2 November 2026, 13:31
Nga I.A
Veliaj, Rama dhe Gogu
FIER- Një takim i pazakontë pretendohet se ka ndodhur mes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit. Në media ka rrjedhur një informacion që pretendohet se del nga njerëzit e tij të afert ende u pakonfirmuar dhe i papërgënjeshtruar, se takimi është zhvilluar më 30 tetor, ku Gogu ka shkuar në burg për të takuar Veliajn në mënyrë informale dhe për t'i dhënë atij një mesazh nga vetë kryeministri Edi Rama.
Sipas versionit të publikuar bëhet me dije se Rama i ka kërkuar Veliajt që të dorëzojë mandatin e kryebashkiakut dhe ta delegojë këtë te ëmrat e përcaktuar nga vetë Rama. Sipas mesazhit të bërë publik, në të kundërt Rama ka kërcënuar Veliajn se do ta kalbte në burg.
"Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur: Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veç si kryeministër. Dorëzo mandatin urgjentisht. Delego pushtetin te emrat që do të them unë. Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca. Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nis hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg," mësohet se këto janë fjalët që Gogu i ka drejtuar Veliajt.
Ndërkohë, Veliaj ka refuzuar kërkesat e Ramës, duke iu shprehur Googut se: Edhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ia marr fytyrën fëmijëve të mi.
Transferimi i kryebashkiakut nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndronte që prej arrestimit të tij në burgun e Fierit, u krye pas vendimit të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Veliaj, në një reagim në rrjete sociale, e cilësoi transferimin si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Më pas, Veliaj i është drejtuar me një kërkesë zyrtare institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar informacion dhe dokumentacion të plotë mbi transferimin e tij nga IEVP Durrës në IEVP Fier, më 28 tetor 2026. Kryebashkiaku kërkoi vënien në dispozicion të urdhrit të transferimit, arsyetimit ligjor dhe komunikimeve mes institucioneve./Dosja.al
Erion Veliaj toni gogu
Politike
2 November 2026, 13:30
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pas krijimit të Ministrisë së Administratës Publike, ka prezantuar sot një nism&eu...
Politike
2 November 2026, 13:18
E. D
Natasha Ahmetaj
TIRANË- Banka e Shqipërisë i kërkon qeverisë të reformojë skemën e pensioneve, të përmi...
Politike
2 November 2026, 13:07
E. D
Ministri i Financave, Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve projektbuxhetin për ...
Politike
2 November 2026, 13:05
E.M
TIRANË- Situata e krijuar nga protestat studentore dhe dhuna e ushtruar gjatë përplasjeve me Policinë ka shkaktuar debate mes deputet&...
Politike
2 November 2026, 10:51
E. D
TIRANË- Ish-administrator i kompanisë “ECO-ELB”, e cila menaxhon inceneratorin e Elbasanit, Leli Kaja është paraqitur n&e...
Politike
2 November 2026, 10:46
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para godinës së SPAK tha se te dosja Arubës q&e...
Politike
2 November 2026, 10:39
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për zhvillimet politike në Serbi duke theksuar se ish-presidenti serb Ale...
Politike
2 November 2026, 10:31
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK si institucion në varësi të narkoshtetit duke th...
Politike
2 November 2026, 10:25
E. D
Bajram Begaj
TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes ven...
Politike
2 November 2026, 10:23
E. D
TIRANË- Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë, ku në rend dite është projektbuxheti i vitit 20...