2 November 2026, 13:18
Nga E. D
Natasha Ahmetaj
TIRANË- Banka e Shqipërisë i kërkon qeverisë të reformojë skemën e pensioneve, të përmirësojë administrimin e shpenzimeve publike dhe të tregojë kujdes me nivelin e borxhit publik. Në Komisionin e Ekonomisë, zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, theksoi nevojën për një planifikim më të mirë të fondeve publike, duke kërkuar që shpenzimet dhe investimet të shpërndahen në mënyrë më të njëtrajtshme gjatë vitit, në vend që të përqendrohen në periudha të caktuara.
Sipas saj, një qasje e tillë do të rriste efikasitetin në përdorimin e parave publike dhe do të përmirësonte realizimin e investimeve. Një tjetër shqetësim i ngritur nga Banka e Shqipërisë lidhet me të ardhmen e skemës së pensioneve. Emigracioni, plakja e popullsisë dhe tkurrja e numrit të personave në moshë pune po shtojnë presionet mbi financat publike dhe po vështirësojnë qëndrueshmërinë e sistemit të sigurimeve shoqërore.
Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë kërkon ndërhyrje në skemën aktuale, me synimin për të garantuar një raport të qëndrueshëm mes përfitimeve të pensionistëve dhe kapaciteteve financiare të sistemit. Ndër masat e sugjeruara janë zgjerimi i bazës së kontribuuesve, zhvillimi i skemave plotësuese të pensioneve dhe përfshirja e të dhënave demografike në planifikimin fiskal. Rekomandimi i tretë ka të bëjë me administrimin e borxhit publik dhe rreziqet që mund të shfaqen nga ndryshimet e pafavorshme ekonomike apo rritja e kostove të financimit.
“Banka e Shqipërisë nënvizon nevojën e një planifikimi dhe realizimi më të njëtrajtshëm të shpenzimeve buxhetore, e sidomos të realizimit të investimeve, gjatë vitit. Kjo praktikë do të mundësonte përdorimin më efikas të burimeve publike. Trendet e pafavorshme demografike, si emigracioni, plakja e popullsisë dhe rënia e popullsisë në moshë pune, pritet të shtojnë presionet mbi skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, duke thelluar sfidat për qëndrueshmërinë e financave publike. Kjo nënvizon rëndësinë e reformave, në këtë kontekst BSH inkurajon reformimin e sistemit të pensioneve, të cilat synojnë vendosjen e një ekuilibri të qëndrueshëm mes përfitimit dhe kapacitetit financiar të skemës. Vlerësojmë shqyrtimin e mundësive për përshtatje të skemës publike, zgjerimin bazës së kontribuuesve dhe zgjerimin e skemave plotësuese të mëtejshme. E nevojshme është përfshirja e statistikave demografike për planifikimin fiskal. Përmirësimi i administrimit të rreziqeve fiskale. Në një mjedis ekonomik të karakterizuar nga pasiguri, forcimi i mekanizmave për identifikimin, dhe administrimin e rreziqeve është i rëndësishëm. Vëmendje i duhet kushtuar kostove në borxh apo në financim. Ne gjykojmë se vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet ndikimit që mund të kenë mbi treguesit buxhetorë dhe trajektoren e borxhit publik, zhvillimet më pak të favorshme ekonomike dhe ndryshimet në kushtet e financimit”, tha zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj./Dosja.al
Natasha Ahmetaj
Politike
2 November 2026, 13:07
E. D
Ministri i Financave, Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve projektbuxhetin për ...
Politike
2 November 2026, 13:05
E.M
TIRANË- Situata e krijuar nga protestat studentore dhe dhuna e ushtruar gjatë përplasjeve me Policinë ka shkaktuar debate mes deputet&...
Politike
2 November 2026, 10:51
E. D
TIRANË- Ish-administrator i kompanisë “ECO-ELB”, e cila menaxhon inceneratorin e Elbasanit, Leli Kaja është paraqitur n&e...
Politike
2 November 2026, 10:46
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para godinës së SPAK tha se te dosja Arubës q&e...
Politike
2 November 2026, 10:39
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për zhvillimet politike në Serbi duke theksuar se ish-presidenti serb Ale...
Politike
2 November 2026, 10:31
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK si institucion në varësi të narkoshtetit duke th...
Politike
2 November 2026, 10:25
E. D
Bajram Begaj
TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes ven...
Politike
2 November 2026, 10:23
E. D
TIRANË- Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë, ku në rend dite është projektbuxheti i vitit 20...
Politike
2 November 2026, 09:59
E. D
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar një sërë problematikash lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga IEVP Durrës n&e...
Politike
2 November 2026, 09:44
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Ministres virtuale, ‘Diella’, e cila sipas tij do të ndihmoj&...