LIVE UPDATES
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive të Nikolin dhe Klevent Gjolenës, vlera e tyre mbi 2 milionë euro!

Sipas SPAK, pasuritë dyshohet se janë krijuar drejtpërdrejt ose nëpërmjet personave të lidhur me dy shtetasit, ndërsa nuk është provuar ligjshmëria e burimeve financiare të përdorura për blerjen e tyre.

6 November 2026, 15:32 Nga E.d
Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16
Foto ilustruese

TIRANA-  SPAK ka kërkuar konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në pronësi të Nikolin Gjolenës, Klevent Gjolenës dhe personave të lidhur me ta, të cilat kapin një vlerë tregu prej më shumë se 2 milionë eurosh. 

Kërkesa është depozituar më 6 nëntor në Gjykatën e Posaçme, pas përfundimit të hetimeve pasurore që lidhen me dosjen e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit. Në nëntor të vitit 2022 u sekuestruan 485.5 kilogramë kokainë të fshehura në një ngarkesë me pleh organik artificial të ardhur nga Kolumbia.

Sipas SPAK, pasuritë dyshohet se janë krijuar drejtpërdrejt ose nëpërmjet personave të lidhur me dy shtetasit, ndërsa nuk është provuar ligjshmëria e burimeve financiare të përdorura për blerjen e tyre.

Bëhet fjalë për 16 prona në Tiranë dhe Durrës, konkretisht 3 apartamente dhe 2 garazhe në kryeqytet, si dhe 3 njësi tregtare dhe 8 apartamente në zonën e Plazhit në Durrës. Vlera e tyre në momentin e blerjes llogaritet rreth 1 milion euro, ndërsa sipas çmimeve aktuale të tregut kalon 2 milionë euro.

Në kuadër të hetimit, SPAK ka evidentuar edhe pesë transferta monetare në vlerën 404.733 euro dhe 42.942 dollarë, të cilat janë kryer në emër të familjarëve të personave nën hetim dhe kanë ardhur nga vende të Amerikës Qendrore dhe rajonit të Karaibeve, të konsideruara si parajsa fiskale.

Nikolin Gjolena është dënuar me 11 vite e 4 muaj burgim për veprat penale që lidhen me trafikimin e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal. Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm në dhjetor të vitit 2024.

Njoftimi i SPAK

 SPAK dërgon për gjykim procedimin nr.5 të vitit 2025, kërkohet konfiskimi i 16 pasurive me vlerë tregu mbi 2 milionë euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 6 nëntor 2026, i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit pasuror nr. 5 të vitit 2025. Kërkesa për gjykim është paraqitur ndaj shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, si dhe gjashtë personave të tjerë të lidhur me ta, në zbatim edhe të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

Nga hetimet e kryera rezulton se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar fillimisht procedimet penale nr.141/2022 dhe 141/1.1 të vitit 2026, në ngarkim të shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, të dyshuar për  kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a  i Kodit Penal, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Këto procedime penale lidhen me sekuestrimin, më datë 24.11.2022, në fshatin Frakull e Madhe, Fier, të një sasie prej 485,5 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila ishte fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial të trafikuar nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

 Me vendimin nr. 39, datë 26.6.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur deklarimin fajtor të shtetasit Nikolin Gjolena, për të gjitha akuzat që i atribuoheshin, duke e dënuar përfundimisht me 11 vjet e 4 muaj burgim. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin nr. 58, datë 30.12.2024.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se pasuritë objekt kërkese për konfiskim janë drejtpërdrejt ose tërthorazi, në zotërim të shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, si dhe personave të lidhur me ta, sipas nenit 3, të ligjit 10192/2009.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në emër të shtetasve Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena, familjarëve të tyre si dhe personave të lidhur me ta, janë identifikuar ndër të tjera dhe 16 pasuri të paluajtshme të llojeve “njësi”, “apartamente” dhe “garazhe” të ndodhura në Tiranë dhe Durrës, (3 apartamente, 2 garazhe në Tiranë), (3 njësi dhe 8 apartamente në Durrës).

Më konkretisht:

Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 75.7 m2, ndodhur në rrugën “Shinasi Dishnica” Tiranë,
Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 69,8 m2, me vlerë 48,860 euro, ndodhur në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë,
Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 68.85 m2, e ndodhur në ZK 8130, Tiranë,
Pasuri e llojit “Garazh” me sipërfaqe 40,3 m2 ndodhur në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.
Pasuri e llojit “Garazh”, me sip. 40,3 m2 ndodhur në rrugën “Shinasi Dishnica”, Tiranë.
Pasuri e lloji “Njësi tregtare” me sipërfaqe 165 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës
Pasuri e llojit “Njësi tregtare” me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës
Pasuria e lloji “Njësi tregtare” me sipërfaqe 60 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës
Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 91.6 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës
Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 88.5 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës
Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 76.8 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës
Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 76 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës
Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 71.2 m2 ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës
Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 70 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës
Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 62 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës
Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 60.5 m2, ndodhur në lagjen 13, Plazh, Durrës.
Nga aktet e administruara gjatë hetimit ka rezultuar se, për financimin e disa prej pasurive objekt i kërkesës për konfiskim, janë kryer pesë transferta monetare në shuma të konsiderueshme, në vlerën prej 42.942 USD dhe 404.733 euro. Transfertat janë kryer në emër të familjarëve të personave nën hetim dhe kanë ardhur nga vende të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe të rajonit të Karaibeve, të njohura si parajsa fiskale.

Për sa parashtruam më sipër, bazuar në tërësinë e veprimeve hetimore dhe mandej në aktin e ekspertimit kontabël është konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në indicie, se shtetasit Nikolin Gjolena dhe Klevent Gjolena dhe personat e lidhur me ta, nuk arritën që të vërtetojnë ligjshmërinë e të ardhurave që janë përdorur si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme.

Vlera totale e pasurive objekt kërkese për konfiskim, sipas periudhës së nënshkrimit të kontratave shkon përafërsisht në shumën prej 1,000,000 Euro, ndërsa vlera e këtyre pasurive referuar çmimit të tregut, arrin në shumën prej mbi 2.000.000.

Po vijohen hetimet me qëllim gjurmimin, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme rreth subjekteve të tjerë të proceduar në kuadër të këtyre procedimeve penale dhe personave të lidhur me ta, me qëllim përfitimi nga veprimtaria e paligjshme kriminale

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) si dhe strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Si u zbulua laboratori i kokainës në Frakull të Fierit?

Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier.

Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. 

Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu./Dosja.al

SPAK 16 pasuri 2 milionë euro

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin