Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Legjenda gjermane kërkon maturi pas fitores së bujshme, duke theksuar se një rezultat i vetëm nuk e bën Gjermaninë favorite për Kupën e Botës. Matthäus vlerëson gjithashtu konkurrencën e fortë që Jürgen Klopp ka krijuar në skuadër.

GJERMANI - Fitorja 5-0 ndaj Holandës ka rritur entuziazmin në Gjermani, por Lothar Matthäus kërkon që të mos ketë eufori të tepruar. Ish-kapiteni i përfaqësueses gjermane ka paralajmëruar se një rezultat i tillë nuk duhet të krijojë iluzionin se skuadra është tashmë pretendente kryesore për triumfin në Botërorin e ardhshëm.
"Pas fitores 5-0 kundër Holandës, pritshmëritë janë rritur, por trajneri Klopp di si ta vlerësojë atë rezultat në dimensionet e duhura. Askush nuk duhet të fillojë të besojë se pas asaj ndeshjeje ne jemi favoritë për Kupën e Botës", deklaroi Matthäus në rubrikën e tij për Sky.
Legjenda gjermane vlerësoi veçanërisht mënyrën se si Klopp po menaxhon grupin e lojtarëve. Trajneri ka grumbulluar fillimisht 44 futbollistë për tri ndeshjet e para, përpara se ta reduktonte listën në 24 emra për dy takimet e ardhshme.
Sipas Matthäus, kjo filozofi ka krijuar konkurrencë në çdo repart, pasi asnjë futbollist nuk mund ta konsiderojë të sigurt vendin në formacionin titullar. Kjo i detyron të gjithë të japin maksimumin si në stërvitje, ashtu edhe gjatë ndeshjeve.
Si shembull, ai përmendi konkurrencën në krahët e mbrojtjes, ku Maximilian Mittelstädt dhe Finn Jeltsch janë alternativa ndaj Nathaniel Brown dhe Philipp Treu. E njëjta situatë paraqitet edhe në repartin ofensiv, ku Lennart Karl dhe Saïd El Mala konkurrojnë me Derry Scherhant dhe Brajan Gruda.
Ndërkohë, Gjermania e mbylli fazën e grupeve të Ligës së Kombeve në vendin e parë të Grupit A2 me 11 pikë, po aq sa Holanda dhe Greqia, por me një diferencë më të mirë golash.
Pavarësisht entuziazmit të krijuar nga triumfi ndaj rivalëve holandezë, mesazhi i Matthäus është i qartë: Gjermania ka potencial, por rruga drejt objektivave të mëdha kërkon vazhdimësi dhe jo eufori pas një ndeshjeje.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Këtë të mërkurë, revista Weekly Letter e Observatorit të Futbollit publikoi listën e 100 portierëve me vler&eu...
SHBA - Mauricio Pochettino i ka dhënë fund aventurës së tij në krye të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara...
ZVICER - Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League në grupe, FIFA ka përcaktuar edhe klasifikimin e saj mbi bazën e rezultat...
ZVICER - Philippe Diallo dhe Gianni Infantino kanë kaluar brenda pak muajsh nga aleatë në kundërshtarë. Presidenti i Federatës Fr...
SPANJE - E ardhmja e Endrick te Real Madridi është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara për merkaton e ja...
ITALI - Ronaldinho ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme te Ravenna, edhe pse rikthimi i tij në futbollin e luajtur zgjati vet&eu...
SPANJE - Rinovimi i Arda Güler me Real Madridin deri në vitin 2032 ka sjellë reagime të shumta nga tifozët dhe shokët e skuadr&eu...
BRAZIL - Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian. Ish-futbollistja e përfaqësueses së Brazilit, Gabi Morais, ës...
SPANJE - Real Madridi ka blinduar të ardhmen e Arda Güler. Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin turk deri ...
ITALI - Adriano Galliani dhe Giovanni Malagò do të përballen më 14 dhjetor në garën për presidencën e Federatës ...