https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Shpejtësi ‘skëterrë’ në autostradë dhe të dehur, pezullohen 62 patenta, policia: Po ju monitorojmë me radarë, shijon
2 January 2021, 15:16Nga DOSJA
TIRANË– 62 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 24 orëve të fundit pas kontrolleve nga Policia Rrugor. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer monitorime me radarë në rrugët interurbane Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Tiranë-Lezhë dhe Fier-Vlorë-Fier, si dhe në Rrugën e Kombit, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Gjatë kontrolleve janë pikasur drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo që udhëtonin me shpejtësi tej normave të kaluara.
Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Policia apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, duke shijuar fundjavën por duke mos rreizkuar jetë njerëzish.
Njoftimi nga Policia e Shtetit.
Vijon zbatimi i planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Monitorim në rrugët interurbane Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Tiranë-Lezhë dhe Fier-Vlorë-Fier, si dhe në Rrugën e Kombit, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Monitorim në të gjitha rrugët e vendit, me dragera, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit. Ditë festive, njëkohësisht dhe fundjavë, ndaj lëvizjet në akset rrugore janë të shtuara. Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë masa për monitorimin e pandërprerë të akseve rrugore nacionale. Aktualisht në akset kryesore të vendit, Policia është duke përdorur 6 radarë.
Po kështu kontrollet janë përqëndruar edhe në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale duke përdorur dhjetëra akooltestues, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia Rrugore do jetë prezente kudo, me radarë e dragera, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë, nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat dhe normat e sjelljes në rrugë. Gëzuar Vitin e Ri, festoni, shijoni fundjavën, por duke resektuar rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës suaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. #zbatorregullatudhëtoisigurt #RespektoKufizimeteShpejtësisëmos #MosPërdorgjatëdrejtimittë
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Terrorizohet Tirana. Një person është parë duke lëvizur me armë me vetë në zonën e Ali Demit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person i arm...
DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Polica ka bërë të ditur se personi me iniciale L.Sh 27 vjeç ka aksidentuar një person të mo...
PUKË- Qyteti i Pukës mund të konsiderohet Zvicra në vendin tonë për shkak të relievit që ka.Por Puka e mbuluar me botë duket shumë herë më tërheqëse dhe ng...
TIRANË– Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë që tronditi vendin në Vigjilje të natës së ndërrimit të viteve. Dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Meta...
TIRANË– Gruaja e Përparim Ademit, e cila jeton në Maqedoni ka qënë mikeshë me dy motrat që u vranë nga 59-vjeçari i cili kreu krimin e rëndë më 31 d...
TIRANË– Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy motrave që u ekzekutuan më 31 dhjetor 2020. Përparim Ademi ka rrëfyer ditën e sotme p...
TIRANË– Përparim Ademi i cili ka vrarë dy motrat në zonën e Astirit më 31 dhjetor 2020, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ai u shfaq në seanc...
TIRANË– Ditën e sotme janë mbajtur homazhet për ndarjen nga jeta të ‘Mjeshtrit të Madh’, regjizorin Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta një ditë më par...
TIRANË– Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se 20% e shqiptarëve do të vaksinohen në tri muajtë e parë të vitit 2021. Rakacolli bën me ...
TIRANË– Përparim Ademi, 59-vjeçari që ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në vigjilje të vitit të Ri është lënë në burg nga Gjyka...