7 November 2026, 23:00
Nga E.d
Presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në ishullin Keshm në Ngushticën e Hormuzit.
Duke folur për gazetarët në Florida, Trump e përshkroi operacionin si “të vogël”, duke shtuar se forcat amerikane shkatërruan, brenda minutash, një sistem të vogël kundërajror të Iranit.
“E shkatërruan për 15 minuta, ndoshta për pesë”, tha Trump për gazetarët, pa treguar se ku saktësisht u kryen sulmet dhe pa ofruar detaje të tjera operacionale.
Deklarata e tij u bë pasi mediat raportuan për shpërthime në ishullin Keshm.
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve në Iran, Tasnim raportoi se sipas të dhënave fillestare, dy raketa goditën ishullin Keshm, teksa agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar dëshmitarë lokalë, raportoi se dy predha kishin goditur zonën e Suzës, pasi ishte dëgjuar një aeroplan duke fluturuar mbi atë zonë.
Mediat iraniane pretenduan po ashtu se mbrojtja ajrore e vendit kishte penguar dhe shkatërruar një dron amerikan MQ-1 Predator mbi ishullin Keshm.
Ndërkaq, presidenti Trump tha se Uashingtoni po vazhdon kontaktet me Teheranin. Duke folur për gazetarët në Florida, ai deklaroi: “Ne po bisedojmë me Iranin. Kemi qenë në kontakt. Ata, me dëshpërim, duan një marrëveshje”.
Ishulli strategjik Keshm ndodhet në hyrje të Ngushticës së Hormuzit, që është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e energjisë.
Në këtë ishull ndodhen një objekt i madh nëntokësor për raketa, një bazë detare dhe një impiant i madh për shkripëzimin e ujit, sipas gazetës The Wall Street Journal. Ishulli ka qenë në shënjestër të forcave amerikane në fazat e mëhershme të luftimeve, teksa zyrtarët amerikanë kanë diskutuar edhe mundësinë e marrjes së kontrollit të tij.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit në fund të shkurtit. Presidenti Trump vazhdimisht ka përsëritur se qëllimi kryesor i fushatës ushtarake amerikane është që Iranit t’i pamundësohet që të posedojë armë bërthamore./REL
Donald Trump iran sulme
Bota
7 November 2026, 22:53
E.d
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Hossein Mohebbi
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike t&...
Bota
7 November 2026, 22:50
E.d
Pamje
POLONI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krakovit në Poloni, ku pas sulmit vdekjeprurës të kryer nga nj&eu...
Bota
7 November 2026, 22:45
E.d
Foto ilustruse
Departamenti amerikan i Shtetit tha se ofron 20 milionë dollarë shpërblim për informacione lidhur me programin bërtham...
Bota
7 November 2026, 22:32
E.d
Një i amputuar hip shkallët e një klinike lokale në fshatin Atirka në Omsk të Rusisë
Kur nëna e Verës i humbi ndj...
Bota
7 November 2026, 22:16
E.d
Gadi Eisenkot dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Ish-shefi i ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot ka marrë mandatin e parë për formimin e q...
Bota
7 November 2026, 22:10
E.d
Pamje
IRAN- Shpërthime të reja janë regjistruar në ishullin Keshm, në Gjirin Persik, si dhe pranë portit të Jaskut, në...
Bota
7 November 2026, 21:51
E.d
Pamje
JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë kundë...
Bota
7 November 2026, 21:07
E.d
Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan
UKRAINA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, R...
Bota
7 November 2026, 20:59
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Një zbulim makabër ka tronditur qytetin e Alarizit, në provincën e Orenses në Spanjë, ku trupi i një...
Bota
7 November 2026, 20:13
E.d
Pamje
POLONI- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Krakovit në jug të Polonisë, duke shkaktuar të p...