Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Rama, u ndal edhe te procesi i fundit i vlerësimit të drejtuesve të institucioneve, si dhe dorëheqjet e disa prej tyre nga detyrat që mbanin. Kreu i qeverisë bëri të ditur se hyrja në administratë do të realizohet përmes një testimi kombëtar për njohuritë, i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, listoi tre shtyllat kryesore mbi të cilat do të mbështetet Shkalla e Meritës në administratën publike, duke paralajmëruar ndryshime në mënyrën e rekrutimit, promovimit dhe vlerësimit të nëpunësve civilë. Rama, u ndal edhe te procesi i fundit i vlerësimit të drejtuesve të institucioneve, si dhe dorëheqjet e disa prej tyre nga detyrat që mbanin. Kreu i qeverisë bëri të ditur se hyrja në administratë do të realizohet përmes një testimi kombëtar për njohuritë, i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore.
Sipas tij, kandidatët që do të kalojnë me sukses testimin do të pajisen me një certifikatë të vlefshme për katër vite, duke fituar të drejtën për të vijuar konkurrimin për pozicionet në administratën publike. Pra sipas Kryeministrit, synimi nuk është për të parë sa drejtues largohen apo për të ndryshuar emra, por është kërkesë për të parë ku ka çaluar puna dhe ku ka prodhuar më keq rezultate për shtetin.
"Nuk është garë për të parë sa drejtues largohen apo për të ndryshuar emra, hiq Colin dhe sill Lolin. Është kërkesë për të parë ku ka çaluar puna dhe ku ka prodhuar më keq rezultate për shtetin," tha Rama.
“Një pagë më e mirë dhe kushte më të mira pune nuk e zgjidhin problemin themelor, meritën. Dallimin nuk do ta lëmë në dorën e një drejtuesi apo të një tjetri, por do të bëhet në mënyrë sistemike. Këtu merr rëndësinë themelore Shkalla e Meritës. Së pari, hyrja në administratë përmes testimit kombëtar për dëshmi të njohurive. Ky testim do të bëhet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila po adopton modelin e provimeve të Kembrixhit. Ata që e kalojnë me sukses pajisen me certifikatë për katër vite dhe vazhdojnë konkurrimin. Së dyti, përparimi gjatë karrierës. Ka shumë ankesa për meritokracinë, por nuk duhet të jetë vetëm kërkesa që shteti u bën nëpunësve, por edhe garancia që shteti u jep atyre, duke afirmuar se merita njihet. Së treti, përgjegjshmëria për drejtimin e institucioneve. Dhjetë ditë më parë, qindra drejtues iu nënshtruan një procesi vlerësimi të rezultateve në punë. Nuk është garë për të parë sa drejtues largohen apo për të ndryshuar emra, hiq Colin dhe sill Lolin. Është kërkesë për të parë ku ka çaluar puna dhe ku ka prodhuar më keq rezultate për shtetin. Aty ku problemet përsëriten duhet të ketë pasoja, pa cenuar kapacitetet dhe procesin e negociatave me BE-në”, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendosja e shkallës së meritës në qendër të administratës publ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se administrata shqiptare është transformuar dhe sipas tij për këtë ka fa...
Veliaj, Rama dhe Gogu FIER- Një takim i pazakontë pretendohet se ka ndodhur mes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut dhe kryebashkiaku...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pas krijimit të Ministrisë së Administratës Publike, ka prezantuar sot një nism&eu...
Natasha Ahmetaj TIRANË- Banka e Shqipërisë i kërkon qeverisë të reformojë skemën e pensioneve, të përmi...
Ministri i Financave, Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve projektbuxhetin për ...
TIRANË- Situata e krijuar nga protestat studentore dhe dhuna e ushtruar gjatë përplasjeve me Policinë ka shkaktuar debate mes deputet&...
TIRANË- Ish-administrator i kompanisë “ECO-ELB”, e cila menaxhon inceneratorin e Elbasanit, Leli Kaja është paraqitur n&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para godinës së SPAK tha se te dosja Arubës q&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për zhvillimet politike në Serbi duke theksuar se ish-presidenti serb Ale...