LIVE UPDATES
Politike

“Mafia e plehrave”/ Veliaj përplasen me Tabakun për sharrën: E keni kthyer PD-në në armë shantazhi ndaj bizneseve! Ish

16 October 2020, 18:22 Nga DOSJA
“Mafia e plehrave”/ Veliaj përplasen me Tabakun për

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është zhvendosur sot në Sharrë, nga ku ka reklamuar pemët e mbjella që sipas tij, janë vendosur aty, duke hequr malin me plehra që ishte më herët. Teksa inspektoi inceneratorin e Sharrës, Veliaj tha se ka transformuar të gjithë zonën, që dikur ishte një vendgrumbullim i madh me plehra që ndoste ajrin e Tiranës. Veliaj u bëri thirrje demokratëve që të distancohen nga Partia Demokratike që sipas tij është kthyer nga Lulzim Basha në një armë shantazhi ndaj bizneseve.

“Këtu ka qenë mali më i madh i plehrave në Ballkan, ndotësi më i madh i qytetit dhe një bombë ekologjike e jashtëzakonshme. Këtu kemi pasur një situatë ku prej vitesh vetëm janë djegur plehrat dhe prej vitesh vetëm janë depozituar pa kriter. E gjitha ishte një katastrofë jo vetëm ekologjike, por edhe një katastrofë njerëzore. Pra këtu ishte kthyer në një xhungël plehrash ku nuk pyeste i pari të dytin. U bëj thirrje demokratëve sot, nëse e kanë kuptuar që partia e tyre është vënë në funksion vetëm të një familjeje, që partia e tyre sot është kthyer në një armë shantazhi për të pasuruar vetëm një familje, atëherë ata duhet të largohen nga kjo parti. Ajo nuk është më Partia Demokratike e idealeve të dhjetorit, nuk është më PD-ja e atyre që bërtisnin Liri dhe Demokraci, nuk është PD-ja që ka qenë një kundërshtare e denjë e jona për idetë e djathta, kur ne kishim idetë e majta. Nuk është më partia e Gramoz Pashkos, as e Azem Hajdarit, është sot një parti e cila funksionon si një mjet gjobëvënës, si një mjet shantazhues për të gjithë ata që do të duhet të paguajnë haraçin për një ndërtim, një biznes, një sipërmarrje në mënyrë që të punojnë të qetë. Nëse kjo qeveri dhe kjo bashki ka arritur që të bëjë të njëjtën punë me 30 % më pak, ata vajtojnë fitimin e munguar dhe gjobat që nuk volën dot,”- tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë iu drejtua me një mesazh edhe Jorida Tabakut, e cila ka qenë në kohën e Bashës nënkryetare Bashkie. Referuar deklaratës së Tabakut mëngjesin e sotëm e cila tha se inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhjeje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve. Këto fjalë Veliaj i quajti gënjeshtra.

“Mikeshës time, Joridës, që ishte këtu sot dhe gënjeu paturpësisht, i them: ne të dy do i rrisim fëmijët këtu, Lul Basha tashmë është i ikur, është i mundur, do vazhdojë të mundet, por po shikon vetëm interesin e vet, jo të familjeve tona dhe jo të familjeve të këtij qyteti. Për Bashën kam vetëm një fjalë të fundit: A ke cipë, a ke turp? A të vjen ndot nga vetja dhe mënyra sesi ke degraduar një nga fuqitë më të mëdha politike të vendit, Partinë Demokratike, në një forcë gjobvënëse? Tironcit kanë një shprehje: Përtej turpit, kur të plas cipa, çdo gjë tjetër është rehat. Ti Lul je rehat, sepse të ka plasur cipa me kohë. Sa ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës i faturoje 30% më shumë për mbeturinat, tani që je kryetar i PD-së faturon çdo ditë gjobat. I ftoj kompanitë, mos paguajnë gjobë. Për sa kohë që paguani taksa dhe për sa kohë që shlyeni detyrimet e këtij vendi, nuk ka nevojë të paguhen gjoba ekstra-ligjore në ato kompani familjare apo në ato skema shantazhi që PD, kunati dhe Lul Basha vendosin”, tha Veliaj.

Po, Tabaku i është përgjigjur sërish kryebashkiakut. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se Veliaj s’duhet të kishte guxim të kthehej në Sharrë, duke përmenduar dhe historinë e Ardit Gjoklajt.

“Pati guxim që u rikthye në Sharrë. Duhej guxim i madh nga ana e Veliajt te shfaqej sot ne Sharre, por perfaqesuesi me i denje i shpifjes dhe baltosjes, pergjegjesi per jeten e humbur te Ardit Gjoklajt u shfaq sot ne inceneratorin e Tiranes pa dhene asnje llogari per 25 mln eurot e vjedhura aty. Ai qe nuk pastron dot plehrat e Tiranes, u perpoq me kot te pastroje pislliqet e shefit te tij qe ka paguar 75 mil euro per inceneratore qe nuk ekzistojne. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale per miliona euro dhene kompanive fanntazem per inceneratore qe nuk punojne,”– shkruan Tabaku.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku erion veliaj jorida tabaku

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...