7 November 2026, 21:07
Nga E.d
Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan
UKRAINA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimet më të rëndësishme ndërkombëtare. Sipas një njoftimi të Presidencës turke, dy liderët kanë shkëmbyer mendime mbi situatën në Lindjen e Mesme, tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, si dhe luftën që vijon mes Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë komunikimit, Erdogan ka shprehur besimin se bashkëpunimi mes Ankarasë dhe Uashingtonit do të vijojë të forcohet në periudhën e ardhshme. Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për t'i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit. Presidenti turk ka nënvizuar rëndësinë e përfundimit të përballjes mes palëve, duke deklaruar se Turqia do të vijojë përpjekjet diplomatike në funksion të paqes. Në lidhje me luftën në Ukrainë, Erdogan ka shprehur shpresën se intensifikimi i iniciativave diplomatike do të sjellë rezultate pozitive dhe do të kontribuojë në përfundimin e konfliktit.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbajtjes dhe forcimit të kontakteve diplomatike si me Kievin, ashtu edhe me Moskën, me synimin për të nxitur një zgjidhje paqësore të luftës. Deri më tani, nga njoftimi zyrtar i Presidencës turke nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi përmbajtjen e bisedës apo ndonjë marrëveshje konkrete mes dy liderëve./Dosja.al
Donald Trump Recep Tayyip Erdogan Uashingtoni
Bota
7 November 2026, 20:59
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Një zbulim makabër ka tronditur qytetin e Alarizit, në provincën e Orenses në Spanjë, ku trupi i një...
Bota
7 November 2026, 20:13
E.d
Pamje
POLONI- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Krakovit në jug të Polonisë, duke shkaktuar të p...
Bota
7 November 2026, 20:04
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një studim i ri shkencor ka zbuluar se disa probleme me dëgjimin mund të jenë ndër shenjat e para paralajmë...
Bota
7 November 2026, 18:26
E.d
Pamje
AUSTARLI- Një udhëtim i zakonshëm për peshkim është kthyer në momentin më të veçantë të je...
Bota
7 November 2026, 18:12
E.d
Elon Musk
SHBA- Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, ka pësuar një humbje të kushtueshme në zgjedhjet afatmesme në S...
Bota
7 November 2026, 16:16
E.d
Abdul El-Sayed
SHBA- Senatori i zgjedhur amerikan, Abdul El-Sayed, ka krijuar komitetin e tij politik të veprimit (PAC), të quajtur “Hab...
Bota
7 November 2026, 09:00
E. D
HOLANDË- Holanda ka propozuar ish-kreun e bankës së saj qendrore kombëtare, Klaas Knot, si kandidat për postin e Presidentit t&eu...
Bota
7 November 2026, 08:43
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka deklaruar se asnjë mar...
Bota
7 November 2026, 08:24
E. D
PARAGUAI- Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra dhe është vendosur në arrest shtëpiak pas...
Bota
7 November 2026, 08:09
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se emigrantët që jetojnë në Gjermani, përfshirë at...