LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensione në protestë/ Policia shoqëron Edison Likën dhe Dritan Goxhajn, protestuesit rrethojnë furgonin, përplasen fizikisht me efektivët (PAMJET)

• Protestuesit janë mbledhur sërish sot para kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë Rama. • Tubimi u shoqërua me tensione, pasi një grup protestuesish u përplasën fizikisht me efektivët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. • Shkak i përplasjes u bë shoqërimi i dy protestuesve, Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët kanë qenë aktiv gjatë gjithë “Revolucionit të Flamingove”. • Dy aktivistëve, policia u vendosi gjobë, por Lika dhe Goxhaj kanë kundërshtuar dhe efektivët kanë ndërhyrë duke i shoqëruar për në komisariat. • Në këto momente kanë ndëryrë edhe protestuesit e tjerë, duke rrethuar furgonin e policisë. • Siç shihet në pamje, protestuesit kanë rrethuar furgonin dhe janë përplasur ashpër me policët. • Madje disa prej tyre tentuan të hapin edhe bagazhin e makinës në përpjekje për të nxjerrë Likën dhe Goxhajn, por policia arriti t’i zbrapsë, duke përdorur spraj me piper. • Pas këtij momenti, grupi i protestuesve u mblodh para Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar lirimin e tyre. 

5 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

U arrestua pasi refuzoi gjobën/ Goxhaj: Janë të paligjshme, nuk e arsyetuan

Tensione në protestë/ Policia shoqëron Edison Likën dhe
Dritan Goxhaj

TIRANË- Aktivisti Dritan Goxhaj tha pas daljes nga komisariati se është gjobitur në mënyrë të paligjshme, pasi kanë bërë një njoftim lidhur me protestën. Duke folur për mediat, ai hodhi akuza drejt policisë duke i quajtur “mercenarë”, ndërsa nuk munguan as akuzat dhe etiketimet për kryeministrin Rama, duke iu referuar si si bandë.

“Është një kundravajtje administrative dhe policia arreston njerëzit për kundravavajtje administrative, është e paligjshme. U vë gjobë për tubim të paligjshëm, tubimi është i lajmëruar që është pa afat deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, te kryeministria, ishim brenda orarit të përcaktuar në këtë leje, në vendin ku është përcaktuar leja dhe policia ndalon njerëzit në bulevard dhe u kërkon dokumentacionin. Është totalisht e paligjshme ta kërkosh këtë. Na komunikuan gjobën, as firmosëm, as pranuam ta marrim. Nuk arsyetuan asgjë. Kanë marrë një urdhër, është një polici tërësisht mercenare në shërbim të një banditi që është Ed Rama, si bandë. Jemi në kushtet e një banditizmi të hapur qeveritar. Policia është thjesht mercenare e një banditi që pretendon se është kryeministër i një vendi”, tha Goxhaj./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

U shoqëruan gjatë protestës/ Lirohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, një grup protestuesish në takim me drejtorin e Policisë së Tiranës

Tensione në protestë/ Policia shoqëron Edison Likën dhe

TIRANË- Edison Lika dhe Dritan Goxhaj janë liruar nga komisariati, pasi u shoqëruan nga policia gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shoqërimi i tyre shkaktoi tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa një grup protestuesish rrethuan furgonin e policisë për të ndaluar arrestimin.

Pas shoqërimit të Likës dhe Goxhajt, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë dhe më pas te komisariati numër 2 në Tiranë./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Përplasje para Kryeministrisë, policia shpërndan qytetarët me spraj me piper(VIDEO)

Tensione në protestë/ Policia shoqëron Edison Likën dhe
pamje

TIRANA- Tensione dhe përplasje janë regjistruar para godinës së Kryeministrisë gjatë revoltës së sotme, ku policia ka ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët duke përdorur spraj piperi. Situata është përshkallëzuar, ndërsa janë shoqëruar me forcë dy aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj.

Sipas informacioneve paraprake, efektivët u kanë vendosur dy aktivistëve gjobë për zhvillimin e tubimit, por ata kanë kundërshtuar, duke paraqitur lejen për protestën para Kryeministrisë. Pas refuzimit për të marrë gjobën, një numër i madh efektivësh kanë ndërhyrë dhe i kanë shoqëruar drejt furgonit të policisë, të vendosur pranë godinës.

 

Ky veprim ka sjellë reagimin e protestuesve, të cilët kanë rrethuar furgonin për të penguar largimin e policisë me dy aktivistët. Situata është tensionuar më tej, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët në mes të bulevardit. Gjatë përplasjeve, policia ka përdorur spraj piperi në drejtim të turmës, në përpjekje për ti shpërndarë. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar dhjetëra protestues./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

“Mos i prek gocat, terroristë"/ Kaos para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, efektivët shtyjnë qytetarët(VIDEO)

Tensione në protestë/ Policia shoqëron Edison Likën dhe

TIRANË- Situata është përshkallëzuar në protestën te Kryeministria, pasi protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit. Situata është tensionuar në momentin kur disa qytetarë kanë dalë përpara furgonit të policisë, duke penguar lëvizjen e tij.

Më pas, efektivët kanë ndërhyrë për t’i larguar protestuesit, duke i shtyrë ata dhe duke përdorur spraj me piper. Gjatë përplasjes qytetarët i janë drejtuar policisë me thirrjet “Mos i prek gocat”, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

 

Tensionet vijnë pas shoqërimit nga policia të Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, të cilët, të cilët refuzuan të merrnin fletët e gjobave të vendosura ndaj tyre./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Nuk pranuan të merrnin fletën e gjobës/ Dhjetëra efektivë shoqërojnë me forcë Dritan Goxhajn dhe Edison Likën, qytetarët rrethojnë furgonin e efektivëve(VIDEO)

Tensione në protestë/ Policia shoqëron Edison Likën dhe

TIRANË-  Tensione të forta kanë ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur ashpër me efektivët e Policisë së Shtetit. Tensionet kanë ardhur, pasi policia ka shoqëruar dy protestues, Edison Likën dhe Dritan Goxhajn.

Policia u ka dhënë atyre fletën e gjobës për tubimin e sotëm, ndërkohë dy aktivistët treguan lejen për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë. Ata nuk pranuan marrjen e fletës dhe u shoqëruan nga një numër i madh efektivësh për në furgonin aty pranë kryeministrisë.

 

Dy aktivistët bën rezistencë, ndërkohë që qytetarët rrethuan furgonin e policisë për të mos lejuar largimin e policisë me dy aktivistët e ndaluar. Gjithashtu pati dhe përplasje fizike të protestuesve me policinë në mes të bulevardit./Dosja.al

protesta kunder qeverise

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...