LIVE UPDATES
Bota

Goditje për luftën kundër ekstremizmit, Gjermania humb miliona euro financime

Kjo do të ishte e bararabartë me rreth 20 milionë euro më pak se në vitin aktual. Projektbuxheti u miratua me votat e koalicionit qeverisës që përbëhet nga konservatorët dhe socialdemokratët.

23 November 2026, 08:34 Nga E. D

Goditje për luftën kundër ekstremizmit, Gjermania humb miliona

GJERMANI- Iniciativat dhe shoqatat  në Gjermani po i kundërshtojnë shkurtimet e planifikuara që arrijnë në miliona për punën e synuar për të forcuar demokracinë. Qeveria federale gjermane po planifikon masa drastike për uljen e kostove në projektbuxhetin e saj aktual për vitin 2027. Në total, programi i financimit 'Demokratie leben'(Të jetosh demokracinë) i Ministrisë së Çështjeve Familjare do të marrë 170 milionë euro.

Kjo do të ishte e bararabartë me rreth 20 milionë euro më pak se në vitin aktual. Projektbuxheti u miratua me votat e koalicionit qeverisës që përbëhet nga konservatorët dhe socialdemokratët.

Shumë organizata i konsiderojnë këto shkurtime si sinjal fatal. Tahera Ameer, nga Fondacioni Amadeu Antonio, e sheh vetë ekzistencën e shumë nismave në Gjermani nën kërcënim. "Përballë nxitjes së antisemitizmit,dhunës së hapur dhe legjitimimit në rritje të kësaj normalizimi, është shqetësuese që vetë strukturat dhe financimet që i kundërvihen kësaj tani janë në prag të zhdukjes," deklaroi Ameer në një konferencë të përbashkët shtypi me organizata të tjera.

Dëm afatgjatë për demokracinë në Gjermani?

Sipas këtyre iniciativave, puna për të nxitur demokracinë rrezikon të pësojë dëme afatgjata, pasi strukturat e konsoliduara nuk mund të rindërtohen lehtë pasi të jenë shkatërruar.

Ajo që i zemëron veçanërisht shumë organizata është se këto shkurtime vijnë në një kohë kur e djathta ekstreme në Gjermani po feston suksese të shumta zgjedhore. Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila është pjesërisht e djathtë ekstreme, ka arritur rezultate rekord në vitin 2026 në disa zgjedhje rajonale, përfshirë ato në landin federal Saksoni-Anhalt. "Pikërisht për shkak të mundësisë që AfD-ja të marrë pushtetin në Saksoni-Anhalt, na duhen këto struktura më urgjentisht se kurrë," paralajmëron Tahera Ameer, anëtare e bordit të fondacionit Amadeu Antonio.

Financimi i demokracisë ka qenë një burim polemikash në Gjermani për vite me radhë. Ndërsa iniciativa dhe shoqata kërkojnë rregullisht rritje të financimit, disa politikanë konservatorë kritikojnë mënyrën e supozuar të njëanshme se si ndahen fondet.

Gjatë një debati në Bundestag në mars 2026 për programin e financimeve, kristjandemokrati Marvin Schulz imbështeti ndryshimet në program të propozuara nga ministrja e Familjes, Karin Prien, gjithashtu nga CDU: "Na duhen prioritete të reja," kërkoi ai. Sipas tij, projektet që luftojnë islamizmin ekstremist dhe antisemitizmin janë të nënpërfaqësuara.

Megjithatë,  projektet që luftojnë antisemitizmin gjithashtu do të marrin më pak financime në të ardhmen. Komiteti Qendror i Katolikëve Gjermanë (ZdK) kritikoi shkurtimet buxhetore për Qendrën e Kërkimit dhe Informacionit mbi Antisemitizmin (RIAS), qendrën kombëtare këshilluese kundër dhunës dhe diskriminimit antisemit (OFEK) dhe Aleancën Kombëtare kundër armiqësisë ndaj Islamit dhe myslimanëve (CLAIM).

ZdK i bëri thirrje qeverisë federale të mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e jetëve të hebrenjve dhe myslimanëve dhe ta sigurojë këtë si në aspekt strukturor, ashtu edhe financiar. Shkurtimet e planifikuara do të kishin efektin e kundërt dhe do të dërgonin një sinjal fatal për një shoqëri të larmishme dhe demokratike.

AfD: 'Program i së majtës për të konsoliduar pushtetin e saj'

AfD shkon edhe më tej në kritikën e saj: ajo kërkon pezullimin e plotë të financimit dhe e përshkruan atë si 'një program i së majtës për të konsoliduar pushtetin e saj'.

Nëse AfD vjen në pushtet në Saksoni-Anhalt, partia ka njoftuar shkurtime të thella. Ajo synon të eliminojë plotësisht Qendrën me emër Rajonale për Edukim Politik dhe të tërheqë të gjitha financimet rajonale nga organizata të shumta.

AfD, e klasifikuar në Saksoni-Anhalt si një parti e ekstremit të djathtë, synon të emërojë për herë të parë kryetarin e saj rajonal Ulrich Siegmund si kryeministër, që në dhjetor 2026.

Në Ministrinë Federale për Çështjet e Familjes, një zëdhënës, kur u pyet nga DW për shkurtimet, iu referua masave të nevojshme të konsolidimit buxhetor. Qëllimi është "të vazhdohet programi i financimit në mënyrë të besueshme edhe në vitin 2027 dhe të arrihet ndikimi sa më i madh i mundshëm, si dhe një shtrirje e gjerë, me fondet e disponueshme".

Megjithatë, një aleancë e iniciativave të ndryshme nuk është ende gati të dorëzohet dhe po kërkon një ndryshim kursi në politikën e financimeve: në vend që të zbatohen shkurtimet, financimi duhet të rritet me 50 milionë euro.

A i jepet prioritet i mjaftueshëm punës për mbështetjen e demokracisë?

"Puna për nxitjen e demokracisë duhet të financohet," paralajmëron Tahera Ameer nga Fondacioni Amadeu Antonio. "Është një prioritet që ne aktualisht nuk e shohim. Dhe kjo është shumë shqetësuese."

Shumë iniciativa theksojnë se pasojat e shkurtimeve nuk do të jenë abstrakte. Lina Mitschke frikësohet se ato do të kenë pasoja shumë konkrete për njerëzit që përballen me diskriminim në Gjermani. Ajo është drejtoresha ekzekutive e shoqatës me bazë në Berlin 'Each One Teach One' (EOTO), një organizatë që lufton racizmin dhe punon me njerëz me origjinë afrikane. "Nevojat nuk kanë zhdukur. E vetmja gjë është se, nga janari e tutje, nuk do të ketë askënd ku t'i drejtohesh siç duhet, askënd që t'u përgjigjet telefonit apo t'u përgjigjet email-eve kur dikush ka nevojë për ndihmë."

Për organizata të tilla si EOTO, shkurtimet e planifikuara përbëjnë një pengesë të madhe. Në vitet e fundit, ata kishin arritur të tërhiqnin vëmendje gjithnjë e në rritje ndaj realitetit të përditshëm të njerëzve me ngjyrë në Gjermani. "Këto shkurtime mohojnë përvojat e më shumë se një milion njerëzve me prejardhje afrikane në Gjermani," ankohet Lina Mitschke.

Iniciativat kanë për qëllim të luftojnë deri në çastin e fundit për të sjellë një ndryshim kursi në politikën e financimit. Ata argumentojnë se puna për demokracinë është ajo që e mban shoqërinë të bashkuar./DW

gjermani

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit