Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri argjentinas mbyll aventurën dyvjeçare me kombëtaren amerikane me një sukses 2-0 ndaj Haitit dhe kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve CONCACAF. Tashmë e pret Manchester United, ndërsa Pep Guardiola përmendet si kandidati kryesor për ta pasuar.

SHBA - Mauricio Pochettino i ka dhënë fund aventurës së tij në krye të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara me një fitore. Amerikanët mposhtën Haitin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve CONCACAF, duke siguruar një vend në katër skuadrat më të mira të kompeticionit.
Pas suksesit 6-0 në ndeshjen e parë në Miami, sfida e kthimit në Cincinnati ishte më shumë një formalitet për ekipin e Pochettinos. Christian Pulisic zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të me një goditje spektakolare me gërshërë, ndërsa talenti 18-vjeçar Julian Hall dyfishoi shifrat në minutën e 43-të.
Sulmuesi i New York Red Bulls vazhdon të konfirmojë potencialin e tij, duke realizuar golin e pestë në gjashtë paraqitje me kombëtaren. Me këtë statistikë, Hall është bërë lojtari i dytë në historinë e SHBA-së që shënon të paktën pesë gola përpara se të mbushë 19 vjeç, pas Christian Pulisic.
Për Pochettinon, kjo ishte ndeshja e fundit në stolin amerikan, në të cilin ishte emëruar në shtator të vitit 2024. Argjentinasi largohet me një bilanc prej 23 fitoresh, 12 humbjesh dhe dy barazimesh në 37 takime.
"Donim ta përfundonim me një notë pozitive. Sigurisht që është e vështirë, sepse ka shumë emocione. I dua vërtet këta djem, lojtarët dhe gjithë stafin", deklaroi trajneri 54-vjeçar pas ndeshjes.
Pochettino u shpreh gjithashtu besimplotë për të ardhmen e përfaqësueses amerikane, duke vlerësuar ndërthurjen mes futbollistëve me përvojë dhe talenteve të rinj.
"Jam i bindur se ky grup lojtarësh do të arrijë gjëra të mëdha në të ardhmen. Nuk kam asnjë dyshim. Mes futbollistëve me përvojë dhe atyre të rinj ekziston një kombinim shumë i mirë. Mendoj se vendi së shpejti do të jetë krenar për këtë grup", theksoi argjentinasi.
Pas finales me Tottenhamin në Champions League në vitin 2019, Pochettinon e pret një tjetër sfidë e madhe në karrierë. Ai është thirrur për të marrë drejtimin e Manchester United, që po kalon një periudhë të vështirë në Premier League, ku renditet në vendin e 18-të pas 10 javësh, me vetëm tetë pikë.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë pasuesin e tij përpara sfidave të ardhshme. Sipas The Athletic, emri i Pep Guardiolës është në krye të listës së dëshirave të federatës amerikane për drejtimin e kombëtares.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League në grupe, FIFA ka përcaktuar edhe klasifikimin e saj mbi bazën e rezultat...
ZVICER - Philippe Diallo dhe Gianni Infantino kanë kaluar brenda pak muajsh nga aleatë në kundërshtarë. Presidenti i Federatës Fr...
SPANJE - E ardhmja e Endrick te Real Madridi është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara për merkaton e ja...
ITALI - Ronaldinho ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme te Ravenna, edhe pse rikthimi i tij në futbollin e luajtur zgjati vet&eu...
SPANJE - Rinovimi i Arda Güler me Real Madridin deri në vitin 2032 ka sjellë reagime të shumta nga tifozët dhe shokët e skuadr&eu...
BRAZIL - Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian. Ish-futbollistja e përfaqësueses së Brazilit, Gabi Morais, ës...
SPANJE - Real Madridi ka blinduar të ardhmen e Arda Güler. Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin turk deri ...
ITALI - Adriano Galliani dhe Giovanni Malagò do të përballen më 14 dhjetor në garën për presidencën e Federatës ...
SPANJE - Juan Mata po ndërton të ardhmen e tij përtej futbollit, duke u përfshirë në një biznes të rëndësish&...
ITALI - Ronaldinho është rikthyer në futbollin e luajtur pas më shumë se një dekade dhe entuziazmi për legjendën brazil...