https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Tahiri nxjerr shkresën ‘SEKRETE’: Informova Kodhelin për radarët që s’punonin, Habilajt si kam ndihmuar kurrë!
10 September 2019, 09:58Nga DOSJA
TIRANE- Dosja.al zbardh detaje nga mbrojtja që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Tahiri ka thënë se nuk i ka ndihmuar kurrë kushërinjtë e tij të arrestuar tanimë në Itali. Për këtë ai ka sjellë në vëmendje vitet 2013-2014, pasi ata kanë qenë të proceduar për pengmarrje.
“Prokuroria më akuzon për katër episode, që kanë ndodhur në vitet 2013-2015. Si ka mundësi që prokururia të më akuzojë për kultivim drogë para se të marr detyrën e ministrit të Brendshëm? Policia e Shtetit më 3.10.2013 ata janë dërguar në procedim penal. Si mundet që t’i dërgoja në procedim nëse i favorizoja në trafikun e drogës? Të paktën në dy rastë të tjera, PSH i ka dënoncuar dhe proceduar vëllezërit Habilaj. Artan, Florian dhe Moisi Habilaj, për pengmarrje. Janë dërguar në vijën e dytë për kontroll në TIMs. Si mund t’i bëja nëse i favorizoja? “-mësohet të jetë shprehur Tahiri në Gjykatë.
Tahiri është ndalur edhe tek çështja e radarëve që nuk punonin. Ish-ministri ka treguar se ka patur një shkresë “Top Secret” të cilën ia ka dërguar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku e ka informuar se policia ka konstatuar se radarët nuk punojnë.
“Unë në kohën që kam qenë ministër i Brendshëm, në vitin 2016, i kam dërguar një shkresë konfidenciale, “Top Secrete”, koleges sime, ish-ministres Mimi Kodheli. Në këtë shkresë, e kam vënë në dijeni se radarët e ushtrisë nuk punonin, pasi Policia kishte konstatuar mosfunksionimin e tyre, duke hapur një rrugë të re për trafikun e drogës.”-ka thënë Tahiri.
Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela.
Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GREQI- 73 kg marijuanë janë kapur në kufirin shqiptaro-grek. Operacioni u zhvillua në zonën e Kefalovris, Janinë. Policia greke ndaloi një mjet që vinte nga kuf...
Gjermani- Policia gjermane ka nisur një aksion “Blic” në të gjithë vendin kundër mafies shqiptare që operon në këtë shtet.“Bild” njofton se që prej orës gjashtë...
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës brenda një jave ka proceduar dhe ka vënë në pranga 48 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të d...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Islandë. Mësohet se për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjej...
LEZHË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme, ku një mjet është përplasur me një motor, në kryqëzimin e Shënkollit në Lezhë.Sipas burimeve paraprake, m...
FIER- Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar, “Cakrani”, u arrestuan dy persona të, cilët akuzohen për posedim, shitje droge dhe armëmbajtje pa leje, si d...
Elbasan- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan pranë Prefekturës së qytetit.Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor. Pas ngjarjes i mjet...
CËRRIK- Një 46-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi ushtronte dhunë dhe kërcënonte me jetë bashkëshorten. Sipas njoftimit të policë bëhet me dije se...