LIVE UPDATES
Sport

Ten Hag shpërthen ndaj Man.United: “Shitën McTominay kundër vullnetit tim, Ronaldo na tradhëtoi”

Dy vite pas largimit nga stoli i “Djajve të Kuq”, trajneri holandez rrëfen prapaskenat e përplasjes me drejtuesit, shitjen e mesfushorit skocez dhe problemet e tij me Cristiano Ronaldon e Casemiron.

20 October 2026, 15:00 Nga DOSJA

Ten Hag shpërthen ndaj Man.United: “Shitën McTominay kundër

ANGLI - Erik ten Hag ka rikthyer në vëmendje periudhën e tij te Manchester United, duke kritikuar drejtuesit e klubit për vendimet e marra gjatë kohës kur ishte në krye të skuadrës. Në një intervistë për The Athletic, trajneri holandez ka folur për premtimet që, sipas tij, nuk u mbajtën, shitjen e Scott McTominay dhe marrëdhënien e vështirë me Cristiano Ronaldon.

Një nga çështjet që e zhgënjeu më shumë ishte largimi i McTominay drejt Napolit në verën e vitit 2024. Ten Hag pretendon se kishte kundërshtuar hapur shitjen e mesfushorit skocez, të cilin e konsideronte një element të rëndësishëm për skuadrën, veçanërisht për aftësinë për të shënuar gola dhe mentalitetin konkurrues.

“U thashë qartë se nuk mund ta shisnin Scott McTominay. Nuk kishim mjaftueshëm lojtarë me aftësi për të shënuar, ndërsa Scott sillte gola dhe kishte një mentalitet të jashtëzakonshëm. Ai ka gjakun e Manchester United në çdo venë. Unë thashë jo, por në fund ata e shitën gjithsesi”, është shprehur Ten Hag, duke theksuar se u ndje i zhgënjyer nga vendimi i drejtuesve.

Trajneri holandez ka treguar gjithashtu se ndihej i tradhtuar nga mënyra se si u menaxhua marrëdhënia me Cristiano Ronaldon. Sipas tij, portugezi ishte pjesë e planeve të tij përpara se të merrte drejtimin e Manchester United, por situata ndryshoi pas rikthimit të sulmuesit në klub.

“Fluturova deri në Portugali për të folur me të dhe për t’i shpjeguar se çfarë dëshiroja të bëja përpara se të firmosja me United. Ai është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe e kam respektuar jashtëzakonisht shumë, por në atë moment më duhej të merrja një vendim racional”, ka rrëfyer Ten Hag.

Ai ka pretenduar se Ronaldo nuk ishte në nivelin e kërkuar për sa i përket përgatitjes dhe angazhimit në stërvitje. Sipas trajnerit, sulmuesi portugez u këshillonte edhe lojtarëve të tjerë të mos e tepronin me ngarkesën gjatë seancave stërvitore. Ten Hag këmbëngul se për të qenë vendimtar në fushë, Ronaldo duhej të përmirësonte lëvizjet dhe angazhimin, si me topin, ashtu edhe pa të.

Casemiro dhe Varane, në qendër të kritikave

Në intervistë, Ten Hag ka folur edhe për ndikimin që, sipas tij, kishin disa nga lojtarët me përvojë në dhomën e zhveshjes, duke përmendur Casemiron dhe Raphael Varanen, të cilët mbërritën në Manchester nga Real Madridi.

Holandezi ka kritikuar atë që e konsideron një kulturë ku lojtarët kishin shumë pushtet në raport me klubin dhe trajnerin. Sipas tij, kjo situatë e vështirësonte zbatimin e ideve të tij dhe nuk i shërbente fazës në të cilën ndodhej Manchester United.

Ten Hag është ndalur veçanërisht te Casemiro, i cili fillimisht ishte afruar si një mesfushor me përvojë dhe cilësi të larta organizative. Megjithatë, trajneri pretendon se më vonë braziliani nuk shfaqi të njëjtin nivel motivimi.

“Casemiro mbërriti si një organizator i mesfushës, me cilësitë e një lojtari që kontrollon lojën. Më pas, papritur, dukej sikur kishte humbur motivimin. Sinqerisht, nuk e di se çfarë i thanë”, ka deklaruar Ten Hag.

Rrëfimet e trajnerit holandez rikthejnë në qendër të vëmendjes tensionet e periudhës së tij në “Old Trafford”, nga vendimet e merkatos te menaxhimi i figurave kryesore të skuadrës. Deklaratat e tij paraqesin versionin e vetë Ten Hag për prapaskenat e një periudhe të vështirë për Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...