shkoj kur të dua. Shqipëria ka qenë gjithnjë vend paqedashës dhe përgjatë 10 viteve të fundit kemi qenë shumë aktivë në nxitjen e paqes në rajon. Janë disa gjëra që mund të jesh i lirë sa të duash, por nuk mund të zgjedhësh as kushërinjtë dhe as fqinjët. Prandaj më mirë është që të shkosh mirë me fqinjët. Jemi munduar të bëjmë mirë aq sa kemi mundur. Sa i takon çështjes së Shqipërisë dhe Kosovës mbetet një pikëpyetje. Kosova është një shtet i pavarur, që njihet nga shumë vende dhe nuk ka më kthim pas, dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer në një fantazi serbe. Sa më shpejt serbët ta shikojnë si një fakt, nuk do të përfshihen nga kjo fantazmë," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
10 November 2026, 18:33
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin digjital të administratë...
Politike
10 November 2026, 18:30
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, teksa foli për ecurinë e protestave në Shqipëri në Paris, nuk la pa përmendur edhe negociatat me Ba...
Politike
10 November 2026, 18:27
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, në Forumin e Paqes, gjatë deklaratave mbi protestat në Shqipëri të cilat nisën prej muajit qe...
Politike
10 November 2026, 18:25
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, bëri të ditur së Shqipëria ësh...
Politike
10 November 2026, 18:20
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, gjatë Forumit të Paqes në Paris, ka folur mbi protestat e zhvilluara nga qytetarët për dorëheqjen d...
Politike
10 November 2026, 18:14
E.M
TIRANË- Prezantimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë në Komisionin e Ekonomisë, është shoq...
Politike
10 November 2026, 18:00
E. D
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet Komisionit të Venec...
Politike
10 November 2026, 17:51
E. D
David McAllister
BRUKSEL- Kreu i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, ka ngritur shqetësime p&e...
Politike
10 November 2026, 17:41
E. D
TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin &ld...
Politike
10 November 2026, 17:15
E.M
ELBASAN- Deputeti i opozitës, Isuf Çela, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes, ka kritikuar ndërhy...