Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Tragjedia në Poloni/ Gjenden tre trupa të pajetë në shtëpinë e autorit të sulmit në Krakov, dyshohet se janë prindërit dhe motra e tij
Autori 25-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.
7 November 2026, 22:50Nga E.d
Pamje
POLONI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Krakovit në Poloni, ku pas sulmit vdekjeprurës të kryer nga një 25-vjeçar, autoritetet kanë zbuluar edhe tre trupa të pajetë në banesën e tij. Sipas kryeministrit polak, Donald Tusk, viktimat janë dy gra dhe një burrë, të cilët dyshohet se i përkasin familjes së autorit. Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për prindërit dhe motrën e tij, por identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Ndërkohë, bilanci i sulmit në Krakov ka shkuar në gjashtë viktima dhe 15 të plagosur. Sipas shefit të policisë, mes të vrarëve janë katër gra dhe dy burra, përfshirë një shtetase britanike. Pesë prej të plagosurve janë gjithashtu shtetas të huaj. Autori 25-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.
At least six people were killed and 15 others injured after a gunman opened fire at a crowded market square in Krakow, Poland, on Saturday, authorities said. The suspect drove into the city's historic Main Market Square around 3 p.m. and began firing at people from his vehicle. Police confronted and shot the gunman a short distance from the scene before taking him into custody.
Kryeministri Donald Tusk ka shpallur dy ditë zie kombëtare në nderim të viktimave. Ai bëri të ditur se zbulimi i tre trupave në banesën e të dyshuarit u realizua përmes pamjeve të siguruara nga një dron, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e vdekjes së tyre.
Paralelisht, policia ka nisur kontrolle të hollësishme në banesën e 25-vjeçarit, ku dyshohet se mund të ketë një sasi të konsiderueshme armësh zjarri dhe eksplozivësh. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në ngjarje.
Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwinski, deklaroi se hetimet paraprake tregojnë se autori mund të jetë ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht motivet e sulmit dhe rrethanat e tragjedisë./Dosja.al