LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në Itali, nuk ka shenja frenimi, flet babai: Humba ëngjëjt e mi

• Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në hyrje të qytetit të Parmës ku kanë ndërruar jetë 4 shtetas shqiptarë, mes tyre 3 fëmijë. • Makina e cila drejtohej nga 30-vjeçari Orjol Lame është përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar në rrugën nacionel të Parmës. • Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë Shane Hyseni, 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame, motra e saj Rejana Hyseni si dhe vëllai Resat Hyseni, ndërkohë drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë. • Familja Hyseni ka humbur 3 nga 4 fëmijët e saj, ku tashmë i ka mbetur vetëm një djalë 18-vjeçar i cili po mundohet të ngushëllojë prindërit e tij pas kësaj ngjarje tragjike. • Nga informacionet paraprake, dy të miturit Rejana dhe Resat, kishin dalë për dakrë me motrën e tyre dhe partnerin e saj dhe në momentin e aksidentit po ktheheshin në shtëpi.• Nga hetimet paraprake policia dyshoh se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë që po ecte 30-vjeçari Lame por dhe për shkak të errësirës në këtë zonë.

8 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

"Dje i çova në park, sot nuk janë më", flet i dëshpëruar Ardian Hyseni i cili humbi fëmijët dhe nipin në aksident

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në Itali, nuk ka
Ardian Hyseni

ITALI- Me duart që i dridhen dhe sytë e skuqur nga të qarat, Ardian Hyseni nxjerr celularin dhe tregon fotot dhe fëmijët e fëmijëve të tij.

"Shiko këtu, unë i çova në park dje në mëngjes dhe tani ata janë zhdukur".- thotë ai.

Sipas medaive italiane, Hyseni i kthen shpinën shtëpisë së shkatërruar nga Fiat Stilo në aksidentin e tmerrshëm mbrëmjen e së dielës në Villa Gaida, në Via Emilia. Nuk ka guxim të kthehet drejt asaj humnere që ka përpirë përgjithmonë me një goditje të vetme tre fëmijë dhe nipin e tij të dashur, fotoja e të cilit bie në sy edhe si imazhi i profilit në facebook, i rrethuar nga një mijë zemra.

Ai rishikon ato momente të mallkuara, pikërisht aty, në trotuar, një hap nga tragjedia e tmerrshme që goditi familjen e tij duke i marrë tre fëmijët dhe nipin.

"Vajza ime Shane kishte insistuar aq shumë sa më tha: "Babi, unë po vij të marr Resatin dhe Rejanën sonte. Vishini mirë, do t'i marrim me vete në darkë". Ata shkuan të hanin sushi në një restorant japonez në Reggio. Isha i qetë, aq sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 8, më thirri policia bashkiake".- vijon Hyseni.

Së bashku me gruan e tij Anjeza ata nxituan nga Parma, ku jetojnë dhe ku fëmijët e tyre Resat dhe Rejana shkonin në shkollë në institutin gjithëpërfshirës Albertelli-Newton në Reggio. Para tyre, në atë vrimën e zezë të shtëpisë së goditur nga makina, ka rënë e gjithë bota. Anjeza nuk i bëri ballë pamjeve të rënda dhe ra në tokë duke bërtitur ku më pas u dërgua në spitalin Maggiore në Parma.

"Një tragjedi pa shpjegim" thotë Ardiani, duke tundur kokën, por ai nuk është vetëm, me të në mëngjes, për të qenë pranë tij, kanë mbërritur disa të afërm nga Vicenza. 

"Ka diçka të çuditshme në dinamikën e këtij incidenti. Por këtu nuk ka kamera? Do të donim të kuptonim" thonë ata. Ata bëjnë fotografi dhe kërkojnë me dëshpërim një arsye, një arsye, vijojnë ata teksa pyesin banorët e zonës dhe pronarët e Arredamenti Terenziani, një biznes matanë rrugës, pronarë të shtëpisë së pabanuar.

