LIVE UPDATES
Politike

Malaj prezanton buxhetin 2027 te ‘Ligjet’: Mbështetje mujore për fëmijët deri në 5-vjeç dhe dyfishim i bonusit të pensionistëve

Gjatë prezantimit, Malaj bëri të ditur se buxheti mbështetet në tre prioritete kryesore: mirëqenien sociale dhe mbështetjen për qytetarët, ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe financave publike të qëndrueshme, si dhe investimet, reformat dhe integrimin europian.

2 November 2026, 13:07 Nga E. D
Malaj prezanton buxhetin 2027 te ‘Ligjet’: Mbështetje mujore
Ministri i Financave, Petrit Malaj

TIRANË-  Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve projektbuxhetin për vitin 2027. Gjatë prezantimit, Malaj bëri të ditur se buxheti mbështetet në tre prioritete kryesore: mirëqenien sociale dhe mbështetjen për qytetarët, ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe financave publike të qëndrueshme, si dhe investimet, reformat dhe integrimin europian.

 Ministri u shpreh se për herë të parë shpenzimet publike të planifikuara tejkalojnë 10 miliardë euro. Sipas tij, një nga masat kryesore lidhet me pensionistët, përmes zhvendosjes së indeksimit të pensioneve nga korriku në prill 2027 dhe dyfishimit të bonusit mujor duke nisur nga janari. 

Ai thekson se projektbuxheti parashikon gjithashtu dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara, njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre, si dhe vijimin e bonusit të bebeve përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5-vjeçare. Sipas Malajt, mbrojtja sociale do të financohet me 279.7 miliardë lekë, ndërsa për arsimin janë parashikuar 93.7 miliardë lekë dhe për shëndetësinë 87.2 miliardë lekë.

Po ashtu, ai thotë se rritje financimi do të ketë edhe për drejtësinë, bujqësinë dhe mbrojtjen. Për vitin 2027, buxheti për drejtësinë parashikohet në 27.1 miliardë lekë, për bujqësinë në 17.9 miliardë lekë, ndërsa për mbrojtjen në 76.7 miliardë lekë. Më tej, Malaj tha se projektbuxheti synon të forcojë mbështetjen për qytetarët, të përmirësojë shërbimet publike dhe të vijojë investimet strategjike në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian.

“Projektligji i buxhetit 2027 është ndërtuar mbi objektivat dhe angazhimet e programit buxhetor afatmesëm 2027-2029, duke përcaktuar kështu drejtimet kryesore të politikës tonë buxhetore për vitin e ardhshëm. Për herë të parë shpenzimet publike të planifikuara tejkalojnë 10 miliardë euro. Kjo shifër historike për nga përmasat e buxhetit, është edhe një përgjegjësi më e madhe për përdorimin me efikasitet të këtyre burimeve, në funksion të interesit të gjerë publik. Projektbuxheti 2027 është hartuar për të mbështetur prioritetet strategjike të vendit dhe vijimin e investimeve për zhvillimin ekonomik të vendit. Prioriteti i parë është mirëqenia sociale dhe mbështetja për qytetarët tanë. Prioriteti i dytë është stabiliteti fiskal dhe financa publike të qëndrueshme. Prioriteti i tretë janë investimet, reformat dhe integrimi i vendit tonë në BE. Një nga prioritetet tona kryesore mbetet vijimi i mbështetjes për moshën e tretë. Pensionet zënë një vend të veçantë në buxhetin 2027. Synohet rritja e të ardhurave të pensionistëve. Konkretisht me buxhetin e vitit 2027 ne parashikojmë afrimin e indeksimit të pensioneve në muajin prill 2027, nga korriku që e kemi aktualisht, me një fond shtesë të parashikuar në buxhet prej 1.35 miliardë lekësh. Parashikohet edhe dyfishimi i vlerës së bonusit mujor për pensionistët, duke nisur nga janari 2027, me një kosto totale prej 20 miliardë lekësh në vit. Pra vetëm këto 2 politika për pensionistët, indeksimi dhe dyfishimi i bonusit, kanë një kosto totale për buxhetin e shtetit prej 24 miliardë lekë, ose 250 milionë euro. Do dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, një politikë që e nisëm në korrik të këtij viti, si dhe njohja e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre. Do vijohet me politikën e bonusit të bebeve, por këtë herë përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5 vjeç.

Do të jenë në dispozicion rreth 1.3 miliardë lekë në vit për strehimin social dhe strehimin e përballueshëm. Do të vijojmë edhe me kompensimin nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në 48 mijë lekë për familjet që kanë fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Për vitin 2027 financimi për mbrojtjen sociale arrin në 279.7 miliardë lekë, ose rreth 30% e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Arsimi mbetet një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit tonë. Buxheti 2027 parashikon që shpenzimet për arsimin të arrijnë në 93.7 miliardë lekë, me një rritje prej 3.8 miliardë lekësh, krahasuar me nivelin e mëparshëm të financimit. Edhe Shëndetësia mbetet një tjetër prioritet i rëndësishëm i investimit publik. Për vitin 2027 shpenzimet për sektorin parashikohen në 87.2 miliardë lekë, me një rritje prej 6 miliardë lekësh. Buxheti i vitit 2027 parashikon rreth 27.1 miliardë lekë për Drejtësinë, pra 280 milionë euro afërsisht, ose rreth 14.4 miliardë lekë më shumë sesa drejtësia kishte në vitin 2016. Buxheti për bujqësinë parashikohet në masën e 17.9 miliardë lekëve, me një rritje prej 1.1 miliardë lekësh financim shtesë nga buxheti i shtetit. Për mbrojtjen do të financojmë modernizimin e forcave të armatosura. Për vitin 2027 parashikohet një buxhet për mbrojtjen në masën 76.7 miliardë lekë, me një rritje në financim prej 7 miliardë lekësh”, përfundoi Malaj./Dosja.al

Ministri i Financave Petrit Malaj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...