11 November 2026, 14:39
Nga E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së komisionit të zhvilluar sot, u ndal te deklaratat dhe qëndrimet e eurodeputetëve të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, duke kërkuar nga mazhoranca që t’i dëgjojë dhe të reflektojë për mesazhet e partnerëve europianë.
Zhupa theksoi se Bashkimi Europian kërkon zgjidhje politike, luftë reale kundër korrupsionit, zgjedhje të lira e të ndershme dhe respektim të së drejtës për protestë. Ajo nënvizoi se një qeveri që akuzohet për korrupsion dhe lidhje me krimin nuk mund të vendosë vetë standardet e luftës kundër korrupsionit dhe zgjedhjeve të lira, ndërsa iu referua edhe qëndrimeve të eurodeputetëve që kanë dënuar dhunën e policisë ndaj protestuesve.
Pjesë nga fjala e Ina Zhupës:
Dhe kur partnerët tanë ndërkombëtarë flasin dhe kur Komisioni Jashtëm i Bashkimit Evropian flet, minimumi është që ju të keni vesh për të dëgjuar. Të keni vesh për të dëgjuar ato që thuhen, në mënyrë të tillë që të reflektoni dhe t'i përgjigjeni kërkesave për zgjidhje politike që kërkon Bashkimi
Evropian dhe përfaqësuesit e tyre. Një luftë ndaj korrupsionit nuk e bën dot ai që bën korrupsion dhe kreu i organizatës. Një luftë ndaj abuzimeve nuk e bën dot ai që është vetë abuzuesi.
Një standard për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk i vendos dot ai që ka krijuar një lidhje të pashmangshme me krimin dhe me oligarkinë vetëm për të kontrolluar zgjedhjet. Dhe dhuna dhe represioni ndaj protestës dënohet nga secili nga eurodeputetët që thonë me zë dhe figurë që është policia që e nisi dhunën dhe patjetër që pati përgjigje edhe nga protestuesit, një gjë që e kanë parë të gjithë shqiptarët dhe e thotë çdo shqiptar që nuk vesh syzet e pushtetit për të lexuar sipas optikës së Edi Ramës, por shikon realitetin siç është dhe i ndjek zhvillimet siç janë./Dosja.al
Ina Zhupa
Politike
11 November 2026, 14:28
E.d
Foto nga komisioni për Nismat Qytetare
TIRANA- Projektbuxheti për vitin 2027 parashikon 735.5 milionë lekë për Kontrollin e Lar...
Politike
11 November 2026, 14:23
G.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 parashikohet të kushtojnë rreth 2.5 miliardë lekë nga buxheti i shte...
Politike
11 November 2026, 14:06
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka hedhur akuza të reja lidhur me aferën e AKSHI-t, duke preten...
Politike
11 November 2026, 14:05
G.M
Nikola Kedhi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar për situatën e ujit të pijshëm në Vlo...
Politike
11 November 2026, 13:08
E.d
Pamje
DUBLIN- Protestat e qytetarëve shqiptarë e kanë ndjekur kryeministrin Rama edhe në Dublin, ndërsa ndodhet aty në kuadë...
Politike
11 November 2026, 12:42
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku është përplasur në rrjetet sociale me Vladimir Štim...
Politike
11 November 2026, 12:04
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me debatet për Reformën Zgjedhore, duke hedhur...
Politike
11 November 2026, 11:57
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se Partia Demokratike nuk...
Politike
11 November 2026, 11:40
G.M
Sara Mila
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është përballur me akuza dhe thirrje nga aktivistja Arvina Lleshi, teksa...
Politike
11 November 2026, 11:24
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me kërkesën e kryebashkiakut të...