https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Masakroi mësuesen 28-vjeçare në një park të Londrës, trupin e saj e fshehu poshtë gjetheve, policia arreston një person
26 September 2021, 11:22Nga DOSJA
BRITANI– Një person është arrestuar në Britani si i dyshuari kryesor për vrasjen e mësueses Sabina Nisa, e cila u gjet e vdekur javën e kaluar në një park të Londrës.
Mësuesja 28-vjeçare u zhduk të premten e kaluar, pasi la shtëpinë e saj për të ecur në një distancë të shkurtër. Ajo kaloi përmes një parku në mënyrë që të shkonte në një lokal ku do të takonte një shoqe.
Një kalimtar e gjeti trupin e saj ditën tjetër, rreth orës 17:30 pasdite. Sipas agjencisë britanike të lajmeve PA, ajo ishte sulmuar me thikë dhe autori e kishte fshehur trupin e saj nën një grumbull gjethesh. Dy burra të tjerë të arrestuar javën e kaluar me dyshimin për vrasjen mirëpo u liruan më vonë pasi nuk kishte prova të bindshme për ti mbajtur brenda qelisë.
Ende nuk është bërë publike ekspertiza mjeko-ligjore e cila do zbulojë shkakun e vdekjes së mësueses.
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me liderët e subjekteve opozitare në Kuvend. Ai në zyrën e tij në Qeveri e ka pritur në ...
Pas dy incidenteve në Zubin Potok dhe Zveçan, situata në veri të Kosovës të dielën raportohet të jetë e qetë.Ekipi i Radios Evropa e Lirë, që ka qëndruar...
GREQI–Alarmi u dha ditën e sotme në aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos ” pasi një avion shfaqi probleme. Avioni, airbus A333 i kompanisë Delta, ishte n...
TIRANË– Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë retorikën konflikt-nxitëse dhe kërkon nga BE, SHBA dhe NATO të reagoj...
KOSOVË- Më 26 shtator të vitit 1991 është mbajtur Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë dek...