10 November 2026, 18:46
Nga E. D

PARIS- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Parisi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet alternativa e vetme strategjike për vendin, duke theksuar se integrimi europian nuk është thjesht një objektiv ekonomik, por një zgjedhje që lidhet me lirinë, paqen dhe bashkëpunimin. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes, Rama u ndal te historia e Shqipërisë dhe rrugëtimi i saj politik, duke e krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ai kujtoi shkëputjen e Shqipërisë nga blloku lindor në vitin 1960, afrimin e mëvonshëm me Kinën dhe periudhën e izolimit të thellë komunist, të cilën e përshkroi si një nga kapitujt më të vështirë të historisë së vendit. Sipas Ramës, pas daljes nga izolimi, shqiptarët u shndërruan në mbështetës të vendosur të Perëndimit, duke i cilësuar me humor si “talebanë perëndimorë” apo “fanatikë të Perëndimit”.
“Shqiptarët janë shumë të veçantë lidhur me integrimin, sepse ndryshe nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor ne kemi një histori ndryshe. Ne nuk ishim pjesë e ish-Jugosllavisë apo e Bllokut Lindor. Ne u ndamë me bllokun Lindor që në 1960-ën, pastaj u lidhëm me Kinën e Maos dhe më pas ishim Koreja e Veriut e Europës. Më pas kur dolëm nga ky ferr, dolën të transformuar në talebanë perëndimorë, ose në fanatikë të perëndimit. Për ne BE nuk është një bankomat, por një hapësirë lirie, paqeje e bashkëpunimi. Pavarësisht konflikteve të brendshme, të gjithë bien dakord që Europa është destinacioni ynë i përbashkët. Ne s’kemi asnjë alternativë tjetër dhe nuk e kërkojmë një të tillë”, tha Rama./Dosja.al
edirama
Politike
10 November 2026, 18:44
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Ukrainës në përballjen me agresionin rus, duke theksuar se vendit duhet t&rsquo...
Politike
10 November 2026, 18:39
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit të Paqes në Paris u ndal edhe te marrëdhëniet me vendet fqinje dhe ç&eum...
Politike
10 November 2026, 18:33
E. D
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin digjital të administratë...
Politike
10 November 2026, 18:30
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, teksa foli për ecurinë e protestave në Shqipëri në Paris, nuk la pa përmendur edhe negociatat me Ba...
Politike
10 November 2026, 18:27
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, në Forumin e Paqes, gjatë deklaratave mbi protestat në Shqipëri të cilat nisën prej muajit qe...
Politike
10 November 2026, 18:25
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, bëri të ditur së Shqipëria ësh...
Politike
10 November 2026, 18:20
E.M
PARIS- Kryeministri Edi Rama, gjatë Forumit të Paqes në Paris, ka folur mbi protestat e zhvilluara nga qytetarët për dorëheqjen d...
Politike
10 November 2026, 18:14
E.M
TIRANË- Prezantimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë në Komisionin e Ekonomisë, është shoq...
Politike
10 November 2026, 18:00
E. D
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet Komisionit të Venec...
Politike
10 November 2026, 17:51
E. D
David McAllister
BRUKSEL- Kreu i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, ka ngritur shqetësime p&e...