21 November 2026, 16:27
Nga E.d
Bashkia Tiranë
TIRANA- Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me funksionimin dhe vendimmarrjen e institucionit vendor, duke kundërshtuar atë që e cilëson si ndërhyrje dhe presion politik ndaj administratës bashkiake.
Përmes një deklarate zyrtare, Bashkia thekson se nuk është institucion në varësi personale të kryeministrit dhe se vendimmarrja e saj duhet të respektojë autonominë vendore, e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji për vetëqeverisjen vendore. Në reagim theksohet se emërimet dhe shkarkimet e punonjësve të administratës bashkiake janë kompetenca që duhet të ushtrohen në bazë të ligjit dhe jo sipas preferencave personale apo kërkesave politike.
Bashkia ngre gjithashtu shqetësimin se deklaratat e fundit të Ramës mund të ndikojnë në ushtrimin e kompetencave të kryetarit të zgjedhur të institucionit, duke pretenduar se masa e sigurimit personal ndaj tij po shfrytëzohet për të kufizuar autoritetin institucional të Bashkisë. Në fund të reagimt të saj, Bashkia e Tiranës thotë se asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të kryeqytetit.
Reagimi
Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.
Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015. Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale.
Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë.
Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës. Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues. Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj./Dosja.al
Bashkia Tiranë
Politike
21 November 2026, 16:25
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur suksesin historik të skiatores Lara Colturi, e cila ka arritur të fitojë...
Politike
21 November 2026, 16:10
Elton Qyno
Foto ilustruse
Një dosje voluminoze që flet për një seri akuzash penale ndaj ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, ...
Politike
21 November 2026, 16:00
E.M
BRUKSEL- Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani P...
Politike
21 November 2026, 14:25
E. D
TIRANË- Drejtuesja politike e PS Tiranë dhe njëherësh zv.kryeministrja Albana Koçiu, kërkoi bashkim në rrugëtimin dre...
Politike
21 November 2026, 13:37
E. D
Edi Rama
TIRANË- Detaje të reja janë bërë të ditura nga diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Asambles&e...
Politike
21 November 2026, 13:36
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha tha se me ardhjen e PD-së në pushtet prioritet do të jetë krijimi i një ag...
Politike
21 November 2026, 13:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike ka shprehur rezerva ndaj identifikimit elektronik në zgjedhje, pasi sipas kryetarit të saj, Sali B...
Politike
21 November 2026, 13:25
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë më shumë informa...
Politike
21 November 2026, 13:10
E. D
TIRANË- Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Ervin Demo, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, theksoi rëndës...
Politike
21 November 2026, 12:59
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët e ka cilësuar javën që lam&e...