LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Apeli i Hagës shpall vendimin, Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj dënohen me 4 vite e 3 muaj burg

• Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dhënë ditën e sotme aktgjykimin për apelin sa i përket rastit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Gucati dhe Haradinaj janë dënuar me nga 4 vite e 6 muaj burg. Por Gjykata vendosi që të ulë dënimin e tyre me 3 muaj burg •Më 18 maj 2022, Gucati dhe Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim. •Ata të dy janë në paraburgim në Hagë që nga shtatori i vitit 2020 dhe koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënim. •Avokatët e Gucatit dhe Haradinaj menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë apeluan vendim, duke thënë se presin zvogëlim të dënimit. •Ata kanë argumentuar se një dënim i tillë "është dukshëm i tepërt dhe përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara në ndonjë tjetër rast të krahasueshëm". •Haradinaj dhe Gucati u arrestuan më 5 shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë janë në qendrën e paraburgimit në Hagë. •Ata dyshohej se po atë vit, përmes disa konferencave për media, në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Apeli i Gjykatës Speciale “vulos” fatin e Haradinajt dhe Gucatit, dënohen me 4 vite e 3 muaj burg

Apeli i Hagës shpall vendimin, Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj

HAGë- Paneli i Gjykatës së Apelit të “Speciales” për hetimin e “krimeve” të anëtarëve të UÇK-së ka caktuar sot dënimet për dy ish-krerët e UÇK-së Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj. Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur që të dënojë fillimisht Gucatin dhe Haradinajn me 4 vite e 6 muaj burg, por duke qënë se atyre u ulen 3 muaj burg, do të bëjnë vetëm 4 vite e 3 muaj.

Kryetarja e turpit gjykues, Michele Picard ka lexuar vendimin:

“Lë në fuqi me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos verdiktin e fajësisë së zotit Gucati dhe Haradinaj për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë sipas  pikës 1 të akuzës. Anulon vendimin e njësuar prej 4 vjet e gjysmë burgim për zotin Gucati dhe zotin Haradinaj dhe cakton, me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos, një dënim të njësuar me 4 vjet e tre muaj burgim për zotin Gucati dhe 4 vjet e tre muaj për zotin Haradinaj duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Lë në fuqi dënimin shtesë për zotin Gucati dhe Haradinaj me një gjobë prej 100 eurosh. Vendos që ky aktgjykim të zbaothet me një efekt të menjëhershëm. Urdhëron që në pajtim me nenin 50 paragrafi 1 dhe rregullën 166, zoti Gucati dhe Haradinaj të mbesin në paraburgim deri në finalizimin e masave për transferimin e tyre në shtetin ku do të vuajnë dënimin”, ka thënë gjyaktësja.

3 VITE ME PARE

Apeli i Speciales ul dënimin Gucatit e Haradinajt, ish-krerët e UÇK-së do të vuajnë tre muaj më pak

Apeli i Hagës shpall vendimin, Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

HAGË- Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Lustës së UÇK-së janë dënuar me nga katër vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Kryetarja e trupit gjykues të Apelit tha se ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej nga 100 euro.

Më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së e shpallën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020. Gucati e Haradinaj u arrestuan më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë.

3 VITE ME PARE

Çfarë aktgjykimi pritet ndaj Gucatit e Haradinajt, avokati: Mund të lirohen ose të dënohen pak

Apeli i Hagës shpall vendimin, Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

HAGË- Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dy ish-krerët e organizatës së veteranëve të UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale për ta dëgjuar aktgjykimin e Apelit ndaj tyre. Avokati Artan Qerkini thotë për Gazetën Express se ata mund të lirohen nëse provat janë vlerësuar ndryshe në shkallën e dytë, apo së paku ta marrin një dënim më të ulët.

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara në Hagë do ta shqiptojë sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Seanca është caktuar për në orën 14:00.

Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë, më 18 maj 2022. Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini beson se ata do të mund të liroheshin sot, në rast se Gjykata e Apelit do t’i vlerësonte ndryshe provat.

“Natyrisht ne do të prisnim ndoshta edhe aktgjykim lirues nëse Gjykata e Apelit do t’i vlerësonte provat ndryshe. Nëse Gjykata e Apelit do të vlerësonte se publikimi i këtyre informatave e ka pasë një qëllim legjitim publik për ta njoftuar opinionin se cilat janë burimet e informatave apo provave që i përdor Gjykata Speciale; nëse do ta vlerësonte në këtë kontekst, atëherë mendoj se mund të kishte aktgjykim lirues apo së paku zbutje eventueale të dënimit i cili është shumë i lartë, marrë parasysh se ata nuk janë dënuar për vepra penale që kanë të bëjnë me krime lufte”, tha Qerkini në një prononvim për Gazetën Express.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së e shpallën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020.

Avokatët e të akuzuarve kanë thënë se ata e bënë këtë në interes të publikut, duke dashur ta njoftojnë opinionin se Gjykata po funksionon mbi bazën e provave të siguruara nga Serbia. Por Gjykata i dha të drejtë Prokurorisë, e cila tha se veprimet e tyre përbënin ndërhyrje në drejtësi e frikësim të dëshmitarëve.

“Këtu është krejt kontesti mes palëve. Tash krejt varet nga kjo. Gjykata e shkallës së parë s’e ka aprovuar teorinë e Mbrojtjes, por nuk do të thotë që gjykata e shkallës së dytë s’do ta aprovojë, ose minimalisht ta shpallë një dënim më të ulët”, thotë ai.

Gucati e Haradinaj u arrestuan më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë. Koha e kaluar në paraburgim, do t1% llogaritet në dënim.

hage hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...