LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të zhvillojnë tubimin ! FNSH dhe “Shqiponjat” i rrethojnë në bulevard, disa të shoqëruar 

• Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë. • Tubimi nisi i qetë, por situata u përshkallëzua pranë shkallëve të godinës, ku pati përplasje dhe ndërhyrje të efektivëve për largimin me dhunë të protestuesve. • Konkretisht, policia nuk ka lejuar qytetarët të zhvillojnë paqësisht protestën në bulevardin para zyrës së kryeministrit Rama. • Po ashtu, FNSH dhe forcat Shqiponja i kanë rrethuar, duke ushtruar dhunë për t’i larguar nga Bulevardi. • Gjatë përplasjeve, policia ka shoqëruar disa persona, duke i tërhequr zvarrë. • Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar për numrin e saktë të personave të shoqëruar, por të njëjtën taktikë policia ndoqi dhe dje për moslejimin e zhvillimit të tubimit paqësor nga qytetarë dhe aktivist që protestojnë prej 171 ditësh.

9 artikuj për këtë temë.

5 DITE ME PARE

"Dhuna lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar"/ Aktivisti në protestën para Kryeministrisë: Ftojmë gjithë shqiptarët ti bashkohen protestës së 28 nëntorit  

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të

TIRANË- Protesta e sotme përballë Kryeministrisë është shoqëruar me tensione të shumta mes qyteraëve dhe forcave të policsë ndërkohë që protestuesit kanë dhënë edhe deklaratat e tyre mbi situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi. Një prej aktivistëve i pranishëm në protestën e sotme ka folur mbi dhunën e policisë kundrejt protestuesve.

Ai bëri me dije se policia nuk lejon grumbullimin e njerëzve edhe pse kjo është një protestë paqësore duke shtuar se nëse dhuna është mënyra e vetme e qeverisë së korruptuar për të mposhtur qytetarët, atëherë nuk i ulin dot. Aktivisti pohoi se dhuna ka prekur edhe vajzat të cilat janë shoqëruar gjithashtu pa praninë e policeve femra. 

Ndërkohë ai ka bërë thirrje për shqiptarët ku tha se protesta do vijojë ndërsa ftoi qytetarët të bashkohen me datë 28 nëntor, në ditën e festës më të madhe të demokracisë. 

"Kemi bërë njoftim mirëpo policia prej kohësh nuk lejon grumbullimin e njerëzve përballë bulevardit për protestë paqësore. Lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar me gjithë dhunën ndaj qytetarëve të lirë mënyra e vetme për ti mposhtur qytetarët por nuk i mposht dot.Ka patur dhunë edhe ndaj vajzave dhe grave. Janë shoqëruar dhe vajza pa praninë e policeve femra. Në mënyrë të dhunshme janë goditur. Protesta do vijojë çdo ditë. Ftojmë gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës dhe festës më të madhe të demokracisë më 28 nëntor", u shpreh protestuesi. /Dosja.al 

5 DITE ME PARE

VIDEO/ Tensione në protestën para Kryeministrisë, shoqërohet me forcë një i moshuar, dallohen shenja dhune në fytyrë

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të
pamje nga përplasjet e efektivëve me turmën e protestuesve

TIRANË- Protesta e zhvilluar pasditen e kësaj të marte para godinës së Kryeministrisë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Efektivët kanë rrethuar protestuesit dhe i kanë shtyrë drejt trotuarit, duke mos i lejuar të qëndrojnë në bulevard.

Gjatë ndërhyrjes policore janë shoqëruar me forcë disa qytetarë. Mes tyre ishte edhe një i moshuar, i cili u fut në furgonin e policisë me forcë. Në fytyrën e tij dalloheshin shenja dëmtimi, të cilat sipas pretendimeve të protestuesve ishin shkaktuar gjatë ndërhyrjes së policëve. Ngjarja ka shtuar tensionet gjatë tubimit, ndërsa deri më tani nuk ka një informacion të plotë mbi numrin e personave të shoqëruar apo rrethanat e ndërhyrjes policore./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Protestuesit marshojnë drejt rrugëve të Tiranës, policia i ndjek “këmba këmbës”

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të

TIRANË- Teksa protestuesit po marshojnë në rrugët e Tiranës, efektivët e policisë po i ndjekin “këmba këmbës”. Gjatë tubimit është vënë re një numër i lartë i efektivëve të policisë, të cilët nuk po lejojnë zhvillimin e protestës.

Policia nuk po i lejon as të qëndrojnë në bulevard para kryeministrisë. Disa qytetarë e aktivistë u kapën dhe shoqëruan me forcë, edhe pse nuk po bënin asgjë, thjesht nuk pranuan dhunë policore pa arsye.

Po ashtu, policia ka marrë me forcë edhe një të moshuar që ishte pjesë e protestës dhe e futën me dhunë në furgon. Ai kishte dhe shenja në fytyrë nga dhuna e policisë./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Situatë kaotike në Bulevard, një vajze i bie të fikët pas përplasjeve me policinë(VIDEO)

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të

TIRANË- Një vajzë ka humbur ndjenjat gjatë protestës para Kryeministrisë, në ditën e 171-të të tubimit kundër qeverisë. Ajo është ndihmuar nga qytetarët e pranishëm, të cilët i kanë dhënë ujë.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Forcat e rendit nuk i kanë lejuar protestuesit të qëndrojnë në rrugë, duke i detyruar të zhvendosen në trotuare.

 

Gjatë ndërhyrjeve të policisë janë kryer edhe shoqërime protestuesish, disa prej të cilave janë shoqëruar me përplasje fizike. Në një moment, qytetarët janë bashkuar për të penguar largimin e një furgoni policie, brenda të cilit ndodheshin protestuesit e shoqëruar.

Pavarësisht tensioneve, protestuesit kanë vijuar qëndrimin e tyre, duke kënduar këngë patriotike dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama./Dosja.al

5 DITE ME PARE

FOTOLAJM/ Kaosi në protestë, qytetarët hedhin bojë të kuqe dhe rrethojnë furgonin e policisë

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të

TIRANË- Situata është përshkallëzuar pasditen e sotme në protestën para Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gjatë përplasjeve me policinë, qytetarët kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të efektivëve dhe forgonëve të tyre.

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të

Në një moment, protestuesit kanë rrethuar automjetet e policisë, ku brenda ndodheshin personat e shoqëruar. Gjatë përplasjeve, efektivët kanë shoqëruar me forcë disa protestues, mes tyre edhe gra./Dosja.al

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të

5 DITE ME PARE

Vijojnë përplasjet te Kryeministria/ Policia shoqëron qytetarët, britma dhe kundërshtime nga protestuesit

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të

TIRANË- Situata në protestën para Kryeministrisë duket kaotike, pasi policia ka ndërhyrë dhunshëm. Policia nuk ka lejuar zhvillimin e protestës edhe pse qytetarët kanë qenë tërësisht paqësorë.

Forcat e policisë i kanë rrethuar duke i shtyrë herë pas here qytetarët në trotuar. Gjatë përplasjeve ata kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve, madje duke shoqëruar me forcë edhe disa protestuese.

Qytetarët kanë kundërshtuar shoqërimet dhe i kanë dalë përpara furgonit të policisë, por efektivët kanë vijuar dhunën. Në portestë vihet re një numër i lartë i efektivëve të policisë dhe siç shihet edhe në pamje protestuesit rrethohen nga grupe policësh dhe tërhiqen zvarrë./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Tensionet gjatë tubimit te Kryeministria, disa protestues të shoqëruar(VIDEO)

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të
pamje

TIRANË- Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Tubimi nisi i qetë, por situata u përshkallëzua pranë shkallëve të godinës, ku pati përplasje dhe ndërhyrje të efektivëve për largimin me dhunë të protestuesve.

 

Sipas informacioneve paraprake, disa qytetarë janë shoqëruar në komisariat pas tensioneve të krijuara. Një prej protestuesve nuk iu bind thirrjeve të policisë për t'u larguar nga shkallët e Kryeministrisë, çka solli ndërhyrjen e forcave të rendit. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar për numrin e saktë të personave të shoqëruar./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Protesta te Kryeministria/ Policia u kërkon qytetarëve të largohen nga Bulevardi, momenti kur arrestojnë me forcë një protestuese (VIDEO)

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të

TIRANË- Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me përplasje të ashpra mes qytetarëve dhe protestuesve. Siç shihet edhe në pamje, policia nuk ka lejuar qytetarët të zhvillojnë paqësisht protestën në Bulevardin para zyrës së kryeministrit Rama.

 

FNSH dhe forcat Shqiponja i kanë rrethuar, duke i shpërndarë për t’i larguar nga tubimi. Po ashtu në pamje shihet edhe momenti kur policia futet mes turmës dhe shoqëron me forcë një protestuese. Ndërkohë që qytetarja kundërshton, efektivët e tërheqin zvarrë drejtë makinës.

Të njëjtën taktikë policia ndoqi dhe dje për moslejimin e zhvillimit të tubimit paqësor nga qytetarë dhe aktivist që protestojnë prej 171 ditësh./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Protesta te Kryeministria, përplasje mes protestuesve dhe efektivëve(VIDEO)

Protesta te Kryeministria/ Policia nuk lejon qytetarët të
pamje

TIRANË- Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar sërish me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Forcat e FNSH-së dhe efektivët e 'Shqiponjave' kanë rrethuar protestuesit në bulevard, duke ndërhyrë për t’i larguar nga rruga që të çon drejt Kuvendit.

 

Mësohet se, gjatë ndërhyrjes është përdorur forcë ndaj qytetarëve. Kjo është dita e dytë radhazi që policia ndërhyn për të mos lejuar zhvillimin e tubimit përballë Kryeministrisë. Sakaq, kërkesat e qytetarëve vijojnë të mbeten të njejtat./Dosja.al

protesta kunder qeverise rama

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...