11 November 2026, 17:23
Nga E. D

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës ndaj eurodeputetit Michael Gahler, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe skandaloze. Me anë të një reagimi, Bardhi dënon gjuhën e përdorur nga Balla ndaj Gahler, i cili drejton Delegacionin e Parlamentit Europian për zgjedhjet në Shqipëri dhe është koordinator i grupit parlamentar të EPP-së.
Bardhi thekson se apeli i eurodeputetit duhet të merret seriozisht, pasi nuk përfaqëson thjesht një qëndrim personal, por reflekton edhe qëndrimin e shprehur në Rezolutën e Parlamentit Europian të vitit 2025. Demokrati thekson ndër të tjera se askush nuk mund të intimidojë apo delegjitimojë përfaqësuesit europianë që kërkojnë respektimin e standardeve demokratike dhe vlerave të Bashkimit Europian.
Reagimi i Bardhit:
Dënoj me forcë gjuhën përçmuese të Taulant Ballës ndaj eurodeputetit Michael Gahler, kreut të Delegacionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet në Shqipëri dhe koordinator i grupit parlamentar të EPP-së. Ky sulm është i papranueshëm dhe skandaloz.
Apeli i Michael Gahler duhet të dëgjohet dhe të merret seriozisht, pasi ai nuk përfaqëson një qëndrim personal, por reflekton edhe qëndrimin e shprehur në Rezolutën e Parlamentit Europian të vitit 2025.
Garantimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme, të barabarta dhe demokratike, si dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk është thjesht një kërkesë e partnerëve europianë. Ato janë një detyrim themelor i demokracisë dhe një kusht i domosdoshëm për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian./Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
11 November 2026, 11:29
E. D
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sulmuar eurodeputetin gjerman Michael Gahler, pas deklaratave t&e...
Politike
11 November 2026, 16:59
E. D
Enea Karakaçi
TIRANË- Deputeti demokrat, Eno Bozdo pyeti Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçin, se pse nuk po...
Politike
11 November 2026, 15:33
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj i është drejtuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulan...
Politike
11 November 2026, 15:31
E. D
KOSOVË- Dritat në shtëpinë e Qemajl Fetahut dhe bashkëshortes së tij, Shpresës, një herë në javë nd...
Politike
11 November 2026, 14:39
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së komisionit të zhvi...
Politike
11 November 2026, 14:28
E.d
Foto nga komisioni për Nismat Qytetare
TIRANA- Projektbuxheti për vitin 2027 parashikon 735.5 milionë lekë për Kontrollin e Lar...
Politike
11 November 2026, 14:23
G.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 parashikohet të kushtojnë rreth 2.5 miliardë lekë nga buxheti i shte...
Politike
11 November 2026, 14:06
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka hedhur akuza të reja lidhur me aferën e AKSHI-t, duke preten...
Politike
11 November 2026, 14:05
G.M
Nikola Kedhi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar për situatën e ujit të pijshëm në Vlo...
Politike
11 November 2026, 13:08
E.d
Pamje
DUBLIN- Protestat e qytetarëve shqiptarë e kanë ndjekur kryeministrin Rama edhe në Dublin, ndërsa ndodhet aty në kuadë...