LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Breshëri plumbash në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy vëllezërit, plagoset i treti! Sherri nisi pas një konflikti, në pranga autori (EMRAT+ PAMJET) 

• Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz. • Si pasojë e të shtënave dy vëllezër kanë humbur jetën dhe vëllai tjetër i viktimave ka mbetur i plagosur. Viktimat janë Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai tjetër, Shefqet Islamaj. • Ngjarja ka ndodhur pranë Repartit në Zall Herr, pas një konflikti, ku Ngushëllim Manzi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj. • Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi me profesion ushtarak, është arrestuar nga policia, ndërkohë blutë kanë sekuestruar edhe armën si provë materiale. • Sipas banorëve të zonës, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një muri rrethues që po ndërtohej nga vëllezërit. • Sipas tyre, në momentin kur në vendngjarje kishte mbërritur një betoniere, autori kishte kundërshtuar hedhjen e betonit, çka solli nisjen e debatit mes tyre, i cili më pas përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit. • Ndërkohë, fqinjët e tjerë deklarojnë se mes tyre nuk kishte pasur konflikte të mëparshme, madje shpesh i shihnin edhe në shoqërinë e njëri-tjetrit. • Tre vëllezërit janë me origjinë nga Tropoja, ndërsa autori është nga Tirana. Autori, i cili është vënë në pranga nuk ka dhënë asnjë deklaratë për krimin e rëndë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. • Pas të shtënave, 30-vjeçari, Selam Islamaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij Nazmi Islamaj, 48 vjeç ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spital. • Sakaq, Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj

8 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Kamëz/ Si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana, “mollë sherri” u bë një mur rrethues  

Breshëri plumbash në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy
Ngushëllim Manzi

TIRANË- Detaje të reja vijojnë zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në rrugën “Petrela”, në Bathore të Kamzës, ku një efektiv i Policisë Ushtarake ekezekutoi me armë zjarri dy vëllezër dhe plagosi rëndë vëllain e tretë të viktimave. Tre vëllezërit dhe efektivi Ngushëllim Manzi ishin fqinjë, ndërkohë "mollë sherri" mes tyre është bërë një mur rrethues në oborrin e banesave të vëllezërve.

Tre vëllezërit janë me origjinë nga Tropoja, ndërsa autori është nga Tirana. Autori, i cili është vënë në pranga nuk ka dhënë asnjë deklaratë për krimin e rëndë, të cilin e kreu me armën e shërbimit.

Pas të shtënave me armë zjarri, 30-vjeçari ndërroi jetë menjëherë, ndërkohë që dy vëllezërit e tij u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht, 48-vjeçari, Nazmi Islamaj nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

PAMJE TË RËNDA/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, trupi i pa jetë i 30-vjeçarit ende në rrugë

Breshëri plumbash në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy

TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga ngjarja e rëndë në Kamëz, ku dy vëllezër humbën jetën dhe i plagosur mbeti vëllai i tyre i tretë. Në pamje shiht trupi i pajetë i 30-vjeçarit, Selam Islamaj, i cili është ende i shtrirë në vendin e ngajrjes.

Sipas bluve, pas të shtënave me armë zjarri, 30-vjeçari ndërroi jetë menjëherë, ndërkohë që dy vëllezërit e tij u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht, 48-vjeçari, Nazmi Islamaj nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

 

Autori i ngjarjes, punonjës i Policisë Ushtarake, Ngushëllim Manzi nuk ka dhënë ende deklaratën e tij në polici, pasi ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Autori dhe viktima ishin fqinj dhe gjithçka ka ndodhur në rrugë pas një konflikti të çastit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Ekzekutoi dy vëllezër dhe plagosi të tretin, del FOTOJA e autorit me profesion ushtarak 

Breshëri plumbash në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy
Ngushëllim Manzi

KAMËZ- Personi që shihni në foto është Ngushëllim Manzi, autori i vrasjes së dy vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj. Manzi la të plagosur edhe vëllain e tretë të dy viktimave, Shefqet Islamaj, i cili ndodhet te Trauma, duke marrë mjekim.

Njëri prej viktimave, Selam Islamaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij Nazmi Islamaj ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spital. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive banale, ndërsa autori i krimit të dyfishtë Ngushellim Manzi, i cili është arrestuar nga policia ishte fqinj me tre vëllezërit. 

Blutë bëjnë me dije gjithashtu se është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin. Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e dy vëllezërve dhe plagosja e të tretit, policia: Sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur për krimin

Breshëri plumbash në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy

KAMËZ- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me vrasjen e dyfishtë në Kamëz, ku dy vëllezër u vranë me armë zjarri ndërsa një i tretë mbeti plagosur. Mësohet se njëri prej viktimave, Selam Islamaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij Nazmi Islamaj ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spital.

Po ashtu, te Trauma po merr mjekim edhe vëllai i tretë Shefqet Islamaj, i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive banale, ndërsa autori i krimit të dyfishtë Ngushellim Manzi, i cili është arrestuar nga policia ishte fqinj me tre vëllezërit. 

Blutë bëjnë me dije gjithashtu se është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin. Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake. Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, autori me profesion ushtarak

Breshëri plumbash në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy

KAMËZ- Detaje të reja vijojnë të dalin nga të shtënat me armë zjarri në Kamëz, ku dy vëllezër humbën jetën dhe vëllai i tretë mbeti i plagosur. Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur Shefqet Islamaj, vëllai i tyre.

Sipas informacioneve paraprake, Ngushëllim Manzi, me profesion ushtarak dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u zbardhur, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për dinamikën e konfliktit dhe veprimet hetimore. /Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Kamëz/ Identifikohen viktimat dhe autori! I plagosur mbeti edhe vëllai i viktimave (EMRAT)

Breshëri plumbash në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy

TIRANË- Selam dhe Nazmi Islamaj janë dy vëllezërit që u vranë me armë zjarri nga Ngushëllim Manzi në Kamëz. Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur edhe vëllai i dy viktimave, Shefqet Islamaj.

Ngjarja ka ndodhur pranë Repartit në Zall Herr, pas një konflikti, ku Ngushëllim Manzi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj. Pas ngjarjes, autori, Ngushëllim Manzi, është arrestuar nga policia. Ndërkohë  ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çoi në vrasjen e dyfishtë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Kamëz/ Viktimat vëllezër, krimi dyshohet për motive banale

Breshëri plumbash në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy

KAMËZ- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në mesditën e sotme në Kamëz, ku dy persona humbën jetën. Bëhet me dije se viktimat janë dy vëllezëri, ndërsa ende nuk dihen identitetet e tyre.

Sa i përket autorit, ai është arrestuar nga policia, por deri më tani identiteti i tij  edne nuk është zbuluar. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive banale, ndërkohë, policia ndodhet  në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të krimit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz ku humbën jetën dy persona, arrestohet autori

Breshëri plumbash në Kamëz/ Vriten me armë zjarri dy

KAMËZ-  Autori i vrasjes së dy personave në Kamëz është arrestuar nga policia. Bëhet me dije se viktimat janë vëllezër, ndërsa dyshohet se të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti.

Megjithatë, ende nuk dihen rrethanat e krimit dhe cilët janë personat e përfshirë, por pritet një reagim zyrtar nga policia./Dosja.al 

Shefqet Islamaj Nazmi Islamaj Selam islamaj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...