LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb jetën 83-vjeçarja, disa persona përfundojnë në spital, mes tyre edhe fëmijë (PAMJET)

• Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesditën e sotme një pallat pesëkatësh në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan, duke shkaktuar një zjarr të përmasave të mëdha, dëme të konsiderueshme materiale dhe viktima në njerëz. • Shpërthimi ka ndodhur në apartamentin e 69-vjeçarit Hamit Ibro, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke dëmtuar muret e banesës dhe shembur një pjesë të shkallëve të pallatit. • Si pasojë e shpërthimit, ka humbur jetën 83-vjeçarja, Hatixhe Berisha, e cila banonte një kat mbi apartamentin ku shpërtheu zjarri dhe u nxor e pajetë nga ballkoni me ndihmën e shkallëve të zjarrfikësve. • Nga ana tjetër, pronari i apartamentit ku dyshohet se nisi shpërthimi, Hamit Ibro, 69 vjeç, rezulton ende i zhdukur në rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet. • Nga shpërthimi dhe zjarri masiv, mbetën të lënduar edhe 10 persona të tjerë, mes tyre edhe fëmijë. Të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin e Elbasanit. • Pas shpërthimit, forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, përmes shkallëve të jashtme të zjarrfikësve. • Konkretisht, në pallatin pesëkatësh të ndërtuar gjatë viteve 1970-1980, jetonin rreth 15 familje, ndërsa banorët e evakuuar pritet të akomodohen përkohësisht në një konvikt aty pranë. • Banorët kanë treguar se shpërthimi është ndjerë edhe në pallatet përreth, ndërsa zona është mbuluar nga re të dendura tymi. • Për hetuesit, shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por një nga pistat që po shqyrtohet është ajo e një rrjedhjeje të mundshme gazi nga një bombol gatimi. • Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

14 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

VIDEO/ Një viktimë, një i zhdukur dhe tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb

ELBASAN- Pamjet e publikuara tregojnë shkallën e lartë të shkatërrim, nga shpërthimi që shkaktoi një viktimë dhe disa të plagosur. Siç shihet edhe në video, ndërtesa është kthyer në një gërmadhë, ndërsa ekipet e zjarrfikëses ndodhen ende në vendngjarje duke u përpjekur të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e zjarrit dhe tymin e dendur që vazhdon të dalë nga banesat e djegura.

Nga apartamentet e përfshira nga zjarri kanë mbetur vetëm mbetje dhe mure të shembura. Forca e shpërthimit dhe flakët e mëvonshme kanë shkrumbuar pothuajse çdo gjë në ambientet e brendshme. Nga shpërthimi. një person vijon të jetë edne i zhdukur nën rronojat e pallatit, ndërkohë autoritetet po vijojnë kërkimet për gjetjen e 69-vjeçarit./Dosja.al.

2 JAVE ME PARE

FOTO/ Shpërthimi në apartamentin e fqinjit i mori jetën, kjo është e moshuara që ndërroi jetë sot në Elbasan

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb
Hatixhe Berisha

ELBASAN-  Personi që shihni në foto është është Hatixhe Berisha, 82-vjeçe, e cila humbi humbi jetën ditën e sotme si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një apartament në Elbasan. Në momentin kur ndodhi shpërthimi në apartamentin e fqinjit, e moshuara ndodhej në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë shkaktoi dëme të konsiderueshme në strukturën e pallatit, ndërsa 82-vjeçarja u gjet e pajetë në vendngjarje. Nga shpërthimi një i moshuar është ende i zhdukur në rrënoja, ndërsa 10 persona të tjerë përfunduan në spital të asfiksuar./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Një viktimë dhe një person ende i zhdukur në rrënoja/ Drejtori i Policisë flet për shpërthimin në Elbasan: Dyshimet e para për bombol gazi, pritet ekspertiza për shkakun

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb
Kastriot Skënderaj

ELBASAN- Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e fuqishëm në pallat 5-katësh në Elbasan. Ai bëri me dije se telefonata në sallën operative është marrë rreth orës 16:40, ndërsa shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t'u ardhur në ndihmë banorëve. Skënderaj theksoi më tej se shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar ende, por dyshimet e para lidhen me një bombol gazi. 

