https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Ledi Makbeth (Kryemadhi) sheh miliona euro në filxhan”, Rama rikthen Shekspirin në Kuvend: Ka frikë kur të vijë me Ham
21 May 2020, 11:57Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka quajtur kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi “Ledi Makbeth”, ndërsa kryetarin e opozitës Lulzim Basha “Hamlet”. Rama tha se paratë për të cilat flet Kryemadhi janë ato që kërkon të marrë përvete, teksa përmendi nisjen e ndërtimit të godinës së TK tek Piramida ku tha se janë hedhur 6 milionë euro, dhe janë marrë pllakat e mermerit dhe janë vënë tek shtëpitë e tyre në plazh.
Edi Rama: Teatri tek Piramida. Për të cilin nuk u harxhuan miliona imagjinare eurosh. Si ato që Ledi Makbeth sheh në filxhanin e saj. Dikur i shihte për veten, tani i sheh për të tjerët nga sëkëlldia që të tjerët ia kanë marrë dhe kur të vijë ajo me Hamletin, nuk do të ketë mbetur më asgjë. 6 milionë euro ikën pa zhurmë, sepse bijtë e Shekspirit dhe bijtë e kurtizaneve franceze kishin punë të tjera, nuk u morën me teatrin. U vunë ca shkallë dhe u zhvesh piramida. Të gjitha pllakat e mermerit u morën dhe u vunë në shtëpitë e dyta buzë brigjeve të ngrohta të Adriatikut, apo u vunë për tualetet e reja të artistëve. Lapidarët që “Cimit i preu rrugën pabesia”. Të huajtë kujtonin se ne buzë rrugëve kishim bërë luftë, por aty që vrarë Xoni nga ca shokë që qe prerë në besë. E pra ky është një moment fantastik për të përsëritur Shekspirin. Budallallëku dhe mençuria janë sëmundje ngjitëse ndaj zgjidh njerëzit që dëgjon o njeri. Mos dëgjo llafet që thuhen për ta, por pyet veten çfarë kanë bërë ata?
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama u bënë në një seancë të nxehtë debati në Kuvend.Këto debate vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa nga prapaskenat ndër vite të përpjekjeve për rindërtim dhe shembje të Teatrit Kombëtar. Rama tha se në kohën ...
TIRANË- Edi Rama ka replikuar me deputetin Kujtim Gjuzi në lidhje me ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e godinës aktuale. Rama tha se projek...
Tiranë- Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku u diskutua për krizën ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për betejën e tij për më shumë se 20-vjeçare. Rama sot në Kuvend ka treguar dhe një mesazh që i ka mbërritur ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me deputetin Kujtim Gjuzi. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama është ndërprerë disa herë nga Gjuzi, i cili flist...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka folur sot për situatën e COVID-19, dhe tha se hapja do jetë brenda majit. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se vendi ës...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar sot në Presidencë ku ishte parashikuar një takim me Presidentin Ilir Meta. Makina që udhëtonte Ki...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Kuvend me debatin lidhur me pandeminë COVID-19. Rama tha se edhe vende tejet të zhvilluara nuk kanë ar...
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në seancën e sotme plenare deklaroi se çështje e Teatrit Kombëtar është politizuar. Ministrja kishte ed...
TIRANË- Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Lefter Maliqi ka replikuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj lidhur me sjelljen e policisë...