Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Një ekip negociator evropian pritet të ulet në tryezë në bisedimet e ardhshme mes Ukrainës dhe Rusisë. Por sa e qëndrueshme është marrëveshja e arritur javën e kaluar dhe çfarë tregon ajo për gjendjen e Evropës?

EUROPË- Diplomacia për Ukrainën është në aktivitet të plotë. Krahas takimit mes krerëve të Kinës, SHBA-së dhe Rusisë, Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin, këtë të enjte (19.11.2026) në Berlin u mblodh edhe i ashtuquajturi Koalicion i të Vullnetshmëve për të diskutuar për përfundimin e luftës agresore të Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.
Vetëm javën e kaluar, evropianët ranë dakord për krijimin e një ekipi negociator që do të përfaqësonte kontinentin në negociatat e mundshme të ardhshme të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. Ekipi përbëhet nga të ashtuquajturat shtete E5: Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Polonia, si dhe nga përfaqësues të Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian.
Marrëveshja u arrit pasi dy negociatorët amerikanë sinjalizuan se Evropa duhej të ishte e pranishme në tryezën e raundit të ardhshëm të negociatave. Në bisedimet e zhvilluara në Abu Dabinë fillim të javës së kaluar, delegacionet e shteteve që janë përzgjedhur tani kishin qenë të pranishme, por nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në bisedime.
Përpara takimit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, e cila shpesh cilësohet edhe si kryediplomatja e BE-së, kishte shprehur gatishmërinë për të marrë rolin e kryenegociatores: "Kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, traktatet janë shumë të qarta. Antonio Costa dhe Përfaqësuesja e Lartë e përfaqësojnë BE-në në çështjet e sigurisë.”
Antonio Costa është presidenti i Këshillit Evropian, organi ku përfaqësohen të 27 shtetet e BE-së. Kallas shtoi, se krerët e shteteve dhe qeverive mund të merrnin tani një vendim tjetër. Por kur në vitin 2024 u vendos se kush do të merrte postet kryesore në Bashkimin Evropian, kishte qenë e qartë se gjatë pesë viteve të ardhshme do të zhvilloheshin negociata me Rusinë.
Sipas traktateve të BE-së, Përfaqësuesja e Lartë drejton politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit. Kjo përfshin edhe përfaqësimin e BE-së në këto fusha diplomatike dhe zhvillimin e dialogut me palët e treta.
Sabina Lange, studiuese në Qendrën për Studime Diplomatike, Ekonomike dhe Juridike në Universitetin e Lubjanës, e mbështet argumentimin e Kallasit. Sipas saj, shtetet anëtare nuk do t'i shkelnin traktatet, pasi në politikën e jashtme ekziston një hapësirë e gjerë veprimi. Megjithatë, ky vendim do të kishte pasoja politike.
Lange sheh disa arsye për qëndrimin e evropianëve. Ato lidhen nga njëra anë me vetë Kaja Kallas dhe nga ana tjetër me institucionin që ajo përfaqëson. Kallas mund të perceptohet si një "negociatore veçanërisht e fortë” dhe pak e gatshme për kompromis, e për këtë arsye mund të refuzohet nga pala tjetër.
Ish-kryeministrja estoneze njihej si kritike e ashpër e Rusisë që në kohën e emërimit të saj. Veçanërisht nga Gjermania, estonezja është kritikuar edhe për qëndrimin e saj ndaj Izraelit. Në nivel institucional, pozita e saj mund të dobësohet nga fakti se ajo është e lidhur me mandatin e shteteve anëtare dhe për këtë arsye nuk ka autonomi të plotë në negociata, thotë politologia Lange.
Paul Taylor, studiues i asociuar në institutin evropian të analizave European Policy Centre (EPC), përmend krahas arsyeve personale edhe faktin se shtetet anëtare nuk dëshirojnë të heqin dorë nga sovraniteti i tyre kombëtar në një çështje kaq të rëndësishme, ku bëhet fjalë për luftë dhe paqe.
Taylor i konsideron këto zhvillime si një "goditje të rëndë” si për Kallasin, ashtu edhe për institucionin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së. Në një prononcim për DW, analisti politik thotë se Kallas mund ta rifitonte disi pozicionin e saj, nëse do të hartonte së bashku me ministrat e Jashtëm një mandat të mirëfilltë negociues.
E pyetur për përpjekjen e saj të pasuksesshme, Kallas theksoi se vazhdon të jetë e gatshme ta marrë përsipër këtë detyrë. Në të njëjtën kohë, ajo u shpreh e lehtësuar që kjo çështje, të paktën për momentin, është sqaruar dhe se tani vëmendja mund të përqendrohet te përmbajtja e negociatave. "Ka mjaft punë për të gjithë”, tha politikania estoneze.
Ndërkohë, pala ruse po jep sinjale të përziera nëse do ta pranojë ekipin negociator prej të paktën shtatë anëtarësh. Pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin amerikan Donald Trump, kreu i Kremlinit Vladimir Putin deklaroi se përfaqësuesit evropianë mund të vinin në Moskë për të paraqitur qëndrimin e Evropës.
Më pas do të vendosej se në çfarë formati do të vazhdonin bisedimet me Ukrainën. Por as nga këndvështrimi evropian kjo çështje nuk është mbyllur përfundimisht. Është e vështirë të përfytyrohet që në negociatat e nivelit më të lartë të vendosen plot shtatë karrige për përfaqësuesit e Evropës, krahas presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.
Pyetjen se kush do ta përfaqësonte Evropën në bisedime të mundshme katërpalëshe, kancelari gjerman Friedrich Merz e hodhi poshtë javën e kaluar në Dublin si të parakohshme./DW
Vladimir Putin, Donald Trump, Xi Jinping KINË- Samiti historik trepalësh midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump, udhëheq&eum...
Foto Ilustruese ITALI- Aeroporti “Cristoforo Colombo” në Xhenova të Italisë u mbyll për rreth dy orë mbrëmjen e djes...
Autoritetet iraniane kanë nisur të kufizojnë sasinë e bukës së subvencionuar që mund të blejnë familjet në t&...
Donald Trump SHBA- E ardhmja e luftës në Ukrainë dhe përfshirja e Evropës në negociatat e paqes ishin në qendër...
Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin SHBA- Për Donald Trump, takimi në Shenzhen ishte historik sepse ishte i pari i këtij lloji. Pë...
Recep Tayyip Erdogan TURQI- Turqia ka hedhur një hap të ri në zhvillimin e industrisë së saj ushtarake, pasi tre njësit&e...
Vendet e Azisë Qendrore po planifikojnë investime miliardëshe në qendra të të dhënave, mes pikëpyetjeve për financ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar nga avioni presidencial “Air Force One” liderët evropianë t&eum...
Friedrich Merz dhe Zelenskyy GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërkuar që çdo negociatë e ardhshme për përf...
SHBA- Rreth 13 vjet pas publikimit të Grand Theft Auto VI, GTA VI, ka bërë premierën e saj këtë të enjte. Miliona lojtar&eum...