LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

21 ditë revoltë kundër qeverisë/ Studentët nuk tërhiqen, marshojnë nga një fakultet në tjetrin, thirrje në kor: Bashkohuni me ne! Rama jepe dorëheqjen

• Në ditën e 21-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës, studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke mbajtur të palëkundur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. • Të rinjtë kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme, duke zhvilluar marshim në disa prej fakulteteve të universiteteve në Tiranë. • Protesta ka nisur nga Universiteti i Arteve, ku studentët janë larguar nga auditorët dhe më pas janë drejtuar drejt Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. • Marshimi ka vijuar te Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Drejtësisë dhe më pas te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u janë bashkuar edhe studentë të tjerë. • Gjatë lëvizjes së tyre, studentët kanë bërë thirrje për bojkotimin e mësimit, ndërsa ndër sloganet e artikuluara kanë qenë “Bojkotoni mësimin” dhe “Rama jep dorëheqjen”. • Po ashtu studentet kane thirrur njezeri: Rama ne burg, Berisha ne burg. • Studentët kanë deklaruar se bojkoti i mësimit vijon dhe se nuk ka asnjë vendim për tu rikthyer në auditorë. • Të rinjtë theksojnë gjithashtu se protesta është një lëvizje pa lider, e cila ka lindur nga pakënaqësitë dhe problemet e përditshme të tyre, ndërsa paralajmërojnë se ajo do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave.

9 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë, të rinjtë djegin manekinat me figurat e Ramës dhe Berishës

21 ditë revoltë kundër qeverisë/ Studentët nuk
Pamje

TIRANA- Protesta para Kryeministrisë ka vijuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ku qytetarët kanë zgjedhur një formë ndryshe për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikës.

Përveç thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, protestuesit kanë vendosur në shkallët e Kryeministrisë dy manekina me figurat e tyre, të cilave më pas u kanë vënë flakën.

Veprimi është shoqëruar me thirrjet e protestuesve "Rama në burg, Berisha në burg", duke shënuar një tjetër moment të protestës së zhvilluar këtë të hënë në kryeqytet./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Protesta para Kryeministrisë/ Policia shoqëron me forcë 6 qytetarë, ndërhyrja ndodh në përfundim të tubimit paqësor (VIDEO)

21 ditë revoltë kundër qeverisë/ Studentët nuk
Pamje

TIRANA- Gjashtë qytetarë janë shoqëruar me forcë nga policia gjatë protestës së zhvilluar këtë të hënë para Kryeministrisë, ku studentë dhe qytetarë kanë vijuar tubimin e tyre kundër qeverisë Rama. Ndonëse protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe nuk janë raportuar incidente apo përplasje mes protestuesve dhe efektivëve, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar gjashtë persona.

Sipas informacioneve, qytetarët janë kapur teksa po largoheshin nga turma e protestuesve pranë godinës së Kryeministrisë. Ata janë marrë me forcë nga efektivët dhe janë futur në automjetet e policisë. Shoqërimet kanë ndodhur pavarësisht se tubimi nuk është shoqëruar me akte dhune apo konfrontime, ndërsa mbetet e paqartë se për çfarë arsyesh gjashtë qytetarët janë marrë nga policia./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Protestuesi para Kryeministrisë denoncon kërcënimet e policisë: Më paralajmëruan 3-4 herë me arrestim pse mbaj flamurin kuqezi

21 ditë revoltë kundër qeverisë/ Studentët nuk
Pamje nga protesta

TIRANA-  Shaban Brika, një prej protestuesve që prej ditësh është bërë i njohur për mbajtjen e flamurit kombëtar në protestat para Kryeministrisë, ka deklaruar se është kërcënuar disa herë nga policia me arrestim. Në një prononcim për mediat, Brika deklaroi se një drejtues policie e ka paralajmëruar 3-4 herë për shkak të flamurit kuqezi që mban gjatë protestës.

Sipas tij, nuk i është dhënë asnjë shpjegim për këto paralajmërime. Protestuesi tregoi se flamuri shqiptar ka një domethënie të veçantë për të, pasi gjatë viteve të emigrimit i ka munguar simboli kombëtar. Ai tha se është kthyer posaçërisht nga Anglia për të marrë pjesë në protestë dhe për të valëvitur flamurin kuqezi.

Shaban Brika: Më kanë kërcënuar me arrestim sepse mbaj flamurin. Është një shef atje që ma tha. Më kanë kërcënuar 3-4 herë. Unë po mbaja flamurin, por ata kanë mllefet e tyre. Nuk më thanë as arsye. Unë këtë flamur kuqezi kam qejf, më ka munguar që nga viti 1992 e deri më sot, kur kam qenë në emigrim. Kam ardhur nga Anglia vetëm për këtë flamur. Këta e kanë në tru sikur unë paguhem që mbaj këtë flamur./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Studentët i përgjigjen me "Dorëheqje" ftesës së Ramës për dialog, vulosin stolin para Kryeministrisë

21 ditë revoltë kundër qeverisë/ Studentët nuk
Pamje

TIRANA- Studentët janë rikthyer përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar kundërshtimin ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Të rinjtë kanë refuzuar sërish thirrjet e kryeministrit për dialog, duke zgjedhur të përcjellin një mesazh të drejtpërdrejtë përmes një veprimi simbolik.

Ata kanë vendosur mbishkrimin "Dorëheqje" mbi stolin e gurtë të vendosur përpara Kryeministrisë, i cili është përdorur nga Rama si simbol i ftesës së tij për dialog me studentët. Me këtë veprim, protestuesit kanë ritheksuar kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit, duke treguar se nuk e konsiderojnë dialogun e propozuar prej tij si përgjigje ndaj kërkesave të tyre./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

VIDEO/ Studentët protestë para Kryeministrisë, kërkojnë arrestimin e Ramës: Polici e krimit!