“Ju bëj me dije se telefonata në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka ardhur rreth orës 16:40. Shërbimet e Policisë, të cilat ndodheshin në afërsi të vendngjarjes, kanë mbërritur menjëherë dhe kanë konstatuar një zjarr në katin e tretë të një pallati, ku ndodhemi edhe ne aktualisht. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në numër të konsiderueshëm dhe u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve që ndodheshin në apartament, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre, përfshirë edhe personat që ishin asfiksuar nga tymi. Një grua ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër, i cili ndodhej në katin e tretë të apartamentit, ende nuk është gjetur. Këtë rast po e trajtojmë me vëmendje maksimale. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, por në këtë fazë nuk mund të japim një shkak të saktë për atë që ka ndodhur. Fillimisht informacioni që kemi marrë ka qenë për një bombol gazi, por tashmë duhet të presim konfirmimin nga shërbimet zjarrfikëse dhe grupet e specializuara që po vijnë nga Tirana, për të përcaktuar nëse kemi pasur të bëjmë me zjarr apo me një shkak tjetër. Pas shuarjes së zjarrit do të kemi një informacion më të qartë dhe do të mund të sqarojmë më tej rrethanat e ngjarjes," tha Skënderaj./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"O ba, të lutem më ndihmo"! Banori rrëfen momentet e tmerrit pas shpërthimit në Elbasan(VIDEO)

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb
banori

ELBASAN- Një prej banorëve të pallatit pesëkatësh të goditur nga shpërthimi i fuqishëm në Elbasan ka treguar momentet e tmerrit që përjetoi me familjen e tij. Ai rrëfen se nga forca e shpërthimit, soleta e katit të tretë ra mbi banesën e tyre, duke bllokuar daljen.

Sipas tij, në ato momente, ai dëgjoi të birin që kërkonte ndihmë, por nuk mund të shkonte pranë tij. Fatmirësisht, ndërhyrja e bashkëshortes bëri të mundur shpëtimin e djalit. Banori ngriti gjithashtu shqetësimin se rruga e bllokuar nga një ndërtim shtesë pengoi hyrjen e zjarrfikëses.

 

“Më ra dera e ballkonit në kokë. Dëgjova tim bir të bërtiste ‘O ba, të lutem më ndihmo!’ dhe të mos kishe mundësi ta ndihmoje. U hodha nga kati i dytë. Nuk di asgjë çfarë ka ndodhur, sepse të gjithë në atë moment shihnin punën e vet. Vetëm di që dola në ballkon dhe thirra ‘Merrni zjarrfikësit’. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Soleta ra mbi katin tonë, zuri derën dhe nuk dilja dot të nxirrja djalin. Fatmirësisht erdhi gruaja, hapi derën dhe doli djali”, rrëfeu ai./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, vijojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb

ELBASAN-  Kërkimet për gjetjen e 69-vjeçarit, i cili rezulton ende i zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në një pallat në lagjen “Qemal Stafa”, në Elbasan po vijojnë. Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale. Përveç banesës ku ra zjarri, janë dëmtuar edhe apartamentet e tjera të pallatit, ku raportohet se janë shembur edhe mure.

Nga kjo ngjarje e rëndë humbi jetën një 82-vjeçare, ndërsa 10 persona të tjerë mbetën të lënduar dhe morën ndihmë mjekësore. Banorët e pallatit kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Një prej tyre, banesa e së cilës u përfshi nga zjarri, tregon se ka humbur gjithçka nga flakët.

“Pafund, i kam pasur të gjitha brenda dhe u dogjën e u bënë shkrumb”, është shprehur ajo.

Dyshimet paraprake janë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi. Megjithatë, shkaku i saktë nuk është konfirmuar ende. Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 14:45, në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të pallatit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të shpërthimit.

“Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”. Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit," tha policia./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Shpërthimi në Elbasan/ Kryebashkiaku Llatja: Flakët nisën në katin e tretë, është shembur niveli i katërt si dhe shkallët lidhëse(VIDEO)

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb

ELBASAN-  Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja ka folur lidhur me shpërthimin e ndodhur në një pallat, ku një e moshuar humbi jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Duke folur për mediat, Llatja shpjegoi se pallati që u dogj sot në Elbasan ka pësuar dëmtime në strukturë.

Sipas tij, zjarri në katin e tretë dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, por do ta përcaktojnë autoritetet. Nga shpërthimi është shembur kati i katërt, ndërsa janë dëmtuar edhe shkallët e brendshme që lidhin katin e tretë me të tjerët më lart.

 

"Është parë një dëmtim i strukturës së pallatit, kemi pasur një shembje të katit të katërt që i ka rënë katit të tretë, gjithashtu edhe shkallët lidhëse që lidhin katin e tretë me të katërtin dhe të pestin. Ka pasur një zjarr në katin e tretë. Një e moshuar 83 vjeçe ka humbur jetën në katin e pestë, gjithashtu një 69-vjeçar nuk është gjendur. 10 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pa rrezik për jetën. Njëri nga sektorët e pallatit është i pabanueshëm. Është pallat i vjetër me tulla silikat, janë bërë ndërhyrje vitet e fundit, por paraqet probleme konstruktive", tha Llatja./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan/ Zjarrfikësit evakuojnë banorët, i nxjerrin në krahë nga pallati(VIDEO)

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb
pamje

ELBASAN- Momente paniku janë regjistruar në pallatin pesëkatësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm që shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe viktima. Të frikësuar nga flakët dhe tymi që kishte përfshirë ndërtesën, banorët janë detyruar të largohen me urgjencë nga apartamentet e tyre.

 

Në pamje shihet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë përdorur shkallët për të nxjerrë banorët nga pallati. Disa prej tyre janë marrë në krahë nga zjarrfikësit dhe janë transportuar drejt një zone ku nuk ka rrezik që paraqisnin flakët dhe tymi./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

PAMJE TË RËNDA/ Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, momenti kur nxirret trupi i pajetë i 83-vjeçares

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb

ELBASAN- Pamje të rënda janë publikuar nga shpërthimi në apartamentin në Elbasan. Në pamje shihet momenti kur shërbimet zjarrfikëse nxjerrin trupin e pajetë të 83-vjeçares nga apartamenti i përfshirë nga flakët në Elbasan.

Nga zjarri, që dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona, ndërsa një tjetër raportohet ende i pagjetur. Personat e asfiksuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al 

 

2 JAVE ME PARE

 Detaje nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin 5-katësh në Elbasan, frika se bilanci i viktimave mund të rëndohet, një i moshuar ende pa gjurmë 

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb
foto ilustruese

ELBASAN- Një person ka humbur jetën dhe një tjetër vijon të rezultojë i zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm që përfshiu një pallat pesëkatësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Ndërkohë, tetë persona, mes tyre edhe fëmijë, janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nga informacionet paraprake, mësohet se shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të rënda në strukturën e pallatit, ku një pjesë e katit të katërt është shembur mbi katin e tretë.

Zjarri, i cili fillimisht ka rënë në katin e tretë, është përhapur më pas edhe në pjesët e tjera të ndërtesës. Ndërkohë, ekipet e emergjencës po vijojnë ndërhyrjen për të bërë të mundur kërkimin e personit që rezulton i zhdukur. Sipas shërbimeve zjarrfikëse, viktima është gjetur në katin e pestë të pallatit, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e të moshuarit të zhdukur.

“Bëhet fjalë për një pallat pesëkatësh. Ka dëmtime të strukturës së pallatit. U shemb kati i katërt, i cili ra mbi katin e tretë. Morëm masa për evakuimin e banorëve dhe shuarjen e zjarrit, që fillimisht ishte në katin e tretë dhe më pas u përhap në katet e tjera. Viktima u gjet në katin e pestë, ndërsa një i moshuar ende nuk është gjetur”, kanë bërë të ditur shërbimet zjarrfikëse./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Shpërthimi në Elbasan/ Ministria e Shëndetësisë: Një 83-vjeçare humbi jetën, 8 persona në spital, mes tyre fëmijë

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dalë me një njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore të personave që mbetën të lënduar nga shpërthimi në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit. Ministria bën me dije se 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan. Fatkeqësisht, nga ngjarja ka humbur jetën një 83-vjeçare, e cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.

“Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal Elbasan ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të personave të lënduar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në koordinim me strukturat përkatëse, po ndjek nga afër situatën për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit të nevojshëm shëndetësor. Informacioni mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve do të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore”, njofton ministria./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, 8 persona përfundojnë në spital

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb
foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në Elbasan, ku një shpërthim i fortë në një apartament në lagjen “Beqir Dardha” ka shkaktuar vdekjen e një 83-vjeçari.

Përveç viktimës, si pasojë e shpërthimit, tetë persona të tjerë kanë pësuar asfiksi dhe janë dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet e rrezikshme për jetën.

Fuqia e shpërthimit ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në pallat. Apartamenti ku ndodhi ngjarja ka pësuar shembje të mureve, ndërsa dëmtime janë konstatuar edhe në një pjesë të shkallëve të ndërtesës./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

“Ishte si bombë, u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, fqinjët tregojnë momentet e panikut: Ishte e tmerrshme

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb
banoret

ELBASAN- Banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan kanë treguar frikën dhe panikun që përjetuan pas ngjarjes. Sipas dëshmive të tyre, shpërthimi u dëgjua me një intensitet të madh, aq sa tronditi edhe banesat përreth.

Ndërkohë, dëmet materiale në pallatin ku ndodhi ngjarja janë të konsiderueshme. Një prej banorëve të pallatit ngjitur tregon se zhurma ishte e ngjashme me një bombë, ndërsa të tjerë shprehen se fillimisht nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, si dhe e konsideruan të frikshëm momentin.  

Dëshmitë e banorëve:

“Jetoj te pallati tjetër. Ishte një shpërthim shumë i madh, si bombë. Nuk e di nëse ka të lënduar”.

“Shtëpinë e kam këtu afër. E dëgjuam shpërthimin, ishte diçka e madhe. Erdhëm këtu dhe pamë se ajo ishte shembur. Nuk e dimë se çfarë ka qenë. Erdhi policia dhe zjarrfikëset. Ishte edhe vendi i ngushtë, ku nuk hyn dot asgjë”.

“Ishte e tmerrshme, ishte një shpërthim i fuqishëm. Nga sa shohim, dëmi është i madh. E frikshme ajo që shohim”.

“U trondit shtëpia, shumë i madh ishte shpërthimi. Ne po rrinim dhe thamë: ‘Çfarë u bë?’ Shumë e frikshme.”

2 JAVE ME PARE

Shpërthimi i fuqishëm në apartamentin në Elbasan/ Humb jetën 83-vjeçarja, bombola e gazit shembi muret e banesës dhe dëmtoi shkallët e pallatit

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb

ELBASAN- Shpërthimi i fuqishëm në një pallat në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit i ka marrë jetën një 83-vjeçare, ndërsa ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ndërtesë. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë, në një prej apartamenteve të pallatit, ku si pasojë e shpërthimit u shembën muret e banesës dhe u dëmtua edhe një pjesë e shkallëve të përbashkëta të ndërtesës.

 

Shpërthimi shkaktoi panik dhe frikë te banorët e zonës, të cilët përjetuan momente të vështira nga tronditja e fortë dhe dëmet e shkaktuara në strukturën e pallatit. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat ndërhynë për të bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe për të garantuar sigurinë e tyre.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i ngjarjes tragjike mund të ketë qenë një bombol gazi. Megjithatë, rrethanat dhe shkaqet e sakta të shpërthimit mbeten për tu përcaktuar nga grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Merr flakë apartamenti në Elbasan/ Dyshohet se shkak është shpërthimi i një bombule gazi(VIDEO)

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan/ Humb

ELBASAN- Një apartament në Elbasan është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për zjarrin është bërë bombola e gazit..

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Hetimet pë r rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë /Dosja.al 

 

shperthim ne elbasan

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...