LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krim në familje në Bulqizë/ 62-vjeçari vritet nga gruaja dhe djali, e raportuan se e sulmoi një ari! Në pranga nënë e bir

• Një krim në familje ka ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku një 62-vjeçar është vrarë nga bashkëshortja dhe djali i tij. • Fillimisht, u raportua se Urim Fiku kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari në fshatin Godvi të Bulqizës, por hetimet zbuluan të vërtetën tronditëse. • Pas zbardhjes së ngjarjes, blutë kanë arrestuar për vrasjen e 62-vjeçarit bashkëshorten e tij, 57-vjeçaren Sadete Fiku dhe të birin, 33-vjeçarin Gazmir Fiku. • Ata dyshohet ta kenë vrarë 62-vjeçarin me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse. • Familjarët e tij e raportuan ngjarjen në Polici si një sulm nga ariu, por pas verifikimeve nga Mjekësia Ligjore në Tiranë, rezultoi se viktima kishte marrë një plumb në gjoks, ç’ka bëri që Policia të hapte një pistë të re hetimesh, atë të vrasjes. • Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës. • Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

7 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Vrau babain dhe fshiu pamjet nga DVR-ja e kamerave, kërkohet ekspertim për paisjen. Ky është Gaz Fiku (FOTOT)

Krim në familje në Bulqizë/ 62-vjeçari vritet nga gruaja

BULQIZË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e Urim Fikut, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se policia ka sekuestruar një paisje DVR-je në shtëpinë e viktimës, e cila ishte lidhur me 3 kamera të instaluara në shtëpinë ku ndodhi krimi i rëndë.

Por teksa paisja është marrë për kçyrje, në të nuk është gjetur asnjë pamje filmike. Gazmir Fiku, djali i viktimës Urim Fiku, që dyshohet të jetë dhe autori i krimit, mësohet se i ka fshirë pamjet filmike nga aparati i telefonit të tij.

Nisur nga kjo situatë, policia e Dibrës ka kërkuar ekspertimin kompjuterik të psisjes DVR, me shpresën e rikuperimit të pamjeve filmike. Ngjarja e rëndë lidhet me shkaqet e një xhelozie, që kanë pasur djali dhe gruaja për një lidhje sentimentale të Urim Fikut.

Personi që shikoni në foto është Gazmir Fiku, 33 vjeç nga Bulqiza. Pak orë më parë ai u arrestua bashkë me nënën e tij 57 vjeçare Sadete Fiku, pasi shihen që të dy nga policia si bashkëpunëtorë të vrasjes së Urim Fikut.

Gazmir Fiku, punonte si supervizor i OSHEE, përmbi një dekadë në këtë institucion. Sipas policisë së Dibrës, ai së bashku me nënën e tij, është përfshirë në vrasjen e të atit dhe më pas fshehjen e ngjarjes duke e raportuar si një vdekje që kishte ardhur nga sulmi dhe më pas kafshimi i një ariu.

"Gazmir Fiku, djali i të ndjerit Urim Fiku dhe Sadete Fiki, gruaja e viktimës, u ndaluan pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse 61 vjeçarin", tha policia lokale në komunikatën e sotme.

Krim në familje në Bulqizë/ 62-vjeçari vritet nga gruaja
Gazmir Fiku dhe viktima Urim Fiku
Krim në familje në Bulqizë/ 62-vjeçari vritet nga gruaja
Sadete Fiku
2 JAVE ME PARE

Krimi në familje në Bulqizë/ Urim Fikun e vranë me armë dhe sëpatë, më pas ia prenë rrobat duke ja hedhur në WC e shtëpisë

Krim në familje në Bulqizë/ 62-vjeçari vritet nga gruaja
Urim Fiku

BULQIZË- Ngjarja që u raportua fillimisht nga familjarët se Urim Fiku ishte sulmuar dhe kafshuar për vdekje nga një kafshë e egër “Ari”, ka marrë një tjetër kthesë hetimore kur trupi i pajetë i viktimës është këqyrur nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore të mbërritur nga Tirana.

Sipas konkluzjoneve të ekspertëve dhe hetuesve të policisë kriminale në komisariatin e Bulqizë, Urim Fiku, 53-vjeçari nga Bulqiza rezulton të jetë vrarë me armë zjarri pistoletë dhe më pas është goditur me një sende të mprehtë (Sëpatë) në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Për këtë ngjarje të ndodhur mëngjesin e sotëm, policia e Bulqizës vendosi të arrestojë në mesditë gruan e Urim Fikut, shtetasen Sadete Fiku dhe djalin e viktimës, shtetasin Gëzim Fiku.

Nënë e bir, ju komunikua akuza e “Vrasjes për shkaqe të marrëdhënien familjare” kryer në bashkëpunim ndaj kryefamiljarit Urim Fiku dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se sipas hetimeve të kryera ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Fillimisht Urim Fiku është qëlluar pas shpine me një plumb pistol. Ekspertët kanë saktësuar oficerët e hetimit se plumb ka qenë tejshkues, duke hyrë në pjesën e pasme dhe më pas i ka dalë në gjoks.

Por veç kësaj plage të rëndë të shkaktuar me armë zjarri, ekspertët kanë konstatuar në kokën e viktimës Urim Fiku dhe një plagë të madhe në kokë, e cila ishte shkaktuar me një mjet prerës të fortë që dyshohet sëpatë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia e Bulqizës është vënë në dijeni nga spitali i qytetit, ku gruaja Sadetia dhe djali Gëzim Fiku, e kishin transportuar kryefamiljarin në spital me pretekstin e një vizite mjekësore se njeriu i tyre ishte pa shenja jete.

Por pas vizitës së mjekëve ata kanë konstatuar se Urim Fiku kishte ndëruar jetë. Në këto rrethana gruaja dhe djali kanë kërkuar dhe insistuar që të tërheqin trupin e Urim Fikut me qëllim zhvillimin e ceremonisë mortore.

Mirëpo në këto moment mjekët kanë njoftuar policinë për të kryer verifikimet e mundshme hetimore. Pas kryerjes së ekspertizës u kuptua qartë se vdekja e Urim Fikut nuk ishte kryer nga ariu por nga një armë zjarri pistoletë dhe më pas nga një goditje me sëpatë në trup.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore në pyetje është marrë shtetësja Sadete Fiku, e cila ka treguar gjithçka për policinë e Bulqizës. Sipas saj ngjarja lidhet me një motiv xhelozie pasi Urim Fiku, kishte krijuar një lidhje paralele me një grua tjetër.

Sadetja ka treguar se vrasja është kryer me armë zjarri pistoletë, të cilën ajo e ka fshehur në një vend, që ja ka treguar më pas djalit. Dhe sipas saj, djali i saj Gëzimi e ka marrë armën dhe e ka fshehur diku tjetër që ajo nuk e dinte.

Për të mbuluar plagën e armës, gruaja dhe i biri kanë zhveshur Urim Fikun, duke i veshur rroba të tjera. Ndërsa rrobat që ia kanë hequr, djali i tij Gëzimi, i ka prerë me gërshërë dhe më tej ia ka hedhur në tualetin e shtëpisë.

Këto rroba tashmë janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Si provë është sekuestruar dhe arma e zjarrit, të cilën e ka treguar vetë djali i viktimës, Gëzim Fiku.

Nënë e bir tashmë janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ngritur akuza të rënda si “Vrasje për shkaqe të marrëdhënies familjare” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Pritet që të dy të dalin në ditët në vijim para gjykatës së Dibrës, për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokurori i çështjes./Syri.net

2 JAVE ME PARE

U raportua se kishte humbur jetën pas sulmit nga ariu/  Arrestohen gruaja dhe djali i 62-vjeçarit në Bulqizë, burri u vra me armë zjarri 

Krim në familje në Bulqizë/ 62-vjeçari vritet nga gruaja

BULQIZË- Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku fillimisht u raportua se një 62-vjeçar kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër, por nga hetimet u zbulua se ai ishte vrarë me armë zjarri. Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar bashkëshorten dhe djalin e viktimës, të dyshuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vrasjen e 62-vjeçarit, duke përdorur armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.

Ngjarja u regjistrua më 3 nëntor 2026, ndërsa pas hetimeve intensive, më 4 nëntor, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër bëri të mundur dokumentimin e saj, nën drejtimin e Prokurorisë. Fillimisht, familjarët raportuan se 62-vjeçari kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari, por nga hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ai ishte vrarë me armë zjarri.

Konkretisht, në pranga janë vënë bashkëshortja, 57 vjeçe, dhe djali i viktimës, 33 vjeç, të dy banues në fshatin Godvi. Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi një pistoletë model 54, së bashku me fishekët, si dhe një gëzhojë pistolete të gjetur në oborrin e banesës. Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë: 

DVP Dibër/Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Godvi, Bulqizë, ku fillimisht u raportua se një shtetas kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër. Arrestohen bashkëshortja dhe djali i tij, të dyshuar për vrasjen e tij me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.

Më datë 04.11.2026, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, pas një hetimi intensiv, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 03.11.2026, në fshatin Godvi, Bulqizë.

Fillimisht, familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve:

* S. F., 57 vjeçe;

* G. F., 33 vjeç;

të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F.).

Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse shtetasin U. F. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Të shtënat me armë zjarri në Bulqizë, humb jetën i plagosuri

Krim në familje në Bulqizë/ 62-vjeçari vritet nga gruaja

BULQIZË- Shtetasi E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

2 JAVE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për të plagosur

Krim në familje në Bulqizë/ 62-vjeçari vritet nga gruaja
Policia

BULQIZË- Një incident me armë zjarri është regjistruar në fshatin Sopot, në njësinë administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë. Nga informacionet paraprake dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e tij apo për shkaqet që çuan në këtë ngjarje. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat e Policisë, të cilat do të nisin hetimet për zbardhjen e rrethanave./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Zbulohen detaje të reja për 61-vjeçarin që humbi jetën nga sulmi i ariut/ Dyshohet se viktima mori një plagë në gjoks nga një armë zjarri 

Krim në familje në Bulqizë/ 62-vjeçari vritet nga gruaja

BULQIZË-Një 61-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës. Pas hetimeve ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar detaje të reja lidhur me dyshimet e vrasjes.

Pas ekzaminimit të kryer në Tiranë, në trupin e viktimës dyshohet se është konstatuar një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit, me një predhë plumbi në pjesën e gjoksit. 

Fillimisht, dyshimet ishin se 53-vjeçari mund të ishte sulmuar nga kafshë të egra. Megjithatë, konstatimi i plagës së dyshuar nga arma e zjarrit ka hapur një pistë të re hetimi për rrethanat e vdekjes së tij.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se nga hetimet e kryera deri në këto momente nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se 61-vjeçari perveç dëmtimeve të dyshuara se janë të shkaktuara nga kafsha e egër, është konstatuar edhe një plagë nga një armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj./Dosja.al 

2 JAVE ME PARE

Tronditëse në Bulqizë/ Ariu kafshon burrin, 53-vjeçari humb jetën

Krim në familje në Bulqizë/ 62-vjeçari vritet nga gruaja
foto ilustruese

BULQIZA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një ari. Sipas njoftimit të policisë, burri ka marrë plagë nga kafshimi i kafshës së egër, ndërsa familjarët kanë tentuar ti sigurojnë ndihmë mjekësore.

Rasti është raportuar rreth orës 14:10, kur Spitali i Bulqizës ka njoftuar policinë. Efektivët dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë. Sakaq, trupi i viktimës është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari). Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.

Trupi i pajetë i shtetasit U. F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Dosja.al

durim fiku Sadete Fiku Gazmir Fiku

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...