“Nuk e dimë se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, mund të ketë qenë në të vërtetë çdo gjë. Në një nivel të përgjithshëm ne bëjmë një konsideratë, fatkeqësisht Via Emilia është e rrezikshme, nga ana tjetër është një rrugë e projektuar shekuj më parë për t'u udhëtuar. ne kembe.Ne besojme se duhen marre masa duke vendosur velokset qe makinat te ecin me ngadale. Siç veprohet ne Codemondo eshte alternativa e vetme per te permiresuar sigurine" thote nje punonjes dyqani.

Prej disa kohësh banorët vendas kanë kërkuar përmirësime të rrugës. Diskutime që nuk pretendojnë t'ia lehtësojnë dhimbjen një familjeje të tërë.

"Shane shte një vajzë e mrekullueshme  Resati dhe Rejana dy fëmijë spektakolar, inteligjentë dhe të sjellshëm. Ne jemi pa fjalë", thotë një teze. 

Dy të afërm të tjerë mbërrijnë në atë brez të Via Emilia. Ata e përqafojnë Ardianin duke u përpjekur t'i japin kurajo. Celulari i Ardianit bie ende. Është djali tjetër i familjes.

“Është i fundit që më ka mbetur, jeton në Francë. Ne jetojmë prej disa vitesh pranë Parmës, punoj murator, por kemi kohë që jemi në Itali”. -thotë Ardiani.

Familja Hyseni, si shumë bashkatdhetarë, emigruan vite më parë nga Shqipëria, nga qyteti i tyre i mrekullueshëm Durrësi, në Itali në kërkim të një jete më cilësore. Ata kishin mbërritur në Emilia, pas një periudhe jetese në Italinë e Jugut, në Basilicata, ku Ardiani kishte gjetur punë dhe ku herë pas here shkonte të vizitonte mjeshtrin ndërtues me fëmijët e tij, siç tregohet edhe në facebook, gjatë një vizite të lumtur në Sassi i Matera. 

"Ne do të shkojmë në vendin tonë, Shqipëri për të varrosur fëmijët"- thotë Ardiani me krenari prekëse. 

Policia lokale dhe bashkia e Reggios njoftuan ambasadën shqiptare për të organizuar riatdhesimin e trupave dhe ka shumë gjasa që ata do të kthehen të jetojnë në Shqipëri. Ka shumë dhimbje në Via Emilia. 

"Tani duhet të shkojmë dhe të bëjmë njohjen e trupit. Do të jetë e tmerrshme," thotë tezja. 

Mbrëmjen e 30 tetorit makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një ndërtesë të pabanuar në hyrje të qytetit të Parmës. Nga përplasja ndërruan jetë në vend Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame 15 muajsh, Rejana Hyseni 8 vjeç dhe Resat Hyseni 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes. Ndërkohë i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari Orjol Lame i cili gjendet në gjendje të rëndë në spital.

4 VITE ME PARE

Nisin hetimet për aksidentin në Itali, në asfalt nuk kishte shenja frenimi, Lame ishte me shpejtësi

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në Itali, nuk ka
Pamje nga aksidenti

ITALI- Orjol Lame, partneri 32-vjeçar i Shane dhe babai i Mattias, i cili drejtonte Fiat Stilo-n që u përplas në një shtëpi të pabanuar është shtruar në kushte shumë të rënda në spital, në reanimacion. 

Sipas mediave vendase, Prokuroria Publike e Reggio Emilia ka hapur një dosje në përpjekje për të rindërtuar me saktësi aksidentin dhe për të verifikuar gjendjen e drejtuesit të mjetit në momentin e përplasjes ku janë bërë teste toksikologjike.

Sipas informacioneve fillestare, në asfalt nuk ka shenja frenimi. Sipas një shoferi, i cili po udhëtonte përgjatë Via Emilia në drejtim të kundërt, drejt Reggio Emilia, makina do të kishte filluar papritmas të rrëshqiste dhe më pas të përplasej në ndërtesë. 

Sipas rikonstrruksionit paraprak nga vendi i ngjarjes dyshohet se Lame ka qenë me shpejtësi të lartë, gjë që shpjegon dhe shembjen e murit të shtëpisë ku u plërplas makina.