21 ditë revoltë kundër qeverisë/ Studentët nuk
Pamje

TIRANA- Protesta e studentëve është zhvendosur pasditen e kësaj të hëne përpara godinës së Kryeministrisë, ku të rinj nga fakultete të ndryshme janë mbledhur për të kundërshtuar qeverinë.

Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, protestuesit kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar arrestimin e tyre.

Të pozicionuar në mes të bulevardit, përpara zyrës së kreut të qeverisë, studentët kanë vijuar protestën me slogane kundër Ramës dhe Policisë së Shtetit, mes tyre edhe thirrjen "Polici e krimit"./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Bashkohuni me ne"/ Studentët vijojnë marshimin në fakultete, futen te Shkencat e Natyrës: Bojkotoni mësimin(VIDEO)

21 ditë revoltë kundër qeverisë/ Studentët nuk

TIRANË- Protesta e studentëve po vijon në ambientet universitare, ku të rinjtë po u bëjnë thirrje kolegëve të tyre t’i bashkohen lëvizjes dhe të bojkotojnë mësimin. Pas protestës në Fakultetin e Drejtësisë, studentët janë drejtuar drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku kanë hyrë në ambientet e tij duke bërë thirrje për bojkotimin e mësimit.

 

“Bojkotoni mësimin" dhe “Na u bashkohuni”, janë thirrjet që protestuesit u drejtojnë studentëve të tjerë, në përpjekje për të zgjeruar pjesëmarrjen në protestë./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Protesta nuk ka lider"/ Studenti nga marshimi drejt Shkenca të Natyrës: Bojkoti vijon! Rama të japë dorëheqjen

21 ditë revoltë kundër qeverisë/ Studentët nuk

TIRANË- Në ditën e 21-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës, studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke mbajtur të palëkundur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë marshimit drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, një prej protestuesve ka deklaruar se bojkoti i mësimit vijon dhe se nuk ka asnjë vendim të studentëve për t'u rikthyer në auditorë.

Duke folur për Syri.TV, studenti theksoi se protesta është një lëvizje pa lider, e lindur nga pakënaqësitë dhe problemet e përditshme të të rinjve, ndërsa paralajmëroi se ajo do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave. Ai i bëri thirrje Policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj protestuesve.

"Kemi vendosur të bojkotojmë mësimin, nuk e di nga doli ai njoftim për tu kthyer në mësim por ai njoftim nuk është nxjerrë nga studentët. Asnjë student nuk kishte lidhje me atë njoftim. Ne vijojmë protestën si ditën e parë derisa të thyhet ky sistem. Ne jemi në protestë deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Bojkoti është i plotë nga studentët e shtetit dhe të privatit. Ka studentë dhe pedagogë nga private që kanë lënë mësimin, pra e gjitha është propagada. Qëllimi i për të përçarë protestën, për të nxitur frikë por siç e shihni këtu nuk ka më frikë. Protesta do vijojë deri në fund. Është për të ardhmen tonë dhe për të ardhmen e të gjithëve. Duam një jetë më të mirë, po kërkojmë gjëra minimale, nuk po kërkojmë shumë. Ai duhet ta japë dorëheqjen pasi kaq ditë në shesh ai duhet ta dëgjojë popullin. Unë jam vetëm një protestues, nuk jam lider. Protesta nuk ka lider. Këtu na kanë nxjerrë problemet që kanë prindërit tanë, problemet që i hasim ne sepse e dimë që nuk kemi të ardhme të premtuar këtu në Shqipëri. Gjithësecili e di vetë si do protestojë. Ne i kërkojmë policisë të sensibilizohet me protestuesit dhe të mos përdorë dhunë, sepse në asnjë moment studentët nuk dhonojnë dhe nuk prishin," tha studenti./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta e 21-të studentore, të rinjtë nisin marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”(VIDEO)

21 ditë revoltë kundër qeverisë/ Studentët nuk

TIRANË- Në ditën e 21-të të protestës studentore dhe revoltës së tyre me kërkesën kryesore dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama studentët sot kanë nisur edhe marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë studentët kanë bojkotuar edhe mësimin. Studentë të Politeknikut janë mbledhur dhe kanë marshuar fillimisht tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku janë futur brenda me thirrjet “bojkotoni mësimin”.

 

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe tek fakulteti i Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja dhe Juridiku. Ndërkohë, raportohet se Universiteti i Mjekësisë po kryen rregullisht mësim. Ashtu si në ditët e kaluara, edhe sot është njoftuar protestë para Ministrisë së Arsimit. /Dosja.al   

3 JAVE ME PARE

"Bashkohuni me ne"/ Të rinjtë futen në FHF, kërkojnë bojkot: Rama në Burg, Berisha në burg

21 ditë revoltë kundër qeverisë/ Studentët nuk

 TIRANË- Studentët kanë nisur ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Siç shihet edhe në pamjet, të rinjtë janë mbledhur fillimisht para Politeknikut dhe më pas janë nisur drejt FHF-së, ku janë futur brenda godinës, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë “Bashkohuni me ne”.

Pas FHF-së, studentët janë futur në Fakultetin e Drejtësisë. Të rinjtë kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve të tjerë me protestën që prej 21 ditësh vijon kundër qeverisë. “Rama në Burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, ishin thirrjet e të rinjve./Dosja.al.

protesta studentore

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...