20 November 2026, 09:46
Nga E. D
Sean Cairncross
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka mbështetur shkarkimin e Drejtorit Kombëtar të Kibernetikës, Sean Cairncross, për shkak të shqetësimeve mbi kualifikimet dhe përvojën e tij në fushën e sigurisë kibernetike, shkruan Fox News. Në vend të tij, në detyrë të përkohshme është emëruar Kirsten A. Davies, e cila aktualisht mban postin e zyrtares kryesore të informacionit në Pentagon.
Davies do t'i bashkohet ekipit të sigurisë kombëtare të administratës Trump, ku bëjnë pjesë edhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Jay Clayton dhe këshilltari i teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, Michael Kratsios. Cairncross kishte marrë detyrën më 4 gusht 2025, pas konfirmimit nga Senati. Sipas një zyrtari të administratës, ai nuk kishte dëshirë të vazhdonte edhe dy vite të tjera në këtë pozicion.
Emërimi i Davies është përshëndetur nga zyrtarë të lartë të administratës, të cilët kanë vlerësuar përvojën e saj prej afro dy dekadash në sektorin e teknologjisë. Ndryshimi në drejtimin e sigurisë kibernetike vjen pas një serie ndërprerjesh teknike që prekën ditët e fundit shërbime të rëndësishme, përfshirë transportin ajror, bankat dhe platformat teknologjike.
“Urime Drejtoreshës së re Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, Kirsten Davies. Pres me padurim bashkëpunimin tonë për të forcuar sigurinë kibernetike të Amerikës," tha sekretari i Shtetit, Marco Rubio, teksa e uroi për detyrën e re Kirsten A. Davies.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë përjashtuar deri tani mundësinë e një sulmi të koordinuar kibernetik. Marco Rubio deklaroi se nuk është gjetur asnjë provë që lidh ndërprerjet me hakerat apo aktorë të huaj, ndërsa Jay Clayton tha se problemet duket se kanë ardhur nga përditësime të zakonshme të programeve dhe sistemeve teknologjike./Dosja.al
Sean Cairncross trump Vala e defekteve teknologjike në SHBA Kirsten Davies
Bota
20 November 2026, 09:28
E. D
Schweitzer (SPD), Ministër Federal i Punës dhe Çështjeve Sociale
GJERMANI- Kabineti qeveritar gjerman ka miratuar një sër...
Bota
20 November 2026, 09:21
E. D
ITALI- Italia është përfshirë sot nga një valë grevash dhe protestash në qytetet kryesore të vendit. Punëtor&...
Bota
20 November 2026, 09:15
E. D
EUROPË- Diplomacia për Ukrainën është në aktivitet të plotë. Krahas takimit mes krerëve të Kinë...
Bota
20 November 2026, 09:09
E. D
Vladimir Putin, Donald Trump, Xi Jinping
KINË- Samiti historik trepalësh midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump, udhëheq&eum...
Bota
20 November 2026, 08:03
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Aeroporti “Cristoforo Colombo” në Xhenova të Italisë u mbyll për rreth dy orë mbrëmjen e djes...
Bota
19 November 2026, 21:32
G.M
Autoritetet iraniane kanë nisur të kufizojnë sasinë e bukës së subvencionuar që mund të blejnë familjet në t&...
Bota
19 November 2026, 21:20
G.M
Donald Trump
SHBA- E ardhmja e luftës në Ukrainë dhe përfshirja e Evropës në negociatat e paqes ishin në qendër...
Bota
19 November 2026, 20:00
G.M
Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin
SHBA- Për Donald Trump, takimi në Shenzhen ishte historik sepse ishte i pari i këtij lloji. Pë...
Bota
19 November 2026, 19:46
G.M
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Turqia ka hedhur një hap të ri në zhvillimin e industrisë së saj ushtarake, pasi tre njësit&e...
Bota
19 November 2026, 19:41
G.M
Vendet e Azisë Qendrore po planifikojnë investime miliardëshe në qendra të të dhënave, mes pikëpyetjeve për financ...