Ka dyshime se Lame mund të ketë ndjerë dhimbje në këmbë dhe ka humbur kontrollin e lëvizjes së saj duke bërë që të shtypë më shumë gazin dhe të ketë humbur kontrollin. Gjithashtu ka dyshime se i vogli të ketë qenë në prehrin e mamasë së tij dhe jo në sediljen e posaçme siç përcakton kodi rrugor.

Makina rezulton se nuk ishte e siguruar dhe nuk ishte në pronësi të 32 vjeçarit por e një shtetasi Italian o cili është thirrur për tu marrë në pyetje.

Mbrëmjen e 30 tetorit makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një ndërtesë të pabanuar në hyrje të qytetit të Parmës. Nga përplasja ndërruan jetë në vend Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame 15 muajsh, Rejana Hyseni 8 vjeç dhe Resat Hyseni 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes. Ndërkohë i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari Orjol Lame i cili gjendet në gjendje të rëndë në spital.

4 VITE ME PARE

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes në aksidentin tragjik, komuniteti shqiptar në Parma shpreh ngushëllimet e tij

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në Itali, nuk ka
Falimja Hyseni

ITALI- Komuniteti shqiptar i Parmës ka shprehur ngushëllimet e tij për tragjedinë e cila i mori jetën 4 shtetasve shqiptar mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave italiane, në një postim në rrjetet sociale thuhet se ata shprehin dhimbjen për vdekjen e 4 shtetasve shqiptarë, anëtarë të një familje, nga aksidenti i ndodhur gjatë mbrëmjes së të dielës.

“Komuniteti shqiptar i Parmës shpreh dhimbjen e tij për këtë tragjedi. Mes Parmës dhe Rexhios, nga një aksident i tmerrshëm automobilistik humbën jetën 4 persona: Dy motrat Shane Hyseni 22 vjeç, Rejana Hyseni 11 vjeç dhe vëllai i vogël Resat Hyseni 8 Së bashku me Ata humbi jetën fëmija i Shane, ishte Mattias Lame, gati 2 vjeç, familja po kthehej nga një darkë në Reggio Emilia dhe në një moment shoferi 30-vjeçar (që jetonte me babain e Shane dhe Mattias) humbi kontrollin dhe makina u përplas në një shtëpi të pabanueshme. E vetmja e mbijetuar në terapi intensive në Reggio Emila është shoferi i makinës. Rejana dhe Resati ndoqën shkollën fillore "Albertelli-Newton" në qytetin tonë, Parma, e para në klasën e parë) dhe i dyti në klasën e katërt " -thuhet në faqen e komunitetit.

Kryebashkiaku i Parmës Michele Guerra shprehu ngushëllimet e tij më të përzemërta në emër të të gjithë qytetin dhe shprehu mbështetjen e pakusht për çiftin Ardian dhe Anjeza Hyseni të cilët humbën 3 fëmijët e tyre dhe nipin e vogël.

"Së bashku me këshillin, dua të shpreh ngushëllimet më të përzemërta të qytetit të Parmës për familjen dhe miqtë e fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik mbrëmë në Via Emilia. Dy prej tyre, Rejana dhe Resat, shkonin në shkollën Albertelli Newton, në qytetin tonë, ne jemi pranë shokëve të klasës dhe shokëve të klasës dhe të gjithë mësuesve, në këtë moment dhimbjeje të paimagjinueshme. Një tragjedi e tmerrshme."-shkruhet në deklaratën e bashkisë.

Mbrëmjen e 30 tetorit makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një ndërtesë të pabanuar në hyrje të qytetit të Parmës. Nga përplasja ndërruan jetë në vend Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame 15 muajsh, Rejana Hyseni 8 vjeç dhe Resat Hyseni 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes. Ndërkohë i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari Orjol Lame i cili gjendet në gjendje të rëndë në spital.

4 VITE ME PARE

Parma në zi për aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 shqiptarë, të gjithë shprehin mbështetjen për Ardianin dhe Anjezën

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në Itali, nuk ka
Viktimat e aksidentit

ITALI- Një familje e shkatërruar nga pikëllimi është ajo Hyseni, me origjinë ngaa Durrësi por që prej vitesh jetonin në Itali, pasi nga aksidenti tragjik i djeshëm humbën jetën 3 fëmijët e tyre dhe nipi 1-vjeçar.

Sipas mediave vendase, mësues, shokë klase, miq që nga dita e djeshme e 31 tetorit kanë vizituar Ardian dhe Anjeza Hysenin, burrë e grua me origjinë shqiptare të cilët në aksidentin e tmerrshëm rrugor përgjatë rrugës Emilia në Cade, që ndodhi në orën 20 të së dielës së 30 tetorit, humbën tre fëmijët, Rejana dhe Resat 8 dhe 11 vjeç dhe vajza Shane 22 vjeç, si dhe nipi një vit e 4 muaj, Mattias, djali i Shanes. 

“Jemi të tronditur, pranë familjes, shokëve të klasës dhe mësuesve”, nënvizon kryebashkiaku i Parmës, Michele Guerra, i cili ndjeu afërsinë e tij me dy prindërit që jetojnë në Casaltone, në qytetin tonë pak hapa larg territorit të provincës së Reggio Emilias. 

Rejana dhe Resat Hyseni ndoqën institutin Albertelli-Newton, Rejana në klasën e katërt dhe Resat në klasën e gjashtë. Mësuesit dhe drejtuesja janë të shokuar.

“Ishin dy engjëj në tokë”.-thonë ata.

Dy vëllezërit kishin ardhur nga Shqipëria që në fillim të këtij viti shkollor dhe ishin pritur nga të gjithë me entuziazëm dhe krahëhapur.

Mbrëmjen e së dielës së 30 tetorit, dy vëllezërit Rejana dhe Resat kishin vendosur të shkonin me motrën e tyre 22-vjeçare Shane për darkë në një restorant sushi në Reggio Emilia, së bashku me partnerin e saj Orjol Lame dhe djalin e tyre të mitur. Ata ishin të gjithë në makinë së bashku në rrugën e kthimit për në Casaltone, rreth orës 20: 00 përgjatë via Emilia dhe përplasja e tmerrshme në një ndërtesë të braktisur.

Anjeza Hyseni, nëna e tre viktimave u ndje keq kur mbërriti në vendin e aksidentit mbrëmjen e së dielës. Ajo u tranferua nga mjekët dhe u transportua në spitalin Maggiore në Parma, ku qëndroi për rreth 24 orë. Lajmin e ka marrë vesh me një telefonatë fëmija i katërt i Ardianit dhe Anjezës, 18-vjeçari Danilo. 

4 VITE ME PARE

Tragjedia e familjes Hyseni, humbi 3 nga 4 fëmijët e saj në aksident, nëna e tronditur shkon në vendgjarje

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në Itali, nuk ka


Pamje nga aksidenti

ITALI- Aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmë në hyrej të qytetit të Parmës në Itali, i mori jetën 3 nga 4 fëmijëve të çiftit shqiptar Ardian dhe Anjeza Hyseni.

Çifti Hyseni prej vitesh ishin transferuar nga Durrësi për në Itali për të patur një jetë më të mirë ku dhe u vendosën në qytetin e Parmë.

Në tragjedinë e mbrëmshme ata humbën tre fëmijët e tyre si dhe nipin e vogël, ku i vetmi i mbijetuar është djali i tyre 18-vjeçar i cili nuk ishte i pranishëm në ngjarjen e rëndë. Mediat vendase raportojnë se Anjeza kishte shkuar në vendngjarje pasi mësoi lajmin tragjik ku më pas u transferua në spital pasi u ndje keq.

Aksidenti ka ndodhur në zonën Reggio, pranë qytetit të Cade ku në timonin e Fiat Stilo ishte partneri i Shanes, 30-vjeçaro Orjol Lame i shtruar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin Reggio Emilia. 

4 VITE ME PARE

Detaje nga tragjedia ku humbën jetën 4 shqiptarë, dy të miturit po ktheheshin nga një darkë me motrën e madhe

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në Itali, nuk ka
Pamje nga aksidenti

ITALI- Dy vëllezërit shqiptarë, të moshës 11 dhe 8 vjeç, Rejana dhe Resat Hyseni, të cilët humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik rrugor përgjatë Via Emilia në Cade, ishin nga Parma. 

Sipas mediave vendase, dy fëmijët, në fakt, jetonin në qytetin e Parmës me prindërit e tyre, ndërsa djeje, rreth orës 20:00, ata ishin në makinë me motrën e tyre 22-vjeçare Shane Hyseni, e cila humbi jetën në aksident së bashku me djalin e saj Mattias Lame, një vjeç e gjysmë.

Rejana dhe Resat Hyseni ndiqnin shkollën fillore në Institutin Gjithëpërfshirës Albertelli-Newton dhe shkolla publikoi një mesazh në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm.

"Dy nxënës, vëllai dhe motra e vogël, që nga sonte janë në parajsë. Engjëjt në tokë dhe tani në përjetësi"-shkruhej në postim.

Sipas informacioneve fillestare, dy fëmijët kishin shkuar për darkë me motrën e tyre të madhe në Reggio Emilia dhe po ktheheshin në Parma. Përgjatë Via Emilia, teksa për pak arrinin në qytet ndodhi përplasja e dhunshme me një shtëpi të pabanuar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën Reggio, pranë qytetit të Cade ku në timonin e Fiat Stilo ishte partneri i Shanes, 30-vjeçaro Orjol Lame i shtruar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin Reggio Emilia. 

4 VITE ME PARE

Shuhet familja, identifikohen 4 shqiptarët që ndërruan jetë në aksidentin fatal në Itali (EMRAT)

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në Itali, nuk ka
Makina e perplasur

ITALI- Dy familje të shkatërruara në një tragjedi të vetme në aksidentin e mbrëmshëm, në Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida, ku një makinë, në të cilën ndodheshin pesë persona, u përplas me një shtëpi të pabanuar rreth orës 20:00. 

Sipas mediave vendase, janë identifikuar katër viktimat, të gjithë me origjinë shqiptare, të vilët janë: Shane Hyseni 22 vjeç, nëna e Mattias Lame, një vit e gjysmë. Me ta, në të njëjtën makinë, vdiqën 8-vjeçarja Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni, motra dhe vëllai i Shanes, të gjithë me banim në Reggio.

Në timonin e Fiat Stilo ishte një 30-vjeçar, bashkëjetues i vajzës dhe babai i foshnjës së ndjerë, tashmë i shtruar në kushte shumë të rënda në terapi intensive. Policia lokale e koordinuar nga Prokuroria po heton për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas gjetjeve fillestare, makina ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, por shkaqet e sakta të përplasjes janë ende duke u hetuar.

4 VITE ME PARE

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali/ Vdes 22-vjeçarja dhe tre fëmijët, i shoqi rëndë në spital

Vdekja e 4 anëtarëve të familjes Hyseni në Itali, nuk ka
Ndihma e shpejte

ITALI- Tragjedi për familjen shqiptare. Mbrëmjen e djeshme, ka humbur jetën një 22-vjeçare dhe tre fëmijë, të moshave 2, 10 dhe 12 vjeç, ndërsa burri ka mbetur i lënduar rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida, në provincën e Reggio Emilia, drejt Parmës. 

Makina, Fiat Stilo e errët, ishte nisur në drejtim të Sant'Ilario, kur drejtuesi i mjetit, humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi. Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë për nxjerrjen e personave brenda llamarinave të përdredhur të makinës dhe e gjithë ndërhyrja zgjati shumë. I plagosuri u dërgua në gjendje shumë të rëndë në spitalin Reggio Emilia. 

Deri më tani, është zbuluar se 22-vjeçarja ishte nëna e 2-vjeçarit, ndërsa nuk dihet nëse fëmijët e tjerë ishin të tyre apo të të afërmëve./Burimi: Rainews.it

shane hyseni rejana hyseni resat hyseni orjol lame mattias lame shuhet familja shqiptare ne itali

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...