LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi nis hetimin për rastin Zekaj, Haxhiu kërkon përgjegjësi penale

Kërkesa e saj erdhi më 2 nëntor, në ditën kur nisi punën komisioni hetimor parlamentar për shqyrtimin e përgjegjësisë institucionale në këtë rast. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu tha se hetimi parlamentar duhet të shoqërohet me veprime konkrete nga organet e drejtësisë.

2 November 2026, 14:39 Nga E. D

Kuvendi nis hetimin për rastin Zekaj, Haxhiu kërkon

KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi që Prokuroria Speciale të hetojë veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve institucionalë në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Pejë. Kërkesa e saj erdhi më 2 nëntor, në ditën kur nisi punën komisioni hetimor parlamentar për shqyrtimin e përgjegjësisë institucionale në këtë rast. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu tha se hetimi parlamentar duhet të shoqërohet me veprime konkrete nga organet e drejtësisë.

“Do të duhej që Prokuroria Speciale të jetë e angazhuar për mosveprimet apo veprimet e gabuara të secilit zyrtar”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, komisioni parlamentar do të jetë një mekanizëm shtesë për shqyrtimin e rastit dhe përgatitjen e një raporti që do t’i përcillet prokurorisë kompetente. Ajo kërkoi që të gjithë personat që do të thirren për të dëshmuar para komisionit, t’u përgjigjen kërkesave të tij. Haxhiu përshëndeti pezullimin e 11 zyrtarëve policorë, të kryeprokurores së Pejës dhe të prokurores që kishte trajtuar rastin, por kritikoi institucionet e tjera për mungesë veprimi.

“Mbetem me shqetësim se pse Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk ka vepruar dhe as Komuna e Pejës”, tha ajo, duke kërkuar masa edhe ndaj zyrtarëve komunalë përgjegjës për mirëqenien sociale.

“Ky rast duhet të na shërbejë që asnjëherë në të ardhmen të mos kemi zyrtarë që nuk e kryejnë detyrën e tyre”, shtoi Haxhiu.

Çfarë do të hetojë komisioni?

Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt nisi punën më 2 nëntor, katër ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi themelimin e tij me 90 vota pro. Hetimi do të përqendrohet në veprimet dhe mosveprimet e institucioneve që kanë trajtuar rastin e Zekajt, por edhe më gjerësisht në trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje. Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, tha se hetimi do të mbështetet në fakte dhe prova, duke kërkuar që puna e tij të mos politizohet.

Sipas Ramadanit, procesi do të zhvillohet në tri faza: mbledhjen e provave, vlerësimin e tyre dhe përgatitjen e raportit përfundimtar. Komisioni përbëhet nga 11 deputetë të pushtetit, opozitës dhe komuniteteve joshumicë, ndërsa, sipas Ligjit për Hetim Parlamentar, ka gjashtë muaj kohë për t’ia paraqitur Kuvendit raportin përfundimtar.

Paralajmërimet që i paraprinë vrasjes

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj. Para se të vritej, ajo kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik. Gjetjet preliminare të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) nxorën në pah një varg lëshimesh në trajtimin e rastit.

Sipas IPK-së, Policia nuk kishte dokumentuar ekzekutimin e një urdhri mbrojtës të lëshuar më 7 shtator, ndërsa një urdhër tjetër, i 16 tetorit, ishte zbatuar me gjashtë ditë vonesë, pas ndërhyrjes së Inspektoratit. Po ashtu, drejtuesit policorë në Pejë nuk kishin trajtuar një kërkesë të hetuesit, të dërguar më 23 tetor, për rivlerësimin e rastit dhe shtimin e masave të sigurisë për Zekajn.

Pas vrasjes, 11 zyrtarë policorë u pezulluan nga detyra, përfshirë drejtues të Policisë në Pejë. Masa të ngjashme u ndërmorën edhe ndaj kryeprokurores së Pejës dhe prokurores që kishte trajtuar rastin. Më 30 tetor, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje, duke e cilësuar vendimin si akt të përgjegjësisë morale. Vrasja nxiti protesta në disa qytete të Kosovës dhe kërkesa për llogaridhënie nga institucionet që kishin trajtuar paralajmërimet e viktimës.

Komisionet hetimore, me pak rezultate ndër vite

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt nis punën pas një përvoje të Kuvendit të Kosovës me hetimet parlamentare, të karakterizuar nga rezultate të kufizuara dhe përplasje politike. Sipas një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të publikuar në dhjetor të vitit 2024, nga viti 2001 deri atëherë ishin themeluar 15 komisione hetimore parlamentare, por shumica nuk kishin arritur të zbardhnin faktet për çështjet që kishin marrë përsipër t’i hetonin.

Raporti identifikon mungesën e vullnetit politik, bojkotet, mungesën e kuorumit dhe mangësitë ligjore si disa nga pengesat kryesore për funksionimin e tyre. Sipas IKD-së, komisionet shpesh janë shndërruar në arena përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës, në vend që të shërbenin si mekanizma të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies. Një nga rastet e analizuara është hetimi parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në vitin 2018.

Megjithëse Kuvendi miratoi raportin e komisionit, IKD-ja konstatoi se për më shumë se pesë vjet, Kuvendi dhe Qeveria nuk kishin arritur të adresonin problemet e identifikuara dhe të miratonin Ligjin për të Huajt. Instituti kërkoi ndryshime në Ligjin për Hetim Parlamentar, përfshirë përcjelljen e raporteve te Prokurori i Shtetit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit, si dhe krijimin e mekanizmave për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve.

Edhe Komisioni Evropian, në raportin e vitit 2024 për Kosovën, konstatoi se Kuvendi nuk kishte arritur t’i shfrytëzonte në mënyrë efektive komisionet hetimore parlamentare të themeluara me nismën e opozitës. Kjo përvojë ngre pikëpyetje edhe për efektin që mund të ketë komisioni për rastin Zekaj: nëse do të arrijë të identifikojë përgjegjësitë institucionale dhe të nxisë ndryshime konkrete për mbrojtjen e viktimave të dhunës, apo do të përfundojë pa rezultate të prekshme./REL

kuvendi i kosoves vrasja e arlinda zekaljt

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin