LIVE UPDATES
Politike

Dialogu Kosovë-Serbi i bllokuar prej 3 vitesh/ Kurti takon Sorensen në Paris! BE kërkon hapa përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve

Edhe kryeministri Kurti ka dhënë detaje nga takimi, duke bërë të ditur se në fokus të diskutimeve ishte stabiliteti i plotë institucional i Kosovës pas zgjedhjes së presidentit të vendit, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe perspektiva e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

11 November 2026, 18:10 Nga E. D
Dialogu Kosovë-Serbi i bllokuar prej 3 vitesh/ Kurti takon Sorensen në
Peter Sorensen, Albin Kurti

PARIS- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Paris me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, të cilët morën pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Pas takimit, Sorensen bëri të ditur se me Kurtin diskutuan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për aspekte të ndryshme të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, duke theksuar rëndësinë e tyre për qytetarët dhe rajonin.

“Me institucionet tashmë të konsoliduara në Prishtinë, diskutuam rrugën përpara në dialogun Beograd–Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për njerëzit në terren dhe për rajonin”, ka shkruar Sorensen. 

Edhe kryeministri Kurti ka dhënë detaje nga takimi, duke bërë të ditur se në fokus të diskutimeve ishte stabiliteti i plotë institucional i Kosovës pas zgjedhjes së presidentit të vendit, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe perspektiva e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Kurti theksoi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional të Kosovës pas zgjedhjes së Presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe perspektivën e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, ka deklaruar Kurti.

Takimi vjen në një periudhë kur pritet të përcaktohet rruga e mëtejshme e dialogut Kosovë–Serbi dhe hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar, por zhvillimet e brendshme politike në të dyja vendet kanë penguar ndërmarrjen e hapave vendimtarë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023 dhe aneksit të saj të zbatimit.

Në Raportin e Progresit, Komisioni Evropian vlerëson se, ndonëse janë shënuar disa përparime, zbatimi i zotimeve të mbetura nga Dialogu ka vazhduar të jetë i kufizuar, i ndikuar edhe nga veprimet e njëanshme dhe retorika që nuk kontribuojnë në normalizim. Po ashtu, Komisioni Evropian thekson se pjesëmarrja në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja nuk është përkthyer në zbatim të mjaftueshëm të obligimeve përkatëse nga të dyja palët. 

Raporti u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përkushtim më të madh ndaj obligimeve të tyre, të shmangin veprimet e njëanshme dhe retorikën që dëmtojnë procesin e normalizimit, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura.

Komisioni Evropian thekson se të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, ‘pa vonesa dhe pa parakushte’. Në raport rikujtohet se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 është e vlefshme dhe ligjërisht e detyrueshme për palët, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve mbetet kusht thelbësor në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportit, Kosova pritet të nisë procesin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia duhet të fillojë paralelisht njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës. Megjithatë, asnjëra palë nuk ka shënuar përparim të mjaftueshëm në përmbushjen e këtyre obligimeve.

Marrëveshja me 11 nene, ndër tjera parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. 

Megjithatë kjo marrëveshje ende ka mbetur e pazbatuar. Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011. Ky proces fillimisht kishte nisur për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik./Dosja.al

Albin Kurti Peter Sorensen

